Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Serbi

  • Çfarë po ndodh në veriun e Kosvës?! Ushtarët e NATO-s të plagosur, përleshje me serbët (video)

    Çfarë po ndodh në veriun e Kosvës?! Ushtarët e NATO-s të plagosur, përleshje me serbët (video)

    Ka kaluar në përleshje fizike dhe sulme të ndërsjellta protesta në veri të Kosovës, me pasojë disa të plagosur nga KFOR, misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Situata degradoi në Zveçan, kur ushtarët e NATO-s kërkuan hapjen e rrugës pranë komunës, ndërsa protestuesit bllokuan lëvizjen dhe vunë si kusht largimin e policisë të Kosovës.

    Videot më poshtë kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe tregojnë momentet e përleshjeve, që përfunduan me disa ushtarë të plagosur dhe arrestime në radhët e serbëve.

    Pamjet më poshtë tregojnë disa ushtarë të shtrirë në tokë, në pritje të ndihmës së parë. Ata janë të rrethuar nga forcat e tjera të KFOR, që përleshen me protestuesit. Në filmime duket se zona është e mbushur me gaz lotsjellës dhe përreth ka zjarr dhe tym.

    Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte paralajmërimi që dha KFOR para ndërhyrjes.

    Misioni njoftoi për 25 ushtarë të plagosur nga KFOR dhe foli për “sulme të paprovokuara” nga ana e serbëve.

    “Duke iu kundërvënë turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse”, thuhet në njoftimin e KFOR. Përplasja në Zveçan ndodhi pasi forcat paqeruajtëse kërkuan nga përfaqësuesit të Listës Serbe që të mundësojnë lëvizjen e tri automjeteve të Policisë së Kosovës. Brenda automjeteve ishin policët që kërkonin hynin në ndërtesën e komunës së Zveçanit.

    Policët në automjete qëndronin aty që prej orëve të para të mëngjesit. Kërkesa e KFOR u kundërshtua nga protestuesit serbë, që kërkonin të mbanin godinat e komunave të rrethuara.

  • Beogradi në panik! Alarm për bomba në 115 shkolla/ Autoritetet marrin vendimin urgjent

    Beogradi në panik! Alarm për bomba në 115 shkolla/ Autoritetet marrin vendimin urgjent

    Beogradi nuk po gjen qetësi pas dy masakrave me 17 viktima.  Sipas mediave serbe, në adresat e postës elektronike të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në komunat e Beogradit janë bërë njoftime për bomba.

    Ekipet e Ministrisë së Brendshme janë në terren, ndërsa nxënësit janë evakuuar.

    Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit, për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe punonjësve, mësimi në turnin e parë është ndërprerë deri në përfundimin e kontrollit policor, ndërsa disa shkolla tashmë janë kontrolluar dhe mësimi po zhvillohet në ato pa probleme.

  • Çfarë po ndodh në Serbi?! Një 13-vjeçar del me paralajmërimin e frikshëm për një tjetër masakër!

    Çfarë po ndodh në Serbi?! Një 13-vjeçar del me paralajmërimin e frikshëm për një tjetër masakër!

    Nuk kanë fund tmerret në Serbi. Mediat serbe raportojnë se një 13-vjeçar ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram një mesazh shqetësues me përmbajtje kërcënuese, ku njofton se do të bëjë masakër.

    “Këtë masakër do ta përsëris të premten”, shkruan djali në rrjetet sociale.

    Mësohet se ai është nxënës i shkollës fillore “Nada Popoviç” në Krushevc. Sipas informacioneve, prokuroria kompetente si dhe Qendra për Punë Sociale (QSHSR) janë njoftuar menjëherë për të marrë masa.

  • Serbi, ndërpritet ndeshja nga dhuna ekstreme, tifozët e Partizanit përleshen me policinë (video)

    Serbi, ndërpritet ndeshja nga dhuna ekstreme, tifozët e Partizanit përleshen me policinë (video)

    Futbolli serb është përfshirë nga skena të rënda dhune, teksa tifozët janë përleshur me policinë në nddeshjen mes Partizanit të Beogradit dhe skuadrës Cukariçki.

    Ndehsja u ndërpre plot 4 herë, deri sa gjyqtari vendosi  t’i dërgojë lojtarët në dhomat e zhveshjes, duke kërkuar që të zbrazen tribunat nga tifozë të zjarrtë bardhezi.

