Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Serbi

  • Shpërfilli shenjat e komunikacionit, u nis me veturë për të kaluar shinat e trenit/ Për pak sa nuk e pagoi me jetë i riu nga Serbia

    Shpërfilli shenjat e komunikacionit, u nis me veturë për të kaluar shinat e trenit/ Për pak sa nuk e pagoi me jetë i riu nga Serbia

    Një video që është shfaqur nëpër rrjete sociale, tregon një aksident trafiku në Vreoci të Serbisë, ku shoferi i një veture për pak sa nuk e pagoi me jetë kur vendosi të shpërfill rregullat e komunikacionit dhe të kalojë shinat e trenit, pavarësisht që trau ishte i ulur.

    Gjithçka ndodhi kur pranë traut u afrua një veturë dhe nga ajo doli një djalë i ri, i cili pasi shikoi anash vendosi të kalojë shinat, pavarësisht që me shenja sinjalizohej se treni po vjen dhe se trau ishte mbyllur.

    Megjithatë kur tentoi të ec para, e kuptoi se kishte vepruar gabim – dhe me shpejtësi të madhe doli nga mjeti, kurse treni që kalonte me shpejtësi ia goditi vetëm pjesën e përparme.

    Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:20, ku treni po lëvizte në linjën Beograd-Nish, e shoferi 35-vjeç në sekondat e fundit i shpëtoi përplasjes që nuk besoi se do të ndodhë.

  • Lëvizja serbe, “Gratë në të zeza” protestojnë në Beograd: Ndalojeni ksenofobinë kundër shqiptarëve

    Lëvizja serbe, “Gratë në të zeza” protestojnë në Beograd: Ndalojeni ksenofobinë kundër shqiptarëve

    Lëvizja anti-luftë, “Gratë me të Zeza” mbajti një aksion me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Racizmit, e cila dënon gjuhën e urrejtjes, intolerancën dhe ksenofobinë kundër komunitetit shqiptar në Serbi, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës.

    Lëvizja thotë se përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Serbisë po fusin terma racistë dhe diskriminues në komunikimin zyrtar dhe se kjo legalizon gjuhën shoviniste dhe raciste të urrejtjes dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

    Si një shembull i nxitjes së intolerancës racore dhe kombëtare, lëvizja shënoi shfaqjet e Ministrit të Policisë, Aleksandar Vulin, i cili përdor fjalën “Shiptar” për shqiptarët, raporton n1.

    “Gratë në të Zeza” u bënë thirrje institucioneve kompetente të reagojnë dhe sanksionojnë Vulin dhe të gjithë të tjerët që përhapin diskriminim racor.

    Aksioni, i cili kaloi paqësisht, u sigurua nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ditë më parë kishte reagime vendore dhe ndërkombëtare teksa në rrjtetet sociale kishte publikuar një hartë të Kosovës të mbuluar me flamurin serb. 

    Burimi: Telegrafi

  • Hije serbe! Pas 1170 dozave vaksinë/ Çfarë thuhet në kontratë dhe pagesa që u autorizua nga Tirana

    Hije serbe! Pas 1170 dozave vaksinë/ Çfarë thuhet në kontratë dhe pagesa që u autorizua nga Tirana

    Ndryshe nga çfarë ishte premtuar, dje në Rinas erdhi vetëm një kuti me vaksina nga “Pfizer”. Sipas kontratës së bërë publike, duhet të vinin brenda janarit 10 530 doza dhe brenda shkurtit 30 420 doza të tjera.

    Por ato nuk erdhën. Nga dera e avionit ku priste Kryeministri pas një takimi prej rreth 40 minutash me gazetarë, u shkarkua nga dy punëtorë një kuti me 195 flakonë, ose 1170 doza vaksinë. E njëjta sasi që erdhi nga një vend mik (pa emër) më 11 janar. Por ndryshe nga dhurata enigmatike, këtë radhë vaksinat kanë edhe eksportues, edhe importues të deklaruar.

