Një premio marramendëse për një kualifikim historik. Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka vendosur të motivojë në maksimum skuadrën për përballjen me Pafos në play-off-in e Conference League.
Sipas raportimit të Top Channel, kreu i klubit blu ka premtuar plot 500 mijë euro premio për lojtarët dhe stafin në rast se Dinamo arrin të eliminojë skuadrën qipriote dhe të sigurojë kualifikimin.Një shifër që tregon qartë edhe ambicien e klubit kryeqytetas për aventurën europiane.
Dinamo tashmë është vetëm dy ndeshje larg një kualifikimi që do të kishte peshë të madhe sportive dhe financiare për klubin. Tani gjithçka është në dorën e skuadrës. Nëse blutë arrijnë të kalojnë Pafos, në fund të aventurës europiane i pret edhe një tjetër shpërblim: gjysmë milioni euro në premio.