Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Orges Shehi

  • E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

    E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

    E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet ende e paqartë, pavarësisht punës së rëndësishme që tekniku durrsak bëri në muajt e fundit te bardheblutë. I afruar në një nga momentet më të vështira të sezonit, Shehi arriti t’i japë skuadrës stabilitet dhe një tjetër frymë, duke e udhëhequr drejt mbijetesës pas shumë vuajtjesh në kampionat. Me ardhjen e tij, Tirana ndryshoi ndjeshëm në aspektin e organizimit dhe rezultateve, ndërsa objektivi minimal, shpëtimi i sezonit, u arrit me shumë sakrifica. Megjithatë, kontrata e trajnerit tashmë ka përfunduar dhe rinovimi mes palëve ka mbetur pezull.

    Burime pranë klubit bëjnë me dije se dëshira e Shehit për të vazhduar projektin ekziston, por trajneri kërkon garanci më të forta nga drejtuesit. Përveç aspektit financiar, 47-vjeçari pret edhe sinjale konkrete për ndërtimin e një skuadre konkurruese, me një merkato cilësore që do t’i lejojë Tiranës të luftojë për titull sezonin e ardhshëm.

    Ndërkohë, Klikoje Sport ka mësuar se në horizont ka dalë edhe Egnatia. Kampionët e Shqipërisë po ndjekin me interes situatën e teknikut, ndërsa presidenti Agim Demrozi mësohet se i ka ofruar Shehit një kontratë të rëndësishme financiare dhe projektin për të drejtuar skuadrën në Kupat e Europës.

    Aktualisht pankina e Egnatias mbahet nga Nevil Dede, por palët kanë rënë dakord që trajneri aktual ta drejtojë ekipin deri në përfundim të aventurës në “Final Four”. Më pas pritet të ketë zhvillime të rëndësishme për stolin e kampionëve.

  • “Renditja nuk fal, çdo pikë është jetike”/ Orges Shehi në prag të takimit ndaj Vllaznisë: Sot merret konfirmimi zyrtar për Xhixhën

    “Renditja nuk fal, çdo pikë është jetike”/ Orges Shehi në prag të takimit ndaj Vllaznisë: Sot merret konfirmimi zyrtar për Xhixhën

    Tirana do të presë nesër në orën 16:00 Vllazninë dhe i duhet patjetër fitorja për mbijetesën. Në prag të kësaj “Klasike” ka folur trajneri Orges Shehi ku u ndal te gjendja e skuadrës, aleancat e mundshme etj.

    “Fundi vjen dhe jo në moment të mirë, përballë nesër kemi një kundërshtar që do respekt për historinë, por edhe për renditjen në të cilën është. Jemi munduar të rikuperojmë lojtarët nga ndonjë dëmtimi që doli nga ndeshja e fundit, dihet vlerësimi, përqëndrimi sepse edhe 2 ndeshje kanë mbetur, ideja është të vazhdojmë me të njëjtin ritëm që e kemi lënë. Klasifikimi është bërë në atë lloj mënyrë që shumë skuadra janë në valle, 4 skuadra me pikë të barabarta, por edhe një skuadër që ka bërë një ecuri të mirë sië është Flamurtari, kjo e rrit shkallën e vështirësisë, por ne do shohim punën tonë dhe nuk do të merremi fare me kundërshtarin, duke qenë të përqëndruar në këtë vazhdimësi, dhe shpresoj që edhe nesër të jemi në këtë rrugë dhe atëherë do shohim kundërshtarët.

    Pas dy ndeshjeve të parë sië ishte Vllaznia dhe Elbasani, ne menduam se meritonim diëka më shumë, 1 pikë nga ajo që dhamë në fushë, dhe në 7 takimet kemi marrë thuajse maksimumin dhe shpresonim që të paktën të ishim në një situatë më komode, por ashtu sië marrim ne pikë, edhe kundërshtarët tanë fitojnë, një gabim nuk mund të falet se e tillë është renditja. Nuk kam nevojë të thërras tifozë sepse ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh dhe të shumtë në numër, dhe jam i sigurtë se nesër do të jenë në stadium për ta mbështetur skuadrën pasi janë një armë shumë e fortë dhe nuk kanë nevojë për thirrjen time.

