Dy gola për fitoren, Keko ndez Partizanin në testin ndaj Drenicës

by KLIKOJE.AL

Partizani e ka mbyllur me sukses testin e vetëm miqësor gjatë kësaj periudhe të ndërprerjes së kampionatit për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare. “Demat” triumfuan 2-1 ndaj Drenicës, në një sfidë që i shërbeu trajnerit Bratu për të provuar alternativa të ndryshme në formacion.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Albers Keko. Sulmuesi i të kuqve realizoi dy gola në pjesën e parë, brenda një harku të shkurtër kohor, duke i dhënë Partizanit një avantazh të dyfishtë dhe duke treguar një formë mjaft të mirë përpara rikthimit në kampionat.

Në fraksionin e dytë, Drenica reagoi dhe arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 73-të, kur Mëziu dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, Partizani administroi avantazhin deri në vërshëllimën e fundit dhe siguroi fitoren 2-1.

Një test i vlefshëm për Bratun, i cili tashmë do të ketë vëmendjen e plotë te përgatitjet për derbin me Tiranën. Përballja me rivalët kryeqytetas pritet të ketë peshë të madhe për vazhdimësinë e sezonit, ndërsa rezultati i saj mund të ndikojë edhe te e ardhmja e pankinës së kuqe.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.