Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Orges Shehi

  • Orges Shehi i thotë lamtumirë Tiranës, gazeta maqedonase zbulon skuadrën e re të trajnerit

    Orges Shehi i thotë lamtumirë Tiranës, gazeta maqedonase zbulon skuadrën e re të trajnerit

    Orges Shehi është shumë pranë largimit nga Tirana. Lajmi i bujshëm vjen nga Maqedonia, ku raportohet se tekniku i cili shpalli kampion kryeqytetasit në edicionin e kaluar dhe humbi titullin vetëm në javët e fundit në këtë edicion, është shumë pranë firmës me Shkëndijën e Tetovës.

    Mediat maqedonase bëjnë të ditur se Shehi ka qenë në bisedime prej disa ditësh me Shkëndijën, nga drejtimi i të cilës është larguar vetëm pak ditë më parë Qatip Osmani. Ardian Nuhiu dhe Muarem Bajrami ishin raportuar se do të përbënin dyshen drejtuese të Shkëndijës për këtë edicion, por në Maqedonine e Veriut bëjnë të ditur se akordi nuk është arritur.

    Shehi ka qenë edhe më parë në negociata me klubin tetovar, që kishet kërkuar të siguronte shërbimet e tij. Por ai vendosi të mos largohej nga Tirana për të mbyllur këtë edicion. Megjithatë, përfundimi me një zhgënjim të madh siç ndodhi në këtë sezon në Superiore, mund ta bindë teknikun e bardhebluve që të ndërrojë pankinë dhe të zhvendoset në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

  • Pankinat e Kategorisë Superiore me valë shkarkimesh dhe emërimesh, vetëm Collela, Kapllani e Shehi mbijetojnë

    Pankinat e Kategorisë Superiore me valë shkarkimesh dhe emërimesh, vetëm Collela, Kapllani e Shehi mbijetojnë

    Trajnerët janë hallka më e sakrifikuar në Superligën shqiptare. Vllaznia u bë ekipi i tetë i Superligës që ndryshon trajner. Pavarësisht besimit për pak ditë të Auron Milotit, kuqeblutë arritën të gjenin një trajner të ri. Goce Sedloski u zgjodh në krye të shkodranëve të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

    Tekniku nga Maqedonia e Veriut vjen me një mal me eksperiencë në Shkodër, aty ku duhet të injektojë edhe rezultatet pozitive që mungojnë prej disa javësh. 48-vjeçari që në të kaluarën ka drejtuar Shkupin në Superligën maqedonase do të tentojë që të fitojë trofe në të dy frontet me Vllazninë, e cila pavarësisht diferencave është në garë për titullin kampion të Superligës.

    Me përjashtim të Partizanit, Erzenit dhe Tiranës, të gjithë skuadrat e tjera kanë ndryshuar trajner në këtë sezon futbollistik, e natyrisht gjithçka lidhet me rezultatet. Si Collella ashtu edhe Shehi kanë bindur në kryeqytet, duke qënë kockë e fortë dhe vazhduar projektin e ndërtuar nga vetë ata prej fillimit të sezonit. Zgjidhje që natyrisht sjell frytet e duhura, me dy ekipet e kryeqytetit që janë shumë pranë titullit kampion.

  • Tjetër kandidat për stolin e Tiranës/ Ish-kapiteni i Partizanit mund të drejtojë bardheblutë

    Tjetër kandidat për stolin e Tiranës/ Ish-kapiteni i Partizanit mund të drejtojë bardheblutë

    Pas largimit të Nevil Dedes, te Tirana janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri që do i besohet drejtimi i skuadrës.

    Mësohet se së fundmi në skenë për të marrë drejtimin e Tiranës ka dalë ish-kapiteni i Partizanit, Orges Shehi, i cili në Superiore ka drejtuar si trajner Kukësin dhe Skënderbeun.

    Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili.

    Përveç Shehit, kandidatë për të marë drejtimin e Tiranës janë edhe: Alban Bushi, Skënder Gega dhe Bledar Devolli.

    Burimi: PANORAMASPORT.AL