Patrik Bardhi, futbollisti i Vorës paralajmëron se në ndeshjen e fundit kundër Flamurtarit do të shihni spektakël. Ai thotë se vorakët, jo vetëm që do të fitojnë takimin, por edhe do të festojnë ngritjen e trofeut.
Në përfundim të këtij sezoni fantastik, Vora kërkon t’i bëjë një mbyllje të bukur e festive kampionatit në ndeshjen që do ta zhvillojë të dielën në stadiumin “Vora”. Në dy përballjet e këtij sezoni me vlonjatët, të dyja skuadrat kanë shijuar nga një fitore 3-0, duke ndarë pikët në mënyrën më të barabartë në fushat e tyre. Në takimin e tretë, që do të luhet të dielën në Vorë, ora 15:00, të besuarit e trajnerit Arian Bellai do të kërkojnë trepikëshin e fundit për këtë sezon. Edhe pse ka arritur dy objektivat madhorë, Vora nuk ka asnjë pengesë për të mos marrë maksimumin ndaj Flamurtarit. Mesfushori Patrik Bardhi e cilëson si një ndeshje të fundit që duhet dhënë spektakël.
“Vora jo vetëm që është një klub serioz, me drejtues këmbëngulës në realizimin e objektivave të saj, por edhe ka ndërtuar një skuadër elitare. Ekipi ka dhuruar ndeshje të bukura për t’i dhënë një mësim skuadrave të mëdha me të cilat ka garuar. Edhe pse është konsideruar si skuadër periferike, Vora tregoi se nëse ke seriozitet dhe këmbëngulje, çdo gjë bëhet realitet. Për ndeshjen e radhës kundër Flamurtarit, ne gëzojmë respekt për këtë skuadër, por duke qenë një ndeshje e fundit e sezonit ne do të kërkojmë maksimumin. Duhet jo vetëm të fitojmë, por edhe t’i dhurojmë një ndeshje spektakli tifozërisë sonë. Ndeshjen kundër Flamurtarit do ta kthejmë si në një ditë feste dhe me një futboll të bukur, duke treguar cilësitë e ekipit tonë”. Përfundoi Patrik Bardhi
1 comment
[…] LEXO ME SHUME:“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta k… […]
Comments are closed