Tirana nuk e mbyll e qetë fazën përgatitore, tre shqetësime para Egnatias

by KLIKOJE.AL

Tirana e ka mbyllur fazën përgatitore, por jo në mënyrën më të qetë të mundshme. Pak ditë para startit të sezonit të ri të Kategorisë Superiore, bardheblutë përballen me disa probleme fizike që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zgjedhjet e Dean Klafuriç për sfidën e parë ndaj Egnatias.

Miqësorja e fundit ndaj Laçit, e mbyllur në barazim 2-2, solli dy shqetësime të reja për stafin teknik. Zhozef Kollej dhe Drilon Hazrollaj nuk mundën ta përfundonin takimin, pasi u detyruan të linin fushën për shkak të problemeve fizike.

Tashmë pritet vlerësimi i gjendjes së dy futbollistëve. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Kollej dhe Hazrollaj do të jenë të gatshëm për transfertën ndaj kampionëve.

Vera jashtë, Xhixha jo në gjendjen optimale

Një mungesë e konfirmuar për Tiranën është Luçiano Vera. Futbollisti vijon rikuperimin nga dëmtimi dhe rikthimi i tij pritet vetëm gjatë muajit shtator.

Kjo i heq Klafuriçit një alternativë për krahun e djathtë pikërisht në startin e kampionatit. Në përballjen me Laçin, trajneri provoi një skemë me tre mbrojtës, ndërsa në momente të caktuara përdori edhe Metën në krah.

Por Vera nuk është i vetmi shqetësim në kampin bardheblu. Edhe Redon Xhixha nuk është ende në kushtet optimale fizike. Sulmuesi vijon të ketë probleme fizike dhe, në gjendjen aktuale, nuk duket në gjendje për të përballuar 90 minuta.

Kjo situatë e detyron Klafuriçin të menaxhojë me kujdes minutat e tij, veçanërisht në një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Egnatias. Tirana do të ketë nevojë për të gjitha alternativat e saj në repartin ofensiv, ndërsa gjendja e lojtarëve të dëmtuar pritet të qartësohet në ditët e fundit para sfidës.

Në kampin bardheblu, tashmë fokusi është te rikuperimi i lojtarëve dhe te formacioni që do të zbresë në fushë për startin e sezonit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Dinamo kërkoi shtyrjen, vjen përgjigjja e FSHF-së: Ja kur luhet ndaj Vorës 17/08/2026 - 13:58

[…] LEXO ME SHUME: Tirana nuk e mbyll e qetë fazën përgatitore, tre shqetësime para Egnatias […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.