19
Teuta ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Laçit, në përballjen e luajtur në “Arena Egnatia”. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Pedro në minutën e 46-të, menjëherë pas rikthimit nga pushimi.
Një sukses me shumë vlera për skuadrën durrsake, që konfirmon momentin e saj në kampionat. Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 23 pikëve dhe mban vendin e dytë në renditje, duke vijuar garën në pjesën e sipërme të tabelës.
Në krahun tjetër, situata mbetet e vështirë për Laçin. Kurbinasit mbeten në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë, duke e parë veten gjithnjë e më shumë nën presion në luftën për mbijetesë.