Vetëm pak momente festë dhe më pas fokusi për tu përgatitur kundër Partizanit. Trajneri i Dinamos, Ilir Daja i gëzohet fitores ndaj Elbasanit, një takim që për të ishte special, pasi sfidonte ish-ekipin e tij.
TIFOZËT E ELBASANIT– Sigurisht që më e bukura e kësaj loje, përveç rezultatit, ishte kjo e tifozëve të Elbasanit. Ajo duartrokitje nuk ishte vetëm për Ilir Dajën por edhe për ekipin. Ishte e bukur që përpos duartrokitjeve nga tifozët e Dinamos, merr edhe nga tifozët e Elbasanit, si skuadër jo si trajneri Daja.
SKUADRA-Ajo që është më e rëndësishme lojtarët treguan atë që kanë cilësi individuale. Nuk na mungon kualitetit brenda ekipit. Ne donim që lojtarët të merrnin fitoren. E kemi thënë edhe në fillim fare që të marrim pikët dhe më pas të ndërtojmë atë që duam të ndërtojmë. E gjithë fitorja i shkon ekipit tim, u treguan grup. Besoj se nuk është ky standarti, pasi duhet me e vazhduar në shumë ndeshje. E kemi potencialin individual dhe për ta bërë shkrirjen me njëri-tjetrin, të veprojmë grup. Nëse nuk vlerëson veten nuk ka se si të vlerësohet tjetri. E bënë thjeshtë dhe kjo është e rëndësishmja.
LOJTARËT-Lojtarët e mi kanë qënë në maksimum dhe kontrolluan lojën si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Jam me këmbë në tokë, sepse me një ndeshje nuk fitohet kampionati. DO bëjmë punën tonë javë pas jave për tu përmirësuar. Më mirë të fokusohemi te ajo që rëndon. Sot do gëzojmë dhe nga nesër do mendojmë për derbin me Partizanin, “tha tekniku Daja.