272
Ernest Gjoka shumë shpejt mund të drejtojë një skuadër në Kategorinë Superiore. Mësohet se trajneri është pranë stolit të Erzenit. Presidenti i ri Ali Kasa e ka parë Gjokën si profilin ideal për të drejtuar klubin shijakas në sezonin e ri.
Armando Cungu ishte një tjetër kandidaturë, por shkodrani nuk ra dakort për shkak të anës financiare. Erzeni me presidentin e ri ka si objektiv të ndërtojë një skuadër më të fortë se sezonin e kaluar.