Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Serbi

  • Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh

    Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh

    Serbi-Angli nuk ka qenë një katastrofë vetëm në aspektin sportiv për serbët. Të turpëruar në fushën e lojës me 5 gola përballë publikut të tyre, ata kanë shijuar një humbje të rëndë për moralin, por edhe për të ardhmen. Dhe sigurisht, tifozët e pandreqshëm serbë kanë bërë të tyren për të përkeqësuar gjendjen.

    Para ndeshjes ndaj Anglisë, e cila është luajtur me stadium me kapacitet të kufizuar për shkak të dënimit për sjellje raciste dhe thirrjet antishqiptare në ndeshjet e mëparshme të Serbisë, federata vendase kishte bërë thirrje pa fund që të shmangej çdo incident pasi UEFA i kishte nën monitorim. Por gjatë takimit, incidentet nuk munguan dhe kishte shumë të tilla që u pasqyruan gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

    Thirrje raciste dhe antishqiptare nga tribunat, kore për Kosovën, por edhe sherre u konstatuan gjatë gjithë ndeshjes. Në disa momente, kishte përplasje mes grupeve të tifozëve serbë në tribunë, ndërsa njëri syresh u kap nga policia teksa po tentonte t’u vërsulej mbështetësve anglezë në stadium. Gjyqtari ndërkohë u detyrua të ndalte takimin dhe të bëhej thirrje që të ndalej përdorimi i lazerave, pasi një prej tyre po bezdiste vazhdimisht Konsa të Anglisë. Mediat në Serbi kanë nënvizuar se me shumë gjasa përballja me Shqipërinë do të luhet me dyer të mbyllura pa praninë e spektatorëve

    LEXO ME SHUME:VIDEO/ Omer Bunjaku nis punën te Tirana, takon lojtarët dhe zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura

  • Kishte veshur bluzen e Putinit dhe Arkanit, boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e κriminelit serb

    Kishte veshur bluzen e Putinit dhe Arkanit, boksieri shqiptar grushton në mes të Zyrihut djalin e κriminelit serb

    Boksieri shqiptar, Astrit Sejdi, pasditen e se dielës është përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Zvicër ku pas një konflikti verbal ai është përleshur fizikisht me Veljko Ražnatović, djalin e komandantin në Serbi dhe ish-kreu i ushtrisë më të “frikshme” serbe.

    Lajmi është bërë me dije nga ish deputeti Azgan Haklaj i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka njoftuar se Astrit Sejdini ka dhunuar djalin e Arkanit pasi veshur mbante bluzën po portretin e të atit dhe të Vladimir Putin.

     “Sot në orën 17:25′ në Zyrih ky djalosh trim nga Kumanova Astrit Sejdi teksa është shkëmbyer me djalin e Arkanit kur ka parë në bluzën e tij portretin e Arkanit dhe të Putinit nuk ka duruar dot.
    Boksieri i talentuar menjëherë e ka marrë para si buldazer!

    Tani sapo ka dalë nga stacioni policor dhe është shëndosh e mirë”, shkruan Haklaj.

    Zeljko Raznatoviç ose i njohur ndryshe nga të gjithë si Arkani p;ërgjatë viteve 1990 qëndronte në krye të ushtrisë kriminale serbe. Ai u bë i njohur si udhëheqësi i  “Tigrave të Arkanit”, një njësi paraushtarake serbe që veproi gjatë luftërave në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ai u akuzua për krime lufte, përfshirë vrasje, dëbime të popullsisë dhe mizori ndaj civilëve jo-serbë.

    Zejko Raznatoviç u vra më 15 janar të 2000 në moshën 47-vjeçaare. Teksa ishte duke konsumuar diçka me miqtë e tij në Beograd, një burrë shkoi drejt tij dhe hapi zjarr në një distancë të afërt me një pistoletë gjysmë automatik.

