Zakhar Volkov mbajti shiritin e kapitenit në “Air Albania”, ndërsa Bjellorusia humbi ndaj Shqipërisë. Pas ndeshjes tha edhe fjalën e tij.
“Asgjë në veçanti, mund të thuash që penalltia ndoshta vendosi për pjesën tjetër të ndeshjes. Nuk do thoja se e vendosi, por u vendos për penallti dhe ne ishim të mërzitur. Dhe pse ne inkurajuam njëri-tjetrin, vazhdonim t’i thonim të gjithëve që të qëndrojnë të fokusuar pavarësisht rezultatit dhe asaj penalltie. Më pas erdhi edhe goli i dytë, mjaft qesharak para pushimit. Ky është futbolli. Provuam që të hapim ndeshjen në pjesën e dytë, morëm ca rreziqe përsipër. Na mungonte pasimi i fundit apo gjuajtja në portë. Topi fluturonte mbi portë. Ne provuam. Bëmë gabime, ndonjëherë nuk patëm shënjestrën e duhur, ndonjëherë topi thjesht rrëshqiti. Ka shumë vend për punë. Përfundimisht do të analizojmë ndeshjen dhe të nxjerrim përfundimet nga gabimet.
Çfarë i thashë gjyqtarit? Asgjë. Nuk di anglisht me të vërtetë mirë. Po ankohesha sepse mendoj se duhet të akordonte disa faulla në favorin tonë po ashtu. Kryesisht, më mirë mos e them.
Presioni nga tifozët? Jo, e kundërta, është mirë të luash në një atmosferë të tillë. Dhe të luash në transfertë është bukur. Personalisht e shijoj. Punon shumë për ndeshje si këto, që të luash në stadiume si këto kundër një kundërshtari të tillë dhe me tifozëri të tillë. Është një emocion. Fatkeqësisht, ne nuk mund të luajmë në shtëpi. Mendoj se do të kishim shumë tifozë në shtëpi po ashtu, dhe në fushën tonë rezultati do të ishte pak ndryshe sepse është gjithmonë mirë që të luash në shtëpi”, u shpreh kapiteni i Bjellorusisë Zakhar Volkov.