    Sasia e re e vaksinave vjen një ditë para se Kryeministri Rama dhe mjekët e Infektivit të injektojnë dozën e dytë. Kjo e domosdoshme për mbrojtjen e plotë nga virusi. Dhe sasia përkon pikërisht me dublimin e detyrueshëm. Por Rama dje theksoi se, është parashikuar që brenda shkurtit të vijnë të 41 mijë dozat e vaksinës së premtuar nga kompania. “Zotimi i marrë nga Pfizer-i është që brenda muajit, në javët në vijim, – nuk po jap data se këtu u bë histori ndryshimesh të vazhdueshme, jo për shkakun tonë, – ama brenda muajit shkurt do të vijnë edhe dozat e angazhuara, qoftë 10750, qoftë dhe 31 mijë. Pra, të 41 mijë dozat që ishin të parashikuara për periudhën e fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit janë të angazhuara nga Pfizer-i”.

    Së bashku me dy sasitë e para, deri në fund të shkurtit pritet të mbërrijnë 43200 vaksina. Një numër që shërben për vaksinimin e plotë të bluzave të bardha (rreth 23 mijë me nga dy doza). Plani i vaksinimit parashikon këtë kategori prioritare për mbrojtje, dhe shifrat përkojnë pikërisht me këtë numër. Në kontratën me “Pfizer”, të publikuar nga “gogo.al”, parashikohet që pjesa tjetër, prej 458 640 vaksinash, të vijnë pas tremujorit të dytë. Kontrata kështu parashikon mbrojtjen e mjekëve dhe infermierëve, edhe pse qeveria insiston se këto vaksina do të përdoret edhe për moshën e tretë.

    KUR U PAGUAN VAKSINAT

    “Mendoj që sa na takon neve dhe si e lexojmë ne kontratën, ai nuk ka shkelur kontratën me ne”. Kjo ishte përgjigjja e Kryeministrit pas pyetjes nëse do të përballej në gjyq me “Pfizer” për vonesën e vaksinave. Sipas kontratës së bërë publike, 10530 vaksinat duhet të vinin në janar. Më saktë brënda javës së tretë të janarit, pra brenda 21 janarit. Por duket se ka një arsye, dhe jo thjesht morale, pse qeveria nuk mendon “që t’i shkojmë ‘Pfizer’-it mbrapa nëpër gjykata”. Kontrata me “Pfizer” parashikon parapagim të sasive të vaksinave që duhet të vijnë në Shqipëri. Vendimi, “Për kryerjen e parapagimit të dozave të vaksinave dhe të pagesave përkatëse, që rrjedhin nga marrëveshja e nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin, ndërmjet ‘PFIZER EXPORT B.V.’”, mban datën 20 janar. Ministrja Manastirliu konfirmoi në Kuvend, më 28 janar, parapagesën prej 2,8 milionë USD për Pfizer. Kjo pikë e kontratës, pra parapagimi, është një kusht i fortë, që nëse është shkelur, apo vonuar nga qeveria, nuk ia lë fajin “Pfizer”-it për mbërritjen e vaksinave me vonesë.

    VAKSINAT BORXH

    Një ndër pretimet, e përsëritura edhe dje, ishte ai i dhurimit të disa vaksinave për Kosovën. Rama ftoi dje mjekët e infektivit në Kosovë të vijnë në Tiranë për t’u vaksinuar pasi kontrata nuk e lejon Kryeministrin të dhurojë vaksina. “Kjo, e pamundësisë për të dhënë vaksina te të tretë jashtë territorit, nuk është kusht vetëm për ne, por për të gjithë. Kjo është arsyeja pse vendi tjetër, që ne nuk ua themi emrin, nuk dëshiron që ta bëjmë të ditur faktin që na dha vaksina”

    I pyetur nëse vendi mik ka shkelur kontratën me dhuratën e fshehtë të 11 janarit, Rama nuk dha një përgjigje direkte. “Ju keni hall se është shkelur kontrata, apo duhet të themi që ne jemi të zotë që i bëmë miqtë tanë që ta shkelin kontratën për ne”.

