“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

by S.M

Ivan Gvozdenoviç foli para ndeshjes që Elbasani do luajë në transfertën e Vorës. Ky takim është porgramuar për nesër (2 maj), ora 16:00.

“Nesër e kemi kundër Vorës jashtë. Pas Shkodrës, kemi problem të vogël me kartonët. Jashtë janë Totoshi, Olberkis dhe Azemoviç. Plus Lulaj dhe Janaçek, por kjo është situata. Kemi lojtarë të tjerë. Patjetër një ndeshje e vështirë, si çdo javë. Por kam shumë besim si gjithmonë me çunat e tjerë, dhe deri nesër do rrijmë gati.

Kemi gjashtë mungesa. Kjo është minus për ne, por nuk është hera e parë. Çdo javë në 4-5 të fundit, kemi probleme me mungesat. Në javë të fundit të kampionatit dhe kemi lojtarë me kartonë, të lodhur apo dëmtuar. Kjo është situata, minus i vogël për ne. Dhe nga fillimi dhe gjithmonë, ne do provojmë të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi. Lojtarët e tjerë janë gati, është shans i mirë për lojtarët. Do provojmë të bëjmë maksimumin.

Ndeshje me vendet e fundit? Nuk mund të them avantazh, apo disavantazh. Është një luftë në tri javët e fundit. Por jo vetëm ne, nëse kam të drejtë dhe Shkodra, Egnatia, ndoshta Dinamo dhe Partizani kanë kalendar të fortë. Është luftë çdo javë. Patjetër që vështirë sepse Vora, Ballshi dhe Tirana do luftojnë fort si çdo skuadër. Dhe ne do luftojmë fort, kemi nevojë për pikët. Është vështirësi për ne, por si gjithmonë. Ne do luftojmë javë për javë, në fund të kampionatit mund të flasim pak për llogari. Jemi në vend të parë apo jo.

Kryesimi? I vështirë, por edhe realitet. Ne do luftojmë, kemi në mendje të rrijmë sipër si nga faza e parë. Do luftojmë fort, pastaj pas tri javësh do shikojmë të gjithë bashkë si jemi”, u shpreh Gvozdenoviç.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.