    Kur fillojmë bëjmë llogaritë gjithmonë na dalin gabim, se kështu thamë edhe kur fituam derbin, edhe kur fituam me Teutën, por kur shohim që kundërshtarët kanë fituar, kjo distancë ka mbetur kështu sië është. Përqëndrimi është vetëm tek sfida jonë, pastaj do të shohim të tjerat, aq më pak fakti që luajmë në të njëjtin orar, do të pyesim dhe shpresojmë që kundërshtarët të ndalojnë.

    Ajo ndeshja e jonë ka qenë kur të dyja skuadrat donin pikë dhe kjo bëri që të ishte e luftuar dhe pikët të ishin të domosdoshme, nuk kam asnjë interes dhe dëshirë të komentoj skuadrat e tjera, merrem vetëm me timen.

    Aleanca në fund të kampionatit? Mendoj që kemi bërë ndeshje shumë të vështira dhe kemi pasur përballë kundërshtarë me cilësi dhe objektiva, kështu që aleanca jonë e vetme është vetëm performaca jonë e mirë dhe shpresoj që fusha të flasë për ne nesër.

    Sot do të marrim konfirmimin përfundimtar për Xhixhën, dje dhe pardje nuk është stërvitur, sot do të shohim, do të jetë pjesë e skuadrës, por nuk e di nëse do ta nisë apo jo, këtë do ta shohin mjekët e skuadrës”, deklaroi Shehi.

  • “E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…

    “E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…

    Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, analizoi triumfin me përmbysje 2 me 1 ndaj Partizanit në derbin e kryeqytetit. Në prononcimin e dhënë për “RTSH” pas ndeshjes, tekniku bardheblu deklaroi:

    “Ishte emocionuese, derbi ka emocione të veçanta, plus pozicioni që jemi, e kishim të domosdoshme fitoren. Jam i kënaqur për të gjithë çunat për atë që dhanë në fushë.

    E kishim përgatitur ndeshjen mos shkonim ultraofensiv. Mos vuanim energjinë e Xhixhës dhe Tabekus. Mund ta zgjidhnim më mirë, morëm direktiva të tjera. Në ndërtim kishim manovër ndryshe nga e djathta dhe ndryshe nga e majta. Ndryshuam në pjesën e dytë, na i bëri dhe rezultati.

    Brenda ndeshjes ka shumë ndeshje, ka shumë ndryshime edhe për shkak të lojtarëve. Tabeku vuan kur luan me shpinë. Kërkuam një nga mesfushorët të ishte pikë pasimi për 2 qendërmbrojtësit. Kobiljar është lojtarë i fortë me shpinë, në qoftë se nuk prek topin del nga natyra e tij. Njëri duhet të ishte pikë pasimi. Gjerësinë e merrnim me mbrojtësit e krahut. Futja e Alvarez na i rriti cilësinë. Në disa situata në tranzicion edhe rrezikuam.

    Derbi ka doza emocionale, të bën të gabosh pasimet e thjeshta. Mbas pjesës së parë iu thashë lojtarëve është e sigurt që do ta fitojmë. Rrini të qetë, besoj te kualiteti juan. Derbi jo vetëm luftohet dhe fitohet, por edhe shijohet.

    E kam thënë edhe në intervista të tjera, që Alvarez ka shumë kualitet, por ka pasur probleme fizike, menduam ta niste nga stoli, duke ditur që edhe kundërshtari shpenzon energji dhe të përfitonim nga cilësitë e tij.

    Nuk mbaj mend derbi me kaq shumë raste në tranzicion, njerëzit në stadium mund ta kenë shijuar.

