25
Tirana kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive, teksa nesër do të përballet me Vorën në takimin që do të mbyllë javën e 12-të të Abissnet Superiore. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuric, vlerëson rëndësinë e tre pikëve, duke theksuar se objektivi mbetet gjithmonë fitorja, pavarësisht kundërshtarit.
Tirana duhet të bëjë llogaritë me disa mungesa të rëndësishme. Krymi, Staniç dhe Bernard Berisha nuk do të jenë në dispozicion, ndërsa në dyshim mbetet edhe Colley, i cili ka shfaqur probleme gjatë seancës së fundit stërvitore.
“Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, prandaj ne hyjmë gjithnjë për të fituar. Me Vorën është si gjithë të tjerat, ne përgatitemi gjithmonë për të dhënë maksimumin, andaj shpresoj të fitojmë. Për fat të keq, kemi tre mungesa të rëndësishme, Krymi,Staniç dhe Berisha, dje pati probleme edhe për Colley, që shpresoj të jetë i gatshëm ndaj Vorës. Besoj se kemi vend për përmirësim, shpresoj që të bëhemi më mirë nga ndeshja në ndeshje”.