    Plumbi e kapi në sy i cili rezultoi fatal për Arkanin i cili ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

  • Vuçiç ndez përballjen me Shqipërinë, kërkesa që ka për trajnerin serb: Shko në Tiranë dhe mposhti ata (video)

    Vuçiç ndez përballjen me Shqipërinë, kërkesa që ka për trajnerin serb: Shko në Tiranë dhe mposhti ata (video)

    Aleksandër Vuçiç ndez supersfidën Shqipëri-Serbi. Pak ditë pasi mori pjesë në samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Europës dhe u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, zgjodhi një tjetër skenë për t’i dhënë një “urdhër” simbolik trajnerit të kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç, që ta mundë Shqipërinë në ndeshjen e 7 qershorit, duke treguar se pas buzëqeshjeve diplomatike, rivaliteti i vjetër jeton ende në fushë.

    Në një tubim të partisë (SNS), Vuçiç falënderoi publikisht trajnerin e kombëtares serbe të futbollit, Stojkoviç, për mbështetjen e tij të hapur politike.
    Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një deklaratë me tone të ashpra sportive, që në thelb mbante një ngarkesë politike: “E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin serb Dragan Stojkoviç, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne këtu. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata!”, tha Vuçiç nga skena, me një mesazh që i ngjante më shumë një urdhri sesa një urimi.

    Gjatë asaj kohe, Stojkoviç i buzëqeshi dhe përtypi çamçakëz, ndërsa kamerat ishin të drejtuara nga ai. Deklarata e Presidentit vjen pikërisht në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do të zhvillohet më 7 qershor, një përballje gjithmonë e ndjeshme për shkak të historisë së tensionuar mes dy vendeve.

    Në këtë sfond, deklarata e Vuçiç bën kontrast të fortë me tonin e matur që e shoqëroi gjatë samitit të Tiranës. Duket se diplomacia e buzëqeshjeve nuk e zëvendëson dot plotësisht gjuhën e vjetër të rivalitetit, sidomos kur hyn në lojë sporti, një arenë ku emocionet kombëtare shfrytëzohen shpesh si mjet për përforcim të mesazheve politike.

  • Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, përballja pritet të luhet në qytetin tjetër serb

    Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, përballja pritet të luhet në qytetin tjetër serb

    Serbi-Shqipëri, përballja e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës është më pak se 7 muaj larg. Kombëtarja serbe do të presë kuqezinjtë në vendin e tyre më datë 11 tetor të këtij viti, por jo në qytetin e Beogradit.

    Siç raporton gazetari Arlind Sadiku, përballja Serbi-Shqipëri nuk do të zhvillohet në kryeqytetin e Beogradit. Opsioni aktual i qytetit që do të presë këtë sfidë është Novi Sad.

    Tifozët e Shqipërisë thuhet se nuk do të lejohen në stadium në këtë përballje për shkaqe sigurie. Ndërsa në Tiranë në muajin qershor nuk do të ketë tifozë serb ngaqë janë të dënuar.

    EUROPIANI SHQIPËRI DHE SERBI

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, tha se Federatë Serbe e Futbollit ka një sfidë për të organizuar sa më mirë takimin kundër Shqipërisë, që do të luhet 11 vite pas ndeshjes famëkeqe në Beograd, ku ndeshja u ndërpre pas dhunës së tifozëve serbë.

    “Kjo është sfida e Federatës Serbe për ta organizuar sa më mirë atë ndeshje dhe detyra jonë ta fitojmë”, tha Duka pas shortit, raporton A2 CNN. “Në mars është e sigurt që nuk kemi ndeshje me Serbinë, pasi ka playoff, kështu që do të luajmë në shtator, tetor apo nëntor”.

    Për sfidën me Anglinë, Duka tha: “E kam takuar para shortit, presidenten e Federatës Angleze dhe i kam thënë që nuk dua të luajmë kundër jush. Megjithëse nuk deshëm, goglat na kanë detyruar të luajmë kundër Anglisë”.