    Që kur kam ardhur këtu, iu kam thënë lojtarëve që kanë shumë kualitet, ana psikologjike ka qenë një nga armët që kemi punuar më shumë. Mos harrojmë që presioni është i madh. Partizani e kishte ndeshje luksi për të kapur Europën, presioni poshtë është më i madh, nuk të le të shfaqësh atë që do. Do të shikojmë si do dalin kundërshtarët. Nuk ka pushim për ne deri sa të mbarojë kampionati”, deklaroi Orges Shehi.

  • “Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

    “Na shpëtoi penalltia!”/ Orges Shehi analizon derbin me sinqeritet: S’ishim konkretë para portës’

    Dinamo dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Derbi që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

    “Në këtë situatë ku jemi, mund ta fitonim ndeshjen, por ishim me fat te penallti, edhe mund të humbisnim. Unë mendoj që futbolli është lojë gabimesh, një gabim që ne mund ta shmagnim, e futën kundërshtarin në lojë dhe neve na futi në trysni të madhe. Është e vërtetë që kishim manovër ndryshe nga ndeshja me Egnatian. Nga mënyra si luan kundërshtari, duhej të qarkullonim topin. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por i rregulluam në pjesën e dytë. Kërkonim që të hiqnim një nga qendërmbrojtësit e kundërshtarit, për të sulmuar thellësinë me Xhixhën.

    Në pjesën e dytë e pësuam shpejtë golin dhe nuk kishim si të merrnim masa, vetëm 5 minutat e fundit. Futëm 2 sulmues në fund dhe u munduam të merrnim gjithçka nga kjo ndeshje. Ne e vuajmë pak anën fizike. Xhixha dhe Tabekou nuk stërviten 100%, por nga rëndësia që kanë e nisin nga fillimi. Alvarez e ka të vështirë të marrë gjendjen fizike.

    Tabekou zbriste shumë poshtë dhe ishte i rrezikshëm në sulm. U munduam ta fusnim në qendër, ashtu siç bëmë edhe golin. Kundërshtari patjetër që ka meritë, kanë një mënyrë loje që duan ta mbajnë topin në zotërim. Unë mendoj se deri diku ia dolëm, por nuk ishim konkretë në rastet e krijuara. Na kushtëzon edhe gjendja fizike e lojtarëve për të shkuar ultra ofensivë, ne pjesë të parë e bëmë. Por e zbritëm më pas skuadrën në zonën e dytë. Disa situtata mund të zgjidheshin më mirë”, tha Shehi.

  • “Do të jemi agresivë që në fillim”, Orges Shehi zbulon planin për të goditur Dinamon: Gjendja psikologjike është mirë,

    “Do të jemi agresivë që në fillim”, Orges Shehi zbulon planin për të goditur Dinamon: Gjendja psikologjike është mirë,

    Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, ka komentuar sot situatën e ekipit të tij në prag të derbit kryeqytetas ndaj Dinamos. Trajneri i bardhebluve shpjegoi se përqendrimi maksimal në këtë pikë të sezonit ka ndihmuar ekipin që të kthehet te seria e rezultateve pozitive dhe të largohet nga zona e vështirë.

    “Unë mendoj që nga ana psikologjike skuadra është në gjendje të mirë edhe për shkak të rezultateve të fundit. Por kjo është gjithmonë një indicie për ta, për ta filluar ndeshjen ose për ta përgatitur. Por brenda ndeshjes ka shumë situata që shpresojmë nesër t’i interpretojmë ashtu siç duhet, që në fund të ditës të marrim atë që kërkojmë.

    Në qoftë se çdo skuadre në botë, edhe skuadrat më të mira që janë në kontinentin tonë, po t’i heqësh agresivitetin, i bie çdo lloj produktiviteti. Kështu që do të vazhdojmë të jemi të vëmendshëm për të qenë agresiv, sepse agresiviteti na çon aty ku duhet. Qasja do të jetë e njëjtë, në çdo moment duhet vlerësuar situata.

