Partizani ndez merkaton, dy rikthime dhe një grup i mbushur me të rinj në Pogradec

by KLIKOJE.AL

Partizani ka hyrë zyrtarisht në fazën përgatitore për sezonin e ri, me skuadrën që prej ditës së djeshme është vendosur në Pogradec, ku do të vijojë stërvitjen intensive deri në fund të muajit. Trajneri ka grumbulluar një grup të zgjeruar lojtarësh, duke përfshirë edhe disa futbollistë të akademisë për të plotësuar boshllëqet e krijuara nga largimet dhe në pritje të afrimeve të reja.

Angazhimet në kupat e Europës kanë ndikuar ndjeshëm në përbërjen e skuadrës. Isgandarli i dha fund bashkëpunimit me Partizanin dhe firmosi me Malishevën, ndërsa Fadairo dhe Toma u huazuan respektivisht te Dinamo dhe Vllaznia. Toma ka mbyllur tashmë aventurën me skuadrën shkodrane pas ndeshjes ndaj Malishevës në Ligën e Konferencës dhe është rikthyer në dispozicion të Partizanit. Sulmuesi nuk ishte pjesë e miqësores ndaj Besës së Kavajës, pasi klubi i kishte akorduar disa ditë pushim.

Ndryshe paraqitet situata e Fadairos. Mesfushori do të vazhdojë të jetë pjesë e Dinamos edhe për disa javë, pasi blutë janë ende në garën europiane. Vetëm pas përfundimit të këtij angazhimi do të vendoset përfundimisht e ardhmja e tij. Dy fytyra të reja janë shfaqur ndërkohë në kampin e të kuqve. Në testin miqësor ndaj Besës, Ersi Kapo u aktivizua si titullar dhe gjithçka tregon se 22-vjeçari do të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ri. Pas paraqitjeve pozitive me Besën, ai është gati të provojë veten në një nivel më të lartë.

Një tjetër rikthim është ai i Endri Çelajt. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili u largua dy vite më parë nga Partizani U21 për të vijuar karrierën te Bylisi dhe më pas në Rumani me Metaloglobus, është rikthyer në kampin e kuq. Tashmë ai do të synojë të bindë stafin teknik se ka fituar pjekurinë e nevojshme për të qenë pjesë e ekipit të parë në sezonin e ri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.