Fabjan Përndreca transferohet në Superligën e Arabisë! Mbrojtësi i Bylisit i jep fund aventurës së tij me klubin ballshiot dhe tashmë do të vijojë karrierën jashtë Shqipërisë.
Përndreca ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Ittihad Kalba Sports, duke u bërë pjesë e një kampionati që vitet e fundit ka tërhequr gjithnjë e më shumë futbollistë.
Sipas burimeve, nga ky transferim Bylisi do të përfitojë rreth 600 mijë dollarë, një shumë e rëndësishme për klubin shqiptar dhe që e bën lëvizjen e mbrojtësit një prej transferimeve me peshë për skuadrën ballshiote.
Te skuadra e re, Përndreca do të ketë edhe një njohje nga futbolli shqiptar. Në radhët e Ittihad Kalba Sports aktivizohet gjithashtu Rejan Alivoda, çka pritet ta ndihmojë mbrojtësin shqiptar në përshtatjen me ambientin e ri.
Pas paraqitjeve me Bylisin, Përndreca tashmë hap një kapitull të ri në karrierën e tij. Kalimi në Arabinë Saudite përfaqëson një tjetër mundësi për mbrojtësin për të provuar veten në një nivel tjetër dhe për të fituar eksperiencë jashtë kampionatit shqiptar.