26
Protestat masive në kryeqytet kanë ndikuar edhe në planet e skuadrave që ndodhen në Tiranë. Midtjylland, që zhvilloi seancën stërvitore në stadiumin “Air Albania”, është detyruar ta ndërpresë atë përpara përfundimit, për shkak të situatës së krijuar nga protestat, të cilat po zhvillohen shumë pranë impiantit kombëtar.
Ndërkohë, edhe Egnatia ka ndryshuar planet e saj. Seanca stërvitore e skuadrës rrogozhinase, e programuar për t’u zhvilluar në orën 18:30, është anuluar.
Kështu, situata e krijuar në kryeqytet ka ndikuar drejtpërdrejt në përgatitjet e dy skuadrave, duke sjellë ndërprerjen e seancës së Midtjylland dhe anulimin e stërvitjes së Egnatias.