    Unë e thashë edhe pak më parë që vlerësimi dhe interpretimi siç duhet i situatave të veçanta do të jetë ajo që mund të na çojë drejt suksesit. Sepse mendojmë që situatat janë shumë të rëndësishme në mbarëvajtjen e ndeshjes, mund ta kthejnë në favor ose disfavor. Kështu që fokusin do ta vendosim te përqendrimi dhe patjetër pastaj që brenda ndeshjes ka shumë ndeshje në anën e lëvizjes së njerëzve ose ndryshimit të lojës.

    Ndryshimet? Unë nuk dua ta ndaj në dy tablo para se të vija unë dhe kur jam unë. Unë mendoj që skuadra edhe në këto momente meritojnë komplimente të gjithë djemtë. Është rritur përgjegjshmëria, sepse javët ikin dhe për të marrë pikët zvogëlohet mundësia. Kështu që përgjegjshmëria dhe ajo që ne kemi ardhur në pikën e fundit të sezonit dhe tani merren gjithë frytet, kjo ka bërë që djemtë ta vlerësojnë më shumë çdo moment të lojës.

    Kalendari ferri? Patjetër që në letër mund të duket më të vështira, por nga ana nga ana psikologjike mund të jetë edhe disi më favorizuese për ne. Sepse kur luan me skuadra që janë aty në fundin e tabelës, stresi është më i madh dhe ka dhe edhe gjë të mirë që skuadrat që ne përballemi kanë dhe ato objektivin e tyre. Kështu që kur dy skuadra janë brenda objektive dhe ndeshja bëhet më e luftuar dhe ndeshja bëhet më e barabartë në disa momente. Na mungojnë dhe pesë ndeshje, por nuk duhet të mendojmë për ndeshjet që vijnë pas kësaj, por duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme”, tha Orges Shehi para gazetarëve.

  • “Meritokraci mbi emra”/ Orges Shehi paralajmëron ndryshime pas humbjes në Shkodër, trajneri tregon si do të ringrihet Tirana pas 3-1

    “Meritokraci mbi emra”/ Orges Shehi paralajmëron ndryshime pas humbjes në Shkodër, trajneri tregon si do të ringrihet Tirana pas 3-1

    Vllaznia ka fituar me përmbysje në shtëpi përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i bardhebluve, Orges Shehi.

    “Emergjencë? Pavarësisht se ditët janë të pakta, jemi munduar që gjërat bazë të funksionin më mirë. Kërkojmë pasime të lojtarëve që janë nën presion, të atyre me shpinë. Ata me shpinë kërkojnë të mbajnë topin. Më vjen keq sepse golat i kemi marrë edhe prej gabimeve tona. Patjetër që Vllaznia mund të ishte pak më dominante, sistemi, lojtarët kanë 1 vit me trajnerin, por nuk duhet të pësonim ato gola.

    Tirana me 4 mbrojtës? Sigurisht që ndeshja e parë, 3 ditë janë. Parapëlqej më shumë linjën me 4 edhe pse lojtarët mund të ndryshojnë pozicionet. Ne e futëm Verën në qendër, por Rafa kishte detyrë tjetër. Kur ai hapej në krahë, uingeri ynë ishte shumë poshtë dhe nuk ndrrohej krahu, na vinin në vështirësi. Patjetër që edhe kur është ndeshja 3-1, vështirësia shtohet. Po ta shikoni golin e 3-të, është një mbajtje e topit nga mesfushori ynë që duhet të ishte lart. Ashtu erdhi goli dhe pastaj bëhet më e vështirë. Ideja kjo ishte, të kishim njerëz për pasime të shkurtra.

    Kam shumë punë për të bërë, sidomos prapavijë? Patjetër është punë e madhe, na duhet të fitojmë ndeshjet. Duhet të ndërtojmë për të shkuar te goli, edhe duke qëndruar prapa, përsëri pësohen gola. Na pret një punë e madhe, që të paktën t’ja ngulisim në kokë lojtarëve se si duhet të dalim nga presioni. Nuk mbahet topi në zonat e rrezikshme, mbajtëm topin me shpinë 40 metra larg portës sonë. Nëse nuk përmirësohemi në gjërat bazë, do ta kemi të vështirë.