    Në fakt, vaksinat borxhë erdhën duke shkelur një ndër rregullat bazë të “Pfizer”, mosndryshimin e destinacionit. Pra, vaksinat e blera nga një vend as dhurohen dhe as shiten te një vend tjetër. Kjo e bën pak më të paqartë se kush është vendi, sipas Ramës i BE-së, që shkel një marrëveshje të tillë. Vendimi i ministrit, Kryeministrit apo edhe Presidentit të atij vendi do të vinte në dyshim vaksinimin e popullit të tij, për t’i bërë nder qeverisë.

    Në kontratën me “Pfizer”, të botuar nga “gogo.al”, (Rama dje e quajti draft) ka një detaj të vogël në pjesën e palëve që duhet të njoftohen për çdo ndryshim të kontratës. Krahas Ministrisë së Shëndetësisë, degës së “Pfizer” në Holandë që merret me kontratat e eksportit, për çdo ndryshim duhet të njoftohet edhe dega e “Pfizer” në Serbi. “Pfizer SRB d.o.o. Tresnjinog cveta 1/VI, 11070 Novi Beograd, Serbia”. Pra pjesë e kontratës së Shqipërisë me Pfizer, është edhe dega në Serbi.

    Në kontratë nuk thuhet se çfarë roli ka dega e Beogradit. Kjo mund të jetë dega e “Pfizer” për Ballkanin, apo ndonjë pikë “strategjike” medicinale për rajonin. Por një gjë është e sigurtë. Sikundër theksoi dje Rama dhe Manastirliu, “ne Shqipëria, dhe përveç nesh, edhe Serbia” kanë filluar të vaksinojnë në rajon.

    Burimi: Panorama.al

  • Politika pengon “paqen” ekonomike Kosovë-Serbi

    Politika pengon “paqen” ekonomike Kosovë-Serbi

    Marrëveshja Kosovë-Serbi e nënshkruar në Uashington synon, që përmes ekonomisë të arrihet paqja, por është politika problemi kryesor për biznesin. A mund t’i zgjidhë mini-Shengeni këto probleme?

    Prodhimet nga Serbia shtohen dhe janë dominuese në tregun e Kosovës prej dekadash. Serbia shet shumë më shumë se sa Kosova, por të dhënat e muajve të fundit, tregojnë për një rritje të produkteve kosovare në tregun serb. “Disbalanca është 1 me 10”, thotë Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës kur përshkruan shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Varësinë ndaj produkteve serbe, kosovarët nuk kanë mundur ta heqin as pas luftës së vitit 1999. “Sa është tërhequr ushtria serbe, ka filluar tregtia”, kujton Rukiqi. Prodhimet nga Serbia ende dominojnë tregun kosovar. 

    Të hiqen barrierat për prodhuesit e Kosovës që eksportojnë në Serbi

    “Është e vërtetë që ne nuk i kemi disa prodhime dhe na ka leverdisur të përdorim ato serbe, arsyeja ka qenë çmimi…”, thekson kryetari Rukiqi, një nga ekspertët e rinj të Prishtinës, që një pjesë të studimeve i ka kryer në Bruksel. Fokusi i tij kryesor, thotë të jetë, heqja e barrierave për prodhuesit e Kosovës që eksportojnë në Serbi apo e përdorin Serbinë si vend tranzit. 

    Arsyet janë të ndryshme, por kryesorja është deklarimi i adresës së prodhuesve, pasi me ligjet e Kosovës në ambalazh duhet vendosur adresa me emrin kushtetutes – Republika e Kosovës. Këtë emërtim, nuk e pranon Republika e Serbisë bashkë me shumicën e dokumentave të tjera. Kështu, disbalanca e shkëmbimeve tregtare është mjaft e thellë.  

    Rreth 500 milionë euro mallra “Made in Serbia” kanë hyrë çdo vit në Kosovë deri para taksës së qeverisë në Prishtinë prej 100 përqind, gati dy vite më parë.  

