Bëri namin me Pogradecin, rivali i Kategorisë së Parë bën goditjen e madhe në merkato (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Besëlidhja ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Festim Alidema. 28-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës lezhjane për sezonin e ri, duke shtuar alternativat në repartin ofensiv.

Alidema vjen me një eksperiencë të konsiderueshme në futbollin shqiptar dhe atë të Kosovës. Karrierën e nisi te Llapi në Kosovë, ndërsa më pas provoi aventurën në Kroaci, ku luajti për Slaven Belupon dhe Dragovoljac.

Sulmuesi u rikthye më pas në Kosovë, duke veshur fanellat e Dritës dhe Lirisë së Prizrenit. Në Shqipëri, ai u aktivizua me Erzenin në Superiore, përpara se të kalonte te Pogradeci, ku spikati me paraqitjet e tij dhe la gjurmë në dy sezone më parë.

Së fundmi, Alidema ishte pjesë e Ballkanit në Superligën e Kosovës. Tashmë ai rikthehet në Shqipëri për të nisur një kapitull të ri me Besëlidhjen.

Afrimi i tij konsiderohet një përforcim me peshë për lezhjanët, të cilët synojnë të kenë një skuadër sa më konkurruese në sezonin e ri. Me eksperiencën dhe golat e tij, Alidema pritet të jetë një nga alternativat kryesore të Besëlidhjes në sulm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.