Tirana vazhdon të ndërtojë projektin e saj duke i kushtuar vëmendje edhe futbollistëve të dalë nga Akademia. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar promovimin e tre talenteve në ekipin e parë, një sinjal i qartë se të rinjtë do të kenë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri.
Bëhet fjalë për Mateo Maçin, 17-vjeçarin që aktivizohet në mesfushë, Aimar Bamin, 18-vjeçarin që luan si mesfushor qendre, si dhe Leon Misjan, 18-vjeçarin që mbulon repartin e qendrës së mbrojtjes.
Tre futbollistët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në Akademinë bardheblu dhe tashmë do të kenë mundësinë të stërviten dhe të garojnë me ekipin e parë, nën urdhrat e trajnerit.
Promovimi i tyre është pjesë e strategjisë së klubit për t’u dhënë hapësirë elementëve të talentuar, duke krijuar një lidhje të fortë mes Akademisë dhe skuadrës së parë. Drejtuesit e Tiranës besojnë se investimi te të rinjtë do të jetë një nga pikat kyçe për të ardhmen e klubit.
Me këtë lëvizje, bardheblutë jo vetëm që forcojnë organikën për sezonin e ri, por dërgojnë edhe një mesazh të qartë se dera e ekipit të parë mbetet e hapur për çdo futbollist që e meriton me punë dhe paraqitje në Akademi.