    Shumë shpejt ndërhyri xhandarmëria dhe sektori ku ndodheshin ‘varrmihësit’ u boshatis. Ajo që pasoi ishin skena të dhunbshme dhe një konflikt mes policisë dhe tifozëve në tribunat e stadiumit në Banovës.

  • Bernardin Jakaj, boksieri shqiptar “shemb” kundërshtarin serb: I tregova kush jemi, e ktheva në Beograd me sy të ënjtur

    Bernardin Jakaj, boksieri shqiptar “shemb” kundërshtarin serb: I tregova kush jemi, e ktheva në Beograd me sy të ënjtur

    Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj e mposhti boksierin serb Marko Nikolic, të premten mbrëma në Vjen të Austrisë, në kategorinë gjysmë të rëndë. Në lidhje me këtë, Jakaj ka thënë se ishte një motiv shtesë lufta ndaj Nikolicit.

    “A ka ma mirë se me rrah serbin për 24 mars? S’besoj që ka qenë e qëllimshme, e menaxheri nuk e ka zgjedh këtë datë, i ka ra mirë kjo datë”, ka thënë Jakaj në Klan Kosova. Jakaj tregoi se përballja zgjati 10 raunde, meqë pas sipas tij, donte ta bënte më interesant për shikuesit që ishin të pranishëm.

    “Ka qenë motiv shtesë, e dimë si ka qenë situata, i kemi treguar se kush jemi duke e kthyer në Beograd si ka ardhur me sy të ënjtur. Nuk desha me u ngut dhe me bo më interesant për shikuesit”, shtoi ai.

    Jakaj potencoi se synimi i tij është të jetë kampion bote. “Kjo është vetëm fillimi, besoj në fund të vitit do të luftojë për rrip të Evropës. Nuk dihet saktë kur, do të vjen një kundërshtar i fortë me emër të madh”.

    Kjo ishte fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje.

  • Tre ish-ushtarë serbë dënohen me burg, shkak abuzimet seksuale të kryera gjatë luftës në Bosnje

    Tre ish-ushtarë serbë dënohen me burg, shkak abuzimet seksuale të kryera gjatë luftës në Bosnje

    Tre ish-anëtarë të Ushtrisë serbe të Bosnjës janë dënuar me burgim për kryerjen e shumë përdhunimeve gjatë luftës së viteve 1992 deri më 1995 në Bosnje-Hercegovinë.

    Ostoja Markovic, 57-vjeçar, u dënua me nëntë vjet burgim, më 10 shkurt, nga Gjykata e Qarkut në Banja Luka. Dy të pandehurit e tjerë, Bosiljko Markovic, gjithashtu 57-vjeçar, dhe Mirko Boziq, u dënuan me nga shtatë vjet secili për krimet e vitit 1992 në qytetin e Kotor Varosh në Bosnjën Qendrore.

    Zoran Bubic, avokati i Markovicit, konfirmoi dënimet për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se do të apelohet kundër vendimit të shkallës së parë. Sipas aktakuzës, të tre shërbenin në Ushtrinë serbe të Bosnjës dhe përdhunuan disa gra me kombësi kroate në Kotor Varosh më 28 qershor 1992.

  • Goditi trupat e pajetë të shqiptarëve gjatë luftës, ushtari i ‘Tigrave të Arkanit’ sot punon si DJ

    Goditi trupat e pajetë të shqiptarëve gjatë luftës, ushtari i ‘Tigrave të Arkanit’ sot punon si DJ

    Revista e famshme Rollin Stone, ka hetuar prapaskenat e një nga fotove më të tmerrshme të luftës së Bosnjes, ku zbërthen se si një çetnik serb, i quajtur Srdjan Golubovic i njohur si DJ Max, godet me shkelm kufomat, një boshnjake, dhe dy shqiptarë burrë e grua.

    30 vjet pasi një skuadër vdekjeje masakroi civilë në Bosnje, asnjë nga Tigrat famëkeq të Arkanit nuk ka dalë në gjyq për rolin e tyre të dyshuar në ato krime. Dhe për dekadat e fundit, njëri prej arritur të fitojë famë dhe para në festivale dhe klube evropiane. Bëhet fjalë pikërisht për DJ Max apo Srdjan Golubovic.

    Srdjan Golubovi shëtit i lirë në Beograd. Ai vazhdon të performojë. Çfarëdo që ai bëri si një nga Tigrat e Arkanit, është lënë pas, madje disa nga miqtë e tij pyesin veten se si jeton me të kaluarën e tij, nëse sekretet i ndjekin ëndrrat e tij.

