Nga fusha te tribuna, momenti i fortë pas humbjes, ultrasit takohen me lojtarët e Vllaznisë (video)

by KLIKOJE.AL

Humbja 2-0 ndaj Laçit nuk ishte thjesht një tjetër rezultat negativ për Vllazninë. Në përfundim të takimit, situata mori një tjetër dimension, pasi ultrasit e skuadrës shkodrane kërkuan të takoheshin me lojtarët për të diskutuar momentin e vështirë që po kalon ekipi.

Pas vërshëllimës së fundit, lojtarët e Vllaznisë iu drejtuan tifozëve dhe mes tyre u zhvillua një takim, ku në qendër të vëmendjes ishte kriza e rezultateve dhe paraqitja e skuadrës në javët e para të kampionatit. Tifozët e Vllaznia-s, të zhgënjyer nga starti i sezonit, kërkuan përgjigje dhe reagim nga futbollistët. Momenti ishte domethënës, pasi marrëdhënia mes tribunës dhe skuadrës është një nga pikat më të rëndësishme në një situatë të tillë.

 

Vllaznia ndodhet tashmë në vendin e fundit të renditjes, me vetëm 2 pikë pas katër javësh kampionat dhe ende pa shijuar një fitore. Humbja në Laç e ka bërë edhe më të vështirë situatën, ndërsa takimi i tifozëve me lojtarët tregon qartë shqetësimin që ekziston rreth skuadrës. Nga ana tjetër, Laçi shfrytëzoi situatën dhe mori një fitore 2-0, duke e thelluar edhe më shumë krizën e kuqebluve.

LEXO ME SHUME:Elbasani “zgjohet” në momentin e duhur, Nikaj protagonist absolut ndaj Egnatias (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.