“Jemi më të fortë se Shqipëria”, sulmuesi bjellorus paralajmëron kuqezinjtë

by KLIKOJE.AL

German Barkovskiy, sulmuesi i përfaqësueses së Bjellorusisë, duket se ka bindjen se ekipi i tij do të dalë me një fitore nga “Air Albania” në Ligën e Kombeve. Duke folur para ndeshjes, ai ka theksuar se ekipi po bën mirë dhe se për këtë arsye, synon objektiva madhorë.

“Lojtarët kanë një marrëdhënie të mirë dhe kemi në atmosferë të shkëlqyer në ekip. Uroj që të luajmë në të njëjtën mënyrë.

Po studiojmë kundërshtarin dhe analizojmë mundësitë që kemi, por nuk mendoj se ka rëndësi që të tregoj detaje. Uroj që të tregojmë gjithçka në fushë. Shqipëria ka një ekip të mirë, por mendoj se jemi më të fortë dhe mund t’i mposhtim. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ta realizojmë këtë.

Skuadra jonë ka objektivat më madhorë të mundshëm. Ne duam t’i arrijmë dhe do të bëjmë të pamundurën për ta”, theksoi sulmuesi German Barkovskiy.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Vllaznia, nuk kanë luajtur asnjë minutë, dy lojtarët që janë bërë... 26/09/2026 - 17:29

[…] LEXO ME SHUME:“Jemi më të fortë se Shqipëria”, sulmuesi bjellorus paralajmëron kuqezinjtë […]

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.