Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Gjoka

  • Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

    Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

    Në Korçë, duket se futbolli është kthyer në festë. Pas shtatë javësh, Skënderbeu jo vetëm që kryeson, por po e bën me një autoritet të frikshëm. Me 19 pikë në 7 ndeshje, golavarazh 12-1 dhe asnjë humbje në kampionat, duket se korcarët po zhvillojnë një kampionat me vetveten. Fitoret në transfertë, si ajo ndaj Luftëtarit  tregon se skuadra di të vujaë por edhe të fitojë në ambiente të vështira. Distanca prej 6 pikësh nga Laçi i vendit të dytë është një lehtësi, por mjafton për të krijuar siguri, megjithatë jo komoditet.

    Strategjia është ndërtuar mbi stabilitetin, përvojën dhe mentalitetin fitues. Kjo filozofi ka dhënë efekt që në start, një ekip kompakt, agresiv dhe i organizuar që nuk i jep asnjë shans kundërshtarëve.

    Në këtë pikë, sfida më e madhe e Skënderbeu-t nuk janë kundërshtarët, por të jenë të përqendruar deri në fund të sezonit. Ernest Gjoka ka krijuar një balancë perfekte mes mbrojtjes dhe sulmit vetëm 1 gol i pësuar në 630 minuta.

    LEXO ME SHUME:Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

     

  • Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

    Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

    Trajneri i Skënderbeut Ernest Gjoka ka reaguar për mediat pas barazimit dramatik kundër Lushnjes. Ai kërkon nga ekipi i tij më shumë përqendrrim në vazhdimësi, ndërsa thotë se dy pikët i humbën për shkak të mungesës së cinizmit para porte: “Në futbolln nuk ka gjë të papranueshme.

    Duhet të ishim treguar më shumë cinik, humbën raste. I dham mundësi kundërshtarit për të reaguar. Nuk duhte të bëjmë më paraqitje të tilla.

    Mendoj se ky barazim erdhi nga mungesa e përqendrimit. E kemi potencialin ta mbyllin ndeshjen, por sot nuk ndodhi kështu. Duhet të jemi më cinik kur i kemi kushtet në favorin tonë. Janë ndeshje kur nuk duhte të tolerojmë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Shpresojmë për afrime në fundin e merkatos. Gjithmonë duhen lojtët e rinj”.  Përfundoi Ernest Gjoka.

    LEXO ME SHUME:Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

  • “S’po u besoj syve”/ Trajnerit shqiptar i hedhin pa dashje 10 mijë euro në llogari, por ja si qëndron e vërteta (FOTO)

    “S’po u besoj syve”/ Trajnerit shqiptar i hedhin pa dashje 10 mijë euro në llogari, por ja si qëndron e vërteta (FOTO)

    Ernest Gjoka ëhstë një nga trajnerët e suksesshëm shqiptarë, i cili aktualisht drejtoj skuadrën e Ohod Club në Arabinë Saudite.

    Pikërisht 53-vjeçari ka rënë “pre” e hakerave në rrjetet sociale. Llogaria e tij në Instagram është hakëruar, ndërsa është bëë një postim që ka të bëjë me fitimine 10 mijë eurove.

    “Une kurre nuk u besoj syve te mi derisa te shfaqet, e di qe eshte e veshtire t’i besosh dikujt. Dyshova sepse ishte e re per mua, ai me bindi te filloja me shumen minimale dhe te ktheja 10,000 €, u befasova dhe u lumturova qe arrita ne perfundimin se kjo platforme investimi eshte 100% e besueshme, do t’ju dua djema ta provoni @connor__hfx”, thuhet në postimin në profilin e Instagramit të Ernest Gjokës.

    Kujtojmë se Gjoka është shpallur kampion me Kukësin si dhe ka fituar Kupën dhe Superkupën me verilindorët,  ndërsa ka fituar edhe një Kupë Shqipërie me Flamurtarin. Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut ka aritur të fitojë titullin me Shkëndijën e Tetovës.

  • Nuk drejton në Superiore që nga viti 2019, Ernest Gjoka pranë firmës me skuadrën e…

    Nuk drejton në Superiore që nga viti 2019, Ernest Gjoka pranë firmës me skuadrën e…

    Ernest Gjoka shumë shpejt mund të drejtojë një skuadër në Kategorinë Superiore. Mësohet se trajneri është pranë stolit të Erzenit. Presidenti i ri Ali Kasa e ka parë Gjokën si profilin ideal për të drejtuar klubin shijakas në sezonin e ri.

    Armando Cungu ishte një tjetër kandidaturë, por shkodrani nuk ra dakort për shkak të anës financiare. Erzeni me presidentin e ri ka si objektiv të ndërtojë një skuadër më të fortë se sezonin e kaluar.