Dy futbollistë të Vllaznisë janë kthyer në një pikëpyetje në këtë fillim sezoni. Bëhet fjalë për Bruno Brajkoviç dhe Amin Tahirin, dy emra që nuk kanë qenë pjesë e listave të kuqebluve në pesë javët e para të kampionatit. Brajkoviç, një nga afrimet e verës, nuk ka marrë ende asnjë minutë në ndeshjet zyrtare me Vllazninë, ndërsa e njëjta situatë vlen edhe për Tahirin.
Dy lojtarë, dy histori të ndryshme, por i njëjti bilanc te Vllaznia, asnjë paraqitje në pesë javët e para të Superiores. Në një moment kur Vllaznia po përballet me vështirësi dhe ka nevojë për alternativa në formacion, mungesa e Brajkoviç dhe Tahirit nuk ka kaluar pa u vënë re.
Për momentin, dy emrat vazhdojnë të jenë jashtë listave të kuqebluve, duke ngritur pikëpyetje për momentin kur do të shihen në fushë me fanellën e Vllaznisë.