  • E FRIKSHME/ Avioni me me 106 pasagjerë në bord godet pajisjet e pistës, frikë te pasagjerët (video)

    E FRIKSHME/ Avioni me me 106 pasagjerë në bord godet pajisjet e pistës, frikë te pasagjerët (video)

    Një incident që fillimisht ka shkaktuar shqetësim tek pasagjerët ka ndodhur në aeroportin e Beogradit, kur një avion i një kompanie greke është përplasur me pajisjet e pistës.

    Në veçanti, një aeroplan grek me 106 pasagjerë në bord pasi goditi pajisjet e pistës dhe pësoi dëmtime serioze pak pasi u ngrit nga kryeqyteti serb, u kthye i sigurt në aeroportin e Beogradit.

     

    Avioni operon nën Marathon Airlines greke, por mban ngjyrat e flamurit serb.

    Avioni u ngrit në orën 16:39 me orën lokale të së dielës. Gjatë nisjes, pjesa e majtë e avionit u dëmtua rëndë kur goditi pajisjen e uljes së pistës përballë, e cila ndodhet pranë një autostrade. Videot dhe fotot e avionit të dëmtuar tregojnë vrimën në trup në bazën e krahut të majtë. Gjithashtu është dëmtuar edhe pjesa e bishtit. Zjarrfikësit spërkatën trupin me shkumë pasi karburanti dukej se po rridhte nga avioni i dëmtuar.

     

  • “Në Beograd na dezinformojnë”, gazetarja serbe viziton Kosovën: Nuk ka vend për frikë, këtu është shumë bukur!

    “Në Beograd na dezinformojnë”, gazetarja serbe viziton Kosovën: Nuk ka vend për frikë, këtu është shumë bukur!

    Maria Cankovic, gazetarja serbe ka vizituar disa qytete të Kosovës. Ajo bashkë me disa serbë të tjerë kanë shëtitur në Pejë, Prizren, Rahovec e Hoqë të Madhe.

    Me plot emocione dhe e mahnitur nga mikpritja ajo në një lidhje direkte ka treguar gjithë udhëtimin e saj dhe grupit serbë që kryen në Kosovë.

    “Ishim në patriakanën e Pejës, pastaj në Decan, Prizren, Rahovec. Gjumin e kemi bërë në Hoqë të Madhe. Nuk kemi pas asnjë problem aty”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, serbët në Serbi gjithmonë janë dezinformuar se në Kosovë ndodh diçka e keq.

    “Ja po ju them qe kjo nuk qëndron. Do t’ju tregoj që kur shkuam me një grup serbësh, në Pejë na është prishur autobusi qytetari nga Kosova na ndihmoi në organizim duke e angazhuar një autobus tjetër për të na mundësuar shëtitjen”, ka thënë ajo, duke bërë me dije që askush nga Serbia që dëshiron ta vizitojë Kosovën, nuk duhet të ketë frikë.

  • Publikohen pamjet, ja si Afrim Bunjaku ndërroi jetë pas sulmit nga terroristët serbë (video)

    Publikohen pamjet, ja si Afrim Bunjaku ndërroi jetë pas sulmit nga terroristët serbë (video)

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se sulmi fillestar në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ka ndodhur me eksploziv.

    Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se patrulla e policisë kishte shkuar për të parë se çfarë po ndodh me kamionët dhe ka ndodhur shpërthimi.

    “Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e sulmit ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Nuk u sulmua Policia Speciale, por patrulla policore e rendit publik.

    Jemi ballafaquar me kritika se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi. Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje.

    Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi”, ka thënë Hoxha.

  • Radoiçiç merr përgjegjësinë e sulmit në Veriun e Kosovës: E organizova vetë, nuk njoftova askënd. Rroftë Serbia!

    Radoiçiç merr përgjegjësinë e sulmit në Veriun e Kosovës: E organizova vetë, nuk njoftova askënd. Rroftë Serbia!