    Serbia shfrytëzoi mungesën e politikave ekonomike të Kosovës

    “Një disbalancë e tillë është bërë në mënyrë artificiale. Kosova pas luftës nuk ka pasur politika ekonomike dhe këtë Serbia e ka shfrytëzuar mjeshtërisht”, vlerëson Rukiqi. Kjo ndryshoi paksa pas taksës dhe Serbia e ka humbur një pjesë të tregut.  “Ne nuk mund të flasim për suksesin e një bashkëpunimi përderisa nuk kemi një rritje të pranisë së prodhimeve të Kosovës në tregun e Serbisë”, thotë Rukiqi në intervistë për DW.  

    Nga zyra e tij në Prishtinë, Rrukiqi thotë, se “prodhimet kosovare kanë probleme të mëdha pasi Serbia e pranon vetëm një dokument dhe ai është i prejardhjes, por për çdo gjë tjetër është e komplikuar”.  Nga ana tjetër “prodhimet serbe nuk kanë asnjë pengesë të hyjnë në Kosovë”, shton Rukiqi.  

    Pesë muaj pas heqjes së taksës nga Kosova, dhe arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, Rukiqi shkoi në Beograd për t’u takuar homologun e tij, Marko Çadezh, kryetarin e Dhomës Ekonomike të Serbisë, asociacionit më të madh ekonomik në Serbi. Së bashku në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, në shtator të vitit të kaluar, ata firmosën themelimin e ekipeve të përbashkëta të sipërmarrësve në mënyrë që të përgatiten për projekte.   

    Ekonomitë e dy vendeve shumë të lidhura

    Më komod në pozitën e tij, është Marko Çadezh, një ekspert i shkolluar në Frankfurt, në zyrën e tij në Beograd. Dhoma që ai drejton përbëhet nga biznese që eksportojnë miliona euro mallra në Kosovë.  

    Ai i ka parasysh pengesat për bizneset në Dhomën që drejton Rrukiqi. Ai thotë se problemet ndaj kompanive dhe prodhimeve të Kosovës janë reale dhe se e ngadalësojnë tregtinë. “Ekonomitë tona janë shumë të lidhura. Në kohën e taksës ka pasur kompani nga Kosova që lënden e parë e blejnë në Serbi, por eksportojnë në vende të tjera prodhimet e tyre dhe nuk kanë qenë më konkurrent”, sqaron Çadezh, duke shtuar se “ekonomitë tona janë të lidhura si enët e gjakut”.   

    Serbia vitin e kaluar ka arritur të marrë 2.9 miliardë investime të huaja, ose 62 për qind të të gjitha investimeve të huaja që kanë arritur gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mendohet se do të përbënin përfundimisht projektin e mini-Shengenit.

    Marko Çadezh është pro bashkëpunimit pa limite në ekonomi, jo vetëm Kosovë – Serbi. “Përse duhet ta ndalojmë transportin me tren për shkak se politika nuk ka rënë dakord se e kujt është hekurudha?”, përgjigjet me pyetje Çadezh, kur sqaron se a mund të zgjidhë një pjesë të problemeve projekti i mini-Shengenit ballkanik, në të cilin tashmë janë të dyja vendet.  

     “Politika duhet të merret me problemet politike. Por, unë shoh një potencial pikërisht për Kosovën tek mini-Shengeni pasi mund të zgjidhim shumë shpejt disa probleme që kanë ngelur në nivelin politik”, thotë kreu i Dhomës së Tregtisë në Serbi. 

    Çadezh beson se duhen pranuar të gjitha dokumentat, pasi vendet e rajonit të gjitha procedurat i kanë në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian dhe thotë se nuk ka arsye që ato të mos aprovohen. “Vetëm pas marrëveshjes së Uashingtonit kemi pasur një rritje të disa kompanive nga Kosova që kanë firmosur marrëveshje dhe kanë tregtuar më shumë me Serbinë”, thotë Çadezh, duke shtuar se kjo gjë nuk mjafton: “Investiorët e huaj mendojnë ndryshe për një treg prej 18 milionë banorësh”.

