Vllaznia ka siguruar një tjetër përforcim me eksperiencë për sezonin e ri. Klubi shkodran ka arritur marrëveshjen me Emiljano Mustën, i cili ka mbyllur bashkëpunimin me Elbasanin dhe tashmë do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Edi Martini.
34-vjeçari ka hedhur firmën mbi kontratë dhe pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit, në një moment shumë të rëndësishëm për kuqeblutë, që pas pak ditësh do të nisin aventurën në UEFA Conference League me sfidën ndaj Malishevës.
Musta sjell një bagazh të madh eksperience në Superiore. Mbrojtësi ishte pjesë e Egnatias, me të cilën fitoi titullin kampion në sezonin 2023/24, ndërsa gjatë karrierës ka veshur edhe fanellat e Partizanit, Teutës, Flamurtarit, Kukësit, Laçit dhe Shkumbinit.
Me këtë lëvizje, Vllaznia shton cilësinë dhe alternativat në repartin defensiv, ndërsa synon të paraqitet sa më konkurruese si në kampionat, ashtu edhe në arenën europiane.
LEXO ME SHUME:U përfol për një rikthim te Partizani, Egzon Belica merr vendimin final