210
Mbrëmjen e së hënës, Republika Çeke nisi përgatitjet, por lajmet nga infermieria nuk janë pozitive. Mbrojtësi i djathtë David Dudera nuk është grumbulluar për shkak të një dëmtimi dhe trajneri Jaroshlav Šilhavy e ka zëvendësuar me Lukáš Masopust.
Federata çeke e futbollit, në faqen zyrtare të saj ka publikuar një lajm se përpara ndeshjes kundër Shqipërisë, tifozët do të mblidhen në Fortuna Fanpark dhe do të ofrojë argëtim për të gjithë tifozët e futbollit, madje gjithashtu do të shijojnë edhe ushqimet shqiptare.