24
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Finlandës. Pasditen e sotme, Kombëtarja udhëtoi nga Cesena drejt Helsinkit dhe, pas mbërritjes në Finlandë, ekipi u akomodua menjëherë në hotel.
Ditën e nesërme, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, së bashku me një lojtar, do të dalë në konferencën për shtyp në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Konferenca për media do të nisë në orën 14:00. Pas përfundimit të konferencës, ekipi kuqezi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në “Helsinki Olympic Stadium”, ku do të mbyllë përgatitjet për sfidën me Finlandën.
Ndeshja Finlandë – Shqipëri do të luhet më 3 tetor, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00.