    Të mbijetuarit janë pa diskutim të përhumbur nga ajo ditë – dhe nga mungesa e drejtësisë për të vdekurit.

    Kur u vendos në Bosnje, sipas burimeve të shumta, anëtarët e Tigrave të Arkanit e quajtën atë Max. Në festat e Beogradit, njerëzit e quanin “Kapiten Maks”. Në raves dhe koncerte, ai ishte DJ Max, emri me të cilin ai ende performon, megjithëse performancat e tij janë më të rralla këto ditë.

    “Ai është i neveritshëm,” thotë Sasha, i cili kërkoi të identifikohej vetëm me emrin e tij. Rolling Stone ka shqyrtuar shumë fotografi nga Haviv, të realizuara në Bijeljina më 2 prill, pesë prej të cilave duket se tregojnë Golubovi?. Në njërën, ai është në një spital duke folur me dy gra, fytyrat e tyre të shtrembëruara nga frika ose pikëllimi. Në një tjetër, ai është fotografuar në patrullë me Tigrat e Arkanit.

  • Tensionet në veri, Vucic niset me urgjencë drejt Rashkës: Do ta pranoj vendimin e popullit tonë

    Tensionet në veri, Vucic niset me urgjencë drejt Rashkës: Do ta pranoj vendimin e popullit tonë

    Presidenti Aleksandar Vucic është nisur sonte pak pas orës 19:00 me helikopter nga Beogradi drejt Rashkës për tu takuar me “serbët nga Kosova dhe Metohia” në vijën administrative.

    Vucic theksoi se do të pranojë çdo vendim të serbëve për heqjen e barrikadave në veri të krahinës jugore.

    “Përsëri rrugës për në Rashkë, ku do të bisedoj me serbët e Kosovës dhe Metohisë. Duke e ditur se ata, deri në çlirimin përfundimtar, nuk do të kënaqen me asnjë vendim, me ndërgjegje dhe fytyrë të pastër, shkoj para tyre, i bindur se sot është një ditë e mirë për Serbinë, se kemi ruajtur paqen dhe kemi marrë garanci për sigurinë dhe mbijetesën e serbëve. Cilido qoftë vendimi i popullit tonë, unë do ta pranoj, do të jem me ta dhe do ta ruajmë unitetin serb”– ka shkruar Vucic në Instagram.

  • “Kjo është toka jonë,” protesutesit serb përleshen me policët, tentojnë të hyjnë në Kosovë (video)

    “Kjo është toka jonë,” protesutesit serb përleshen me policët, tentojnë të hyjnë në Kosovë (video)

    Ekstremistët serbë po protestojnë në Rashkë, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi në Jarinjë. Ata patën komunikim me tone të ashpra me policinë serbe, një kordon i së cilës po qëndron para tyre.

    Në një moment, protestuesit u nisën për ta kaluar kufirin, por u penguan nga policët. Ata insistuan pak që t’i afrohen pikës kufitare, andej së cilës po qëndrojnë trupa të KFOR-it. “Kemi ardhur këtu që të tregojmë se atje është toka tonë”, tha njëri prej tyre. Paraprakisht, serbët e mbledhur në afërsi të kufirit dogjën një transparent ku shkruante “Marrëveshja e Brukselit”.

  • Skandal! Dalin fotografitë intime të zyrtares serbe, ia kishte dërguar nga zyra një ministri

    Skandal! Dalin fotografitë intime të zyrtares serbe, ia kishte dërguar nga zyra një ministri

    Ish-sekretarja e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Diana Hrkalovic e arrestuar tashmë, i kishte dërguar një ministri, në atë kohë një prej politikanëve më të fuqishëm në Serbi, fotografi të saj intime nga zyra ku ajo punonte.

    Në një fotografi, Diana Hrkalovic, pozon më të brendshme me dantella, shkruajnë mediat serbe. Ish-zyrtarja akuzohet se dha urdhrin për ‘likujdimin’ e avokatit Dragoslav Misho Ognjanoviç. Ognjanovic atëherë dyshohet se zbuloi foto intime Dianës, të cilat ai dyshohet se i ka dërguar fillimisht te ministrja, dhe më pas te miqtë e saj nga qarqet kriminale. Kishte gjithashtu informacione se pikërisht për shkak të atyre fotografive, kishte përplasje personale të Hrkaloviç ndaj avokatit.