    Presidenti Çadezh, thotë se projektet e ideuara përmes marrëveshjes së Uashingtonit, pavarësisht ndryshimit të administratës amerikane, do të realizohen me garancitë e agjencisë amerikanë për zhvillim (DFC). “Njerëzit janë më të vetëdijshëm dhe mendoj se edhe politikanët duhet t’i ofrojnë diçka votuesve të tyre. Nuk mund t’ua ofroni gjithnjë të shkuarën. Mendoj se po kuptojmë që duhet të ofrojmë dhe realizojmë të ardhmen. Nuk flasim për interesa të vogla ekonomike, por për korniza të qarta se si funksionon ekonomia dhe kapitali”, shton Çadezh i bindur për marrëdhënie më të mira ekonomike me Kosovën dhe rajonin.  

    Këtë e kërkon edhe Berat Rukiqi, presidenti i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili thotë se përveç dokumentacionit  është shumë e rëndësishme klima në të cilën zhvillohet një marrëdhënie tregtare. “Disa nga sipërmarrësit tanë kanë provuar të jenë nëpër raftet e marketeve në Serbi me prodhimet e tyre, por nuk janë pritur mirë. Janë sulmuar me propagandë në faqet e para të tabloideve dhe janë akuzuar se janë financues të UÇK-së”, thotë Rukiqi, duke shtuar se “duhet besim dhe një klimë tjetër për progres. Nuk mund të fitoj dikush dhe ne të ndalohemi”.  

    Burimi: DW

  • Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi çështje muajsh e jo vitesh

    Borrell: Marrëveshja Kosovë-Serbi çështje muajsh e jo vitesh

    Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi është çështje muajsh e jo vitesh sipas përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nëse të dy palët janë konstruktive. Por analistët politikë në Kosovë, gjykojnë se diçka e tillë nuk pritet të ndodh në një periudhë të afërt kohore. Kërkesa e palës serbe që në Bruksel të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe refuzimi i Qeverisë së Kosovës që të hapet kjo temë ka bërë që të ngecë procesi i dialogut.
    “Unë personalisht besoj se arritja e marrëveshjes përfundimtare është çështje muajsh e jo vitesh, me kusht që të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive. Ne nuk e shkruajmë paraprakisht se cila është zgjidhja. As nuk do të caktojmë afate artificiale për të përshpejtuar procesin. Ne mirëpresim të gjitha nismat në mbështetje të dialogut. Mirëpresim edhe angazhimin e SHBA-së, por është BE-ja ajo që e udhëheqë këtë proces”, tha Borrell.
    Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se marrëveshja përfundimtare brenda javësh do të ishte e mundur nëse do të kishte një bashkëpunim më substancial në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që sipas tij do të kishte presion më të madh.
    Sipas analistit Faton Abdullahu, një marrëveshje përfundimtare duhet të ndodh atëherë kur Bashkimi Evropian dhe Beogradi të njohin Kosovën shtet siç është me rregullimin e brendshëm çfarë e ka aktualisht.
    Bashkimi Evropian ka rritur presionet lidhur me vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshje finale. Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë ka deklaruar se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare pa Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

  • Trump për marrëveshjen e 4 shtatorit: Kemi ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

    Trump për marrëveshjen e 4 shtatorit: Kemi ndaluar vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ai mund të kualifikohet për çmimin Nobel pas arritjes së marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e tij.

    Këtë ai e bëri të ditur dje në Fayetteville të Karolinës Veriore, gjatë një tubimi për fushatën e tij parazgjedhore për president të ardhshëm të SHBA-së.

    “Për një javë më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe. A mund ta besoni? Shkova në shtëpi dhe i thash Zonjës së Parë: ‘Zonjë e Parë, ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe’. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thash: ‘Zonjë e parë, nuk do ta besosh që sërish u nderova me Çmimin Nobel’ për Kosovën dhe Izraelin.

