“Renditja nuk fal, çdo pikë është jetike”/ Orges Shehi në prag të takimit ndaj Vllaznisë: Sot merret konfirmimi zyrtar për Xhixhën

by KLIKOJE.AL

Tirana do të presë nesër në orën 16:00 Vllazninë dhe i duhet patjetër fitorja për mbijetesën. Në prag të kësaj “Klasike” ka folur trajneri Orges Shehi ku u ndal te gjendja e skuadrës, aleancat e mundshme etj.

“Fundi vjen dhe jo në moment të mirë, përballë nesër kemi një kundërshtar që do respekt për historinë, por edhe për renditjen në të cilën është. Jemi munduar të rikuperojmë lojtarët nga ndonjë dëmtimi që doli nga ndeshja e fundit, dihet vlerësimi, përqëndrimi sepse edhe 2 ndeshje kanë mbetur, ideja është të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që e kemi lënë. Klasifikimi është bërë në atë lloj mënyrë që shumë skuadra janë në valle, 4 skuadra me pikë të barabarta, por edhe një skuadër që ka bërë një ecuri të mirë sië është Flamurtari, kjo e rrit shkallën e vështirësisë, por ne do shohim punën tonë dhe nuk do të merremi fare me kundërshtarin, duke qenë të përqëndruar në këtë vazhdimësi, dhe shpresoj që edhe nesër të jemi në këtë rrugë dhe atëherë do shohim kundërshtarët.

Pas dy ndeshjeve të parë sië ishte Vllaznia dhe Elbasani, ne menduam se meritonim diëka më shumë, 1 pikë nga ajo që dhamë në fushë, dhe në 7 takimet kemi marrë thuajse maksimumin dhe shpresonim që të paktën të ishim në një situatë më komode, por ashtu sië marrim ne pikë, edhe kundërshtarët tanë fitojnë, një gabim nuk mund të falet se e tillë është renditja. Nuk kam nevojë të thërras tifozë sepse ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe të shumtë në numër, dhe jam i sigurtë se nesër do të jenë në stadium për ta mbështetur skuadrën pasi janë një armë shumë e fortë dhe nuk kanë nevojë për thirrjen time.

Kur fillojmë bëjmë llogaritë gjithmonë na dalin gabim, se kështu thamë edhe kur fituam derbin, edhe kur fituam me Teutën, por kur shohim që kundërshtarët kanë fituar, kjo distancë ka mbetur kështu sië është. Përqëndrimi është vetëm tek sfida jonë, pastaj do të shohim të tjerat, aq më pak fakti që luajmë në të njëjtin orar, do të pyesim dhe shpresojmë që kundërshtarët të ndalojnë.

Ajo ndeshja e jonë ka qenë kur të dyja skuadrat donin pikë dhe kjo bëri që të ishte e luftuar dhe pikët të ishin të domosdoshme, nuk kam asnjë interes dhe dëshirë të komentoj skuadrat e tjera, merrem vetëm me timen.

Aleanca në fund të kampionatit? Mendoj që kemi bërë ndeshje shumë të vështira dhe kemi pasur përballë kundërshtarë me cilësi dhe objektiva, kështu që aleanca jonë e vetme është vetëm performaca jonë e mirë dhe shpresoj që fusha të flasë për ne nesër.

Sot do të marrim konfirmimin përfundimtar për Xhixhën, dje dhe pardje nuk është stërvitur, sot do të shohim, do të jetë pjesë e skuadrës, por nuk e di nëse do ta nisë apo jo, këtë do ta shohin mjekët e skuadrës”, deklaroi Shehi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.