Klafuriç mes shqetësimit për stadiumin dhe sfidës me Egnatian: Na mungon fusha jonë, jemi gati!

by KLIKOJE.AL

Tirana përgatitet për një tjetër provë të vështirë në kampionat. Bardheblutë do të përballen këtë të diel me Egnatian, në një sfidë që premton rivalitet dhe emocione, e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore”. Përballja do të zhvillohet në stadiumin e Vorës, në orën 13:30. Në prag të kësaj ndeshjeje delikate, trajneri Dean Klafuriç ka folur për mediat, duke analizuar kundërshtarin, gjendjen e skuadrës dhe objektivat e bardhebluve.

“Një kundërshtar shumë i fortë luan kundër nesh dhe jemi të lumtur qe kemi një ndeshje shume të rëndësishme përpara. Ndeshja e të enjtes ishte mjaft e vështirë me një kundërshtar si Dinamo dhe për ne është shumë e rëndësishme për të bërë një rikuperim të mirë, jo vetëm fizikisht por dhe mentalisht dhe mendoj që gjatë kësaj kohe kemi bërë shumë mirë dhe jemi gati për nesër”. Ndryshimi i stadiumit? Po, sigurisht që ndikon tek lojtarët, nuk është  e lehtë për ta. Megjithatë, ata janë profesionistë dhe janë mjaft të qëndrueshëm, jam i lumtur për lojtarët e mi, të cilët janë gati për tu adaptuar dhe kanë treguar deri më sot që janë të gatshëm për gjithçka dhe nuk kanë problem me këto gjëra. Sigurisht do ishte shumë mirë të kishim fushën tonë gjithmonë me tifozët tanë që na mbështesin. Nuk është e thjeshtë as për ta, megjithatë ne gjithmonë duhet të bëjmë më të mirën me rrethanat që kemi.

Egnatia është ekip shumë i mirë, ka luajtur shumë mirë jo vetëm në Europë, por dhe në kampionat. Sa i takon tifozëve, dua tu them që hajdeni tek ne dhe na mbështesni. Shpresoj që ne dhe ata të jemi të lumtur pas ndeshjes. Përfundoi Dean Klafuriç.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.