    Çështje e portierit Tafas, s’ka qenë as në stol? Ka dëmtim, dje ka bërë edhe një eko dhe i ka dalë dëmtim. Duhet të rrijë pushim 8 ditë, nuk kemi kohë për çështje. Kemi kohë të kuptojmë se kush do të japë maksimumin, ka fushën aty. Unë nuk jam këtu për të krijuar çështje, jam që lojtarët të japin maksimumin. Pa luftë nuk ka asgjë, javët sa vijnë e ikin.

    Ndeshja e parë që e patë Tiranën nga afër, më e vështirë sesa e mendonit? Është e vështirë, e kam marrë përsipër këtë punë. Nuk them që lojtarët nuk janë të duhurit. Por ne të zgjedhim të duhurit për të hedhur në fushë dhe të mbajmë përgjegjësinë deri në fund. Ditët ishin të pakta, do të kemi ditët në vijim, për të parë dhe bërë zgjedhjet e duhura. Zgjedhjet do të jenë, ai që jep më shumë, ai do të luajë. Nuk ka lojtarë që premton apo jo, vetëm meritokraci. Ka edhe shumë javë përpara, kam besim që do të dalim nga kjo situatë”, tha Shehi.

    LEXO ME SHUME:“Klasikja” flet shkodrançe! Tirana ndizet me Xhixhën, Vllaznia përmbys bardheblutë me dëshirë (video)

  • E FUNDIT/ Nuk ka asnjë dyshim, Orges Shehi rikthehet në Superiore, firmos me…

    E FUNDIT/ Nuk ka asnjë dyshim, Orges Shehi rikthehet në Superiore, firmos me…

    Me zyrtarizimin e largimit nga Ballkani, thuajse plotësohet “mozaiku” i rikthimit të trajnerit Orges Shehi në Superiore. Ka mbetur vetëm të mësohet se cila do të jetë skuadra e re e durrsakut, Teuta, Partizani apo ndonjë emër surprizë.

    Të gjitha rrugët duket se e çojnë Shehin në qytetin e tij të lindjes. Në fakt, ai duhej ta kishte marrë drejtimin e Teutës që në verë, kur edhe adresoi disa ish-lojtarë të tij të firmosnin pikërisht te kjo skuadër, por në atë kohë kontrata me Ballkanin u bë pengesë.

    Tashmë kjo pengesë nuk është më dhe trajneri durrsak mund të zgjedhë i lirë. Një tjetër indicie për uljen e Shehit në stolin e Teutës është se ai ka ndjekur nga afër dy ndeshjet e fundit të “Djemve të Detit”. Aktualisht Teuta drejtohet nga trajneri Enkeleid Dobi, por rezultatet e fundit dhe sidomos humbja në “Niko Dovana” me Partizanin, i kanë lëkundur ndjeshëm pozitat e tij.

    Sapo u mësua lajmi se Orges Shehi kishte dhënë dorëheqjen nga Ballkani, përveç Teutës, u përfol edhe për një rikthim të mundshëm të tij te Partizani, por kjo gjë ka shumë pak gjasa të ndodhë. Trajneri duket i destinuar për të drejtuar skuadrën ku ka nisur karrierën si futbollist.

    Orges Shehi e ka nisur karrierën si trajner te Skënderbeu, më pas ka drejtuar Kukësin, Tiranën dhe Partizanin në Superiore, ndërsa eksperiencën e fundit e pati te Ballkani në Kosovë.

  • Probleme me pagat dhe merkato e bllokuar, Shehi i paraqet dorëheqjen drejtuesve të Ballkanit, drejt rikthimit në Superiore

    Probleme me pagat dhe merkato e bllokuar, Shehi i paraqet dorëheqjen drejtuesve të Ballkanit, drejt rikthimit në Superiore

    Orges Shehi nuk duket se e ka të gjatë te Ballkani. Trajneri i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve dhe duket çështje kohe, që të largohet nga Kosova. Mediat tregojnë se Shehi ia ka komunikuar vendimin edhe lojtarëve. Vetë Ballkani ka bërë mirë këtë edicion, ndërsa zhgënjim mund të shikohet vetëm ndeshja e fundit që u humb me Drenicën. Probleme me rrogat, dy muaj pa u kaluar dhe merkatoja e janarit e bllokuar ka bërë Orges Shehin të paraqesë doreheqjen.

