Fitore e madhe e Manchester United përballë City-t në derbin e “hakmarrjes”. “Djajtë e Kuq” morën hak për atë humbje 6-3 të fazës së parë, duke fituar me përmbysje 2-1 në “Old Trafford”. Sfida u ndez në pjesën e dytë pas golit të Grealish, me Fernandes dhe Rshford që përmbysën rezultatin, duke siguruar një fitore të madhe për “Djajtë e Kuq”, që shkojnë në kuotën e 38 pikëve, vetëm njëmë pak se City. Pjesa e parë e sfidës u mbyll pa gola ndërsa të gjitha emocionet do të ishin rezervuar për pjesën e dytë.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 60 me Grealish. Ai zhbllokoi sfidën dhe kaloi ekipin në avantazh. Por në minutën e 78 Fernandes riktheu baraspeshën. Fitorja e “Djajve të Kuq” vuloset në minutën e 82’ nga Rashford.Me këtë fitore Man.United renditet në vendin e 3-të ndërsa City në të 2-in.