22
Ndodh në minutat e fundit! Andi Hadroj nuk do të jetë pjesë e Dinamos. Edhe pse gjithçka dukej e mbyllur dhe mbrojtësi kishte kryer edhe vizitat mjekësore, marrëveshja mes palëve ka dështuar në momentet e fundit.
Sipas burimeve pranë klubit kryeqytetas, shkak për prishjen e akordit është bërë kohëzgjatja e kontratës. Hadroj ka kërkuar një marrëveshje 1-vjeçare, ndërsa drejtuesit e Dinamos i kanë ofruar një kontratë 2-vjeçare.
Palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për këtë pikë dhe, pavarësisht se transferimi dukej i finalizuar, zyrtarizimi nuk erdhi.
Kështu, mbrojtësi që ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare nuk do të bashkohet me blutë, me marrëveshjen që është prishur në “finish”.