    Është publikuar letra e plotë e kreut të Listës Serbe, Milan Radoçiç, ku ai pranon autorsinë për organizimin e sulmit terrosit të 24 shtatorit, në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

    Radoiçiç merr përsipër të gjithë përgjegjësinë për sulmin, teksa shprehet se nuk ka njoftuar askënd për organizimin, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë, e as strukturat lokale politike në veri të Kosovës. Sipas tij, qëllimi i sulmit ishte mbrojtja e serbëve të Kosovës nga ajo që ai e cilëson si “pushtim”.

    Sa i përket vrasjes së efektivit Afrim Bunjaku, Radoiçiç shprehet se ishte aksidentale dhe më pas ka filluar një përplasje e madhe.

    “Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës, fisnikëria e tyre asnjëherë nuk do të harrohet.”- thuhet në letër.

    Në fund, ai jep dorëheqjen nga roli i kreut të partisë serbe, “Lista Serbe”.

    Letra e plotë:

    Unë Millan Radoiçiç, biri i Rajkos, i lindur në vitin 1978 në Pejë – Kosovë për shkak të spekulimeve të shumta që janë paraqitur në këtë rrugë, njoftoj të gjithë publikun se bashkë me bashkëkombësit e mi nga veriu i Kosovës në ditën e 24 shtatorit 2023 kisha ardhur në veri të Kosovës në zonën e fshatit Banjskë.

    Arsyeja e kthimit tonë ka qenë që të trimërojmë popullin serb në atë zonë për t’u ofruar rezistencë regjimit të Kurtit, mbrojtjes së popullit tonë që i është nënshtruar terrorit çdo ditë dhe rritjes së ëndrrës së lirisë popullit tonë në veri të Kosovës.

    Njoftoj të gjithë ndjekësit kujdestar të popullit serb, që nga Kurti dhe nga ndihmësit e tij ndërkombëtarë që unë personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të mbrojtur popullin tonë nga okupatori dhe ky akt i imi nuk kishte asnjë tjetër karakter dhe qëllim dhe nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim paraprak politik.

    Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës dhe prej tyre nuk kam pasur asnjë lloj ndihme sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme për sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit pasi populli serb ka ofruar rezistencë nga regjimi i Kurtit në shumë raste për zbutje dhe qetësimit të situatës politike në disa raste jemi tërhequr pa arritur ndonjë rezultat më të prekshëm sepse na thuhej se në këtë mënyrë do të kontribuonim në deeskalim dhe se KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare do të ndërmerrnin çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin serb.

    Rroftë Serbia!

  • Të veshur me uniformë të Njësisë Speciale Serbe ‘Kobra’, shkon në shtatë numri i serbëve të vrarë

    Të veshur me uniformë të Njësisë Speciale Serbe ‘Kobra’, shkon në shtatë numri i serbëve të vrarë

    Shtatë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa një tjetër është kapur nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

    Deri më tani dihet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.

    Është publikuar foto e njërit prej sulmuesve serb të vrarë nga policia e Kosovës, i cili duket me uniformë të Njësisë Speciale Serbe ‘Kobra’. Sulmuesi serb dyshohet se është vrarë me snajper në kokë, ndërsa në krah ka edhe kallashnikovin.

  • Policia e Kosovës arreston agresorin serb në veri, pamjet ku e çojnë në stacionin policor (video)

    Policia e Kosovës arreston agresorin serb në veri, pamjet ku e çojnë në stacionin policor (video)

    Policia e Kosovës, më herët bëri të ditur se ka arrestuar një person të armatosur, i cili i përket grupit të sulmuesve serbë në veri të Kosovës.

    Ndërsa, një video po qarkullon në rrjetet sociale në të cilën shihet serbi i arrestuar teksa del nga mjeti i Policisë së Kosovës.

    Ai është dëguar në Stacionin Policor për intervistim, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).