UEFA vendos për Egnatian! Italiani i polemikave për sfidën me Petrocub

by KLIKOJE.AL

Egnatia do të zbresë në fushë këtë mesjavë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së klubit, teksa pret Petrocub-in e Moldavisë në sfidën e kthimit të turit të parë kualifikues të Ligës së Kampioneve. Pas barazimit 1-1 në takimin e parë, kampionët e Shqipërisë synojnë fitoren që do t’i siguronte kalimin historik në raundin e dytë.

Ndërkohë, UEFA ka publikuar edhe emrat e trupës së arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Ndeshja i është besuar arbitrit maltez Filip Farruxhia, i cili prej vitesh është pjesë e kompeticioneve europiane. Ai nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar, pasi në vitin 2019 gjykoi edhe përballjen Laçi-Vllaznia në Superiore.

Asistentët e tij do të jenë Jurgen Spiteri dhe Mark Ciantar, ndërsa arbitër i katërt është caktuar Glen Tona.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e tërheq dhoma e VAR-it. Për monitorimin e pamjeve është përzgjedhur arbitri italian Mikael Fabri, ndërsa në rolin e AVAR do të jetë Federico La Pena.

Ky i fundit u bë shumë i komentuar sezonin e kaluar në Serinë A, pas vendimeve të marra në supersfidën mes Interit dhe Juventusit. La Pena përjashtoi me karton të kuq mbrojtësin e Juventusit, Pierre Kalulu, pas një episodi me Alessandro Bastonin, vendim që shkaktoi polemika të shumta dhe e la arbitrin për një periudhë jashtë delegimeve në elitën e futbollit italian. Tashmë, ai do të jetë pjesë e ekipit të VAR-it në sfidën vendimtare mes Egnatias dhe Petrokubit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.