    Fakt është se Orges Shehi u paraqit së fundmi në tribunën e stadiumit “Niko Dovana”, për ndeshjen Teuta-Partizani. Me të kuqtë ishte për herë të fundit trajner në Superiore, ndërsa u largua pas ndeshjeve në Europë në sezonin 2024/25.

    Kështu nuk përjashtohet mundësia, që të ketë rikthim të bujshëm në elitën e futbollit shqiptar. Teuta aktualisht mban vendin e pestë me 15 pikë. Partizani me 3 pikë më pak ndodhet në pozitën e tetë.

    LEXO ME SHUME:Vjen qetësia pas furtunës, Daja bën lëvizjen surprizë pas pushimit të kampionatit

  • Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake

    Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake

    Teuta është në kërkim të një trajneri për sezonin e ri. Ndonëse zgjedhja e parë ka qenë Orges Shehi, ky i fundit nuk largohet nga Ballkani, të paktën deri pas Europës. Në këto kushte, pronarët e rinj të Teutës kanë dy opsione për stolin durrsak.

    I pari është Enkeleid Dobi, i cili më parë ka drejtuar Kukësin, por edhe skuadra të tjera, ndërsa tjetri është Ledian Memushaj. Të dy ish-lojtarë të kombëtares shqiptare.

    Dobi ka drejtuar më parë Gornik Polkouice, deri në shtator 2024, ndërsa më parë ka qenë trajner te Kukësi dhe Widzew Lodz. Me vendlindje në Durrës, ai është një trajner që ka profilin e duhur për një skuadër që do të pretendojë.

    Memushaj është disi më ndryshe. Edhe vlonjati e njeh kampionatin shqiptar pasi ka qenë ndihmës te Dinamo, në tetë takimet e Di Biagios. Më pas ai largua nga blutë. Të dy janë emra që përfliten për stolin e bluve të Durrësit, që pritet të ndryshojnë shumë gjatë kësaj vere.

    KOTOBELLI RINOVON ME TEUTËN

    Blerim Kotobelli ka vendosur të rinovojë me Teutën deri në vitin 2027. Kapiteni do të vazhdojë kështu me durrsakët duke kontribuar me eksperiencën e tij.

    Teuta po vijon me projektin e edicionit të ri. Dy firma të bujshme që tregohen janë të Selmanit dhe Përgjonit, që e mbyllën te Tirana. Durrsakët tregojnë kështu se fokus të madh ka reparti difensiv. Kujtojmë se Jazxhi ndodhet aktualisht në huazim te Vllaznia, një element që ka bërë mjaft mirë me Teutën.

    Kotobelli, që rinovoi, ka mbi 250 ndeshje me Teutën. Eksperienca e tij që po vijon në Durrës ka nisur nga viti 2021.

    LEXO ME SHUME:Pa trajner, drejtor sportiv dhe lojtarë, Tirana shtyn datën e përgatitjeve

  • E FUNDIT/ Partizani gjen pasuesesin e Orges Shehit, drejt firmës me teknikun kroat (EMRI)

    E FUNDIT/ Partizani gjen pasuesesin e Orges Shehit, drejt firmës me teknikun kroat (EMRI)

    Partizani është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit të Orges Shehit.Mësohet së fundmi se të kuqtë janë pranë akordit me trajnerin serb Aleksandar Veselinoviç, i cili me shumë gjasa do të jetë “timonieri” i ri i “Demave”.

    Skuadra e fundit që 54-vjeçari ka drejtuar është Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu vlen të theksohet fakti se serbi Veselinoviç ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Ponedelnik, Suduva, Vojvodina, Spartak Subotica, Çukariçki dhe Al Batin. Gjithashtu ai ka qenë trajner edhe i kombëtares së moshave të Serbisë.