Eksod te Skënderbeu! Dy titullarë i japin lamtumirën bardhekuqve

by KLIKOJE.AL

Skënderbeu vijon të jetë aktiv në merkaton e verës, por krahas afrimeve, edhe lista e largimeve po zgjatet. Së fundmi, klubi korçar ka ndarë rrugët me dy futbollistë të tjerë, Foti Çuçkën dhe Markos Ramos.

Ramos, i cili luante në qendër të mbrojtjes, ishte një nga lojtarët më të besuar të trajnerit Ernest Gjoka gjatë sezonit të kaluar. Me përfundimin e kontratës, mbrojtësi i ka dhënë fund eksperiencës së tij me fanellën bardhekuqe, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Nga ana tjetër, edhe Foti Çuçka nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Mesfushori me tipare sulmuese e mbylli aventurën në Korçë me një bilanc prej 7 golash dhe 4 asistimesh, shifra që pasqyrojnë ndikimin e tij të madh në repartin ofensiv. Performancat e 22-vjeçarit e kthyen atë në një nga futbollistët më të spikatur të skuadrës gjatë sezonit.

Tashmë, të dy lojtarët janë të lirë për të nisur një sfidë të re në karrierën e tyre, ndërsa Skënderbeu vazhdon rindërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

LEXO ME SHUME:Pogradeci hap sezonin me surpriza, ndryshon fytyra e skuadrës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Sherif Kallaku te Teuta, zbulohet shifra e paguar! 12/07/2026 - 20:39

[…] LEXO ME SHUME:Eksod te Skënderbeu! Dy titullarë i japin lamtumirën bardhekuqve […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.