    I thash Zonjës së Parë, mos u brengos se ky tregim është për Nobelin e Paqes. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriten mes vete për shumë vite. U thash, djem, të bashkohemi [kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq]. Po e bënin këtë për qindra vjet nën emra të ndryshëm”, tha presidenti amerikan.

    Më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

  • “Kosova është Serbi”! Protestuesi serb provokon gazetarin, momenti kur ai ndërpret intervistën dhe i kthehet live (Video)

    “Kosova është Serbi”! Protestuesi serb provokon gazetarin, momenti kur ai ndërpret intervistën dhe i kthehet live (Video)

    Gjatë ditës së djeshme është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, teksa gjatë raportimit gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha është provokuar.

    Siç mund ta shihni edhe në video, protestuesit serbë në SHBA kanë provokuar gazetarin Berisha, duke thirrur “Kosova është Serbi”.

    Reagimi i tij ishte i menjëhershëm, duke iu drejtuar se “Kosova është e pavaruar”.

  • Artan Fuga: Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë- Serbi, Shqipëria mbetet jashtë BE

    Artan Fuga: Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë- Serbi, Shqipëria mbetet jashtë BE

    Akademiku Artan Fuga ka analizuar zhvillimet më të fundit nga rajoni teksa në SHBA Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje ekonomike dhe politike, por pa njohje reciproke.

    Pikërisht tek kjo e fundit, Fuga thotë se nëse nuk zgjidhet atëhere Ballkani Perëndimor e ka të pamundur të integrohet në BE.

    Për Fugën edhe Shqipëria mbetet jashtë BE-së në rast se nuk ka një njohje reciproke Kosovë- Serbi.

    Më tej ai sqaron se që Kosova të njohë Serbinë dhe anasjelltas, duhet një vullnet politik më i gjerë se vetë kosovarët dhe serbët.

    STATUSI NGA ARTAN FUGA

    Nëse nuk zgjidhet njohja reciproke Kosovë – Serbi, Ballkani Perëndimor e ka shumë të vështirë të integrohet në Bashkimin Evropian, ose të pamundur!

    Madje nuk kuptoj se përse vetëm me Serbinë, kur Kosova i ka llogaritë me ish Jugosllavinë!

    Për të njejtën arësye edhe Shqipëria mbetet jashtë, e cila veç të tjerash ka shumë shumë shumë për të bërë që të afrohet te minimumi i standarteve evropiane!Por që të ndodhi kjo duhet vullnet politik që i tejkalon kosovarët dhe serbët!

    https://www.facebook.com/27892188595/photos/a.441888248595/10157635057523596/?type=3

  • Thaçi në Hagë, Haradinaj: Nëse konfirmohen akuzat, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë

    Thaçi në Hagë, Haradinaj: Nëse konfirmohen akuzat, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë

    Haradinaj u shpreh se është një situatë e vështirë për Kosovën pasi akuzat ndaj UÇK-së e kanë burimin e parë në Beograd dhe Serbi.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sot rreth akuzave që janë ngritur kundër Presidentit Hashim Thaçi. Në një intervistë në Syri TV, Haradinaj u shpreh se është një situatë e vështirë për Kosovën pasi akuzat ndaj UÇK-së e kanë burimin e parë në Beograd dhe Serbia.

    Më tej ai u shpreh se nëse ndodh konfirmimi i ndonjë vepre penale kundër Thaçit apo luftatërëve të tjerë të akuzaur, Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë.

    “Kosova duhet të bëjë kujdes, të gjithë shqiptarët duhet të bëjnë kujdes, që Kosova të mbetet e pastër në fund të procesit” tha ai.

    I pyetur se si e komenton ai faktin që Thaçi po implikon në këtë histori të gjithë UÇK-në dhe Kosovën, Haradinaj tha se akuzat iu drejtohen individëve konkretë, por veprat i vijnë vetvetiu Kosovës e shqiptarëve.