Florian Durmishaj ka zgjedhur një destinacion që nuk kalon pa u vënë re. Ish-futbollisti i Shqipërisë U-21 është transferuar zyrtarisht te Çukariçki, klub që militon në Superligën e Serbisë.
Lëvizja e sulmuesit ka tërhequr menjëherë vëmendje, pasi transferimet e futbollistëve shqiptarë në kampionatin serb janë të rralla, sidomos duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara politike dhe historike mes dy vendeve.
Megjithatë, për Durmishajn ky është një hap i ri në karrierën e tij, me 26-vjeçarin që synon të rikthehet në formën më të mirë dhe të fitojë një rol të rëndësishëm te skuadra e re.
View this post on Instagram
Klubi serb e ka prezantuar tashmë sulmuesin si përforcim për sezonin e ri, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të përshtatet ai në aventurën e tij të re në elitën e futbollit serb. Për ish-lojtarin e Shqipërisë U-21, kjo është një zgjedhje e pazakontë, e cila pritet të komentohet edhe jashtë fushës së blertë.