Iliria ka marrë një fitore 2-1 përballë Flamurtarit në një përballje që nuk ka munguar të prodhojë emocione, por edhe polemika pas përfundimit të saj.
Skuadra vlonjate largohet e pakënaqur nga kjo sfidë, jo vetëm për rezultatin, por edhe për një vendim të gjyqtarit kryesor në minutën e 58-të, i cili anuloi golin e shënuar nga Jakup Berisha.
Ky episod ka shkaktuar reagimin zyrtar të Flamurtarit, që përmes një deklarate publike ka dënuar vendimin e arbitrit, duke e konsideruar atë të padrejtë. Klubi kuqezi kërkon korrektësi, drejtësi sportive dhe respektim të rregullave të lojës, duke theksuar se futbolli duhet të vendoset në fushën e blertë dhe jo nga vendime të diskutueshme.
Pavarësisht protestave të ekipit vlonjat, rezultati përfundimtar i takimit mbeti 2-1 në favor të Ilirisë.
Një humbje që lë shije të hidhur në kampin kuqezi, ndërsa episodi i minutës së 58-të pritet të mbetet në qendër të diskutimeve pas kësaj sfide.