Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Orges Shehi

  • Dy golat e pësuar dhe humbja me përmbysje, Orges Shehi: Mbrojtja duhet ta zgjidhte më mirë, do punojmë nesër për Vllazninë

    Dy golat e pësuar dhe humbja me përmbysje, Orges Shehi: Mbrojtja duhet ta zgjidhte më mirë, do punojmë nesër për Vllazninë

    Partizani zhgënjeu në shtëpi teksa u mposht nga Laçi me përmbysje 1-2. Orges Shehi vazhdon kështu rekordin negativ ndaj Mirel Josës dhe në përfundim të ndeshjes dha prononcimin e tij për MCN TV.

    “Sot humbëm pasi shpërodruam shumë, filluam duke i dhënë zemër kundërshtarit. Hymë në presion duke humbur raste. Duhet të bënim më mirë në mbulim dhe përqëndrim në zonë. Të qajmë mungesat është e pavëndë. Kishim ndeshjen në dorë dhe të vjen keq për këtë pasi patëm shumë raste para portës.

    Duhet ta zgjidhnim më mirë vendosjen në mbrojtje. Na vjen keq që humbëm, por do të mësohemi me këto situata. Na ngelet për të punuar për gjërat e mira. Futbolli kështu është, e humb ndeshjen edhe kur s’e meriton. Golat na erdhën nga butësia jonë. Egoizimi apo shpërdorimi i rasteve, kush ndikoi më shumë? Janë të lidhura të dyja, por shpërdorimi i rasteve fut në presion skuadrën. Nuk i vejmë gishtin lojtarëve. Duhet të fokusohemi e të ndërgjegjësohemi. Kalendari i tillë është, do punëojmë që nesër për ndeshjen e Kupës, pastaj për Vllazninë.”

  • “Trajneri rri gjatë në një klub serioz”/ Orges Shehi “kunj” Halilit në konferencën e Partizanit: Në profesionin tonë duhet të jemi… (video)

    “Trajneri rri gjatë në një klub serioz”/ Orges Shehi “kunj” Halilit në konferencën e Partizanit: Në profesionin tonë duhet të jemi… (video)

    Orges Shehi është prezantuar si trajneri i Partizanit në zyrat e stadiumit “Arena e Demave”. Ish-timonieri bardheblu tregoi se përse zgjodhi kuqtë dhe se gjithashtu objektivi është titulli kampion. Ai ceku pak dhe largimin e tij nga Tirana, ndoshta në një farë mënyre edhe duke “shigjetuar” Refik Halilin për largimin që i bëri nga klubi.

    “Ne jemi profesionistë dhe kërkojmë që në profesionin tonë të jemi serioz,strikt, në ato që kemi parimet tona. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që kalon nga një klub, në një klub tjetër. Këtu dua të rri sa më gjatë që të jetë e mundur,sepse dihet që trajneri rri sa më gjatë në një klub serioz, ku përgjegjësia është e madhe dhe kryesorja janë rezultatet”

  • “I lumtur që u riktheva te Partizani”/ Shehi harron të shkuarën si bardheblu: Shpresoj të rri sa më gjatë këtu

    “I lumtur që u riktheva te Partizani”/ Shehi harron të shkuarën si bardheblu: Shpresoj të rri sa më gjatë këtu

    Oregs Shehi është prezantuar si trajneri i Partizanit në zyrat e stadiumit “Arena e Demave”. Ish-timonieri bardheblu tregoi se përse zgjodhi kuqtë dhe se gjithashtu objektivi është titulli kampion. Ai ceku pak dhe largimin e tij nga Tirana dhe ndjesitë që ka si një trajner që do drejtojë dy klubet e kryeqytetit brenda një harku kohor të shkurtër.

    “Por jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që kthehem te Partizani. E shikoj që ka ndryshuar goxha nga periudha që kam qenë, si në infrastrukturë por dhe sa i përket ecurisë dhe titujve. Kështu që na mbetet një punë e madhe për ta mbajtur në këto standarde por edhe për ta çuar dhe më lartë. Shpresoj që këtu të rri sa më gjatë të jetë e mundur, sepse dëshira e trajnerit është që të rri sa më shumë dhe kryesore janë rezultate.

    Nuk dua që t’i rikthehem ndarjes me Tiranën, sepse mendoj se çdo gjë është profesionale dhe jo personale, të paktën në këndvështrimin tim. Kështu që dua të fokusohem te e ardhmja, këtu ku jam sot. Shpresoj që këtu të rri sa më gjatë të jetë e mundur, sepse dëshira e trajnerit është që të rri sa më shumë dhe kryesore janë rezultate.” Përfundoi Shehi.

  • Partizani ka punuar në fshehtësi kur ishte trajner i Tiranës, Abilaliaj: Projektin me Orges Shehin e kemi nisur që më 5 tetor

    Partizani ka punuar në fshehtësi kur ishte trajner i Tiranës, Abilaliaj: Projektin me Orges Shehin e kemi nisur që më 5 tetor

    Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Partizanit dhe më në fund këtë zë të amplifikuar të merkatos e pranojnë edhe në kampin e kuq. Arbër Abilaliaj ndaj Erzenit mbyll ciklin si trajner i Partizanit për t’iu rikthyer me kohë të plotë detyrës parësore, drejtor teknik i “demave të kuq”. Ka qenë vetë Abilaliaj që në daljen e sotme para mediave e ka pranuar se zyrtarizimi i me trajnerin Orges Shehi do të vijë shumë shpejt dhe projekti me ish-portierin dhe kapitenin e Partizanit ka nisur që nga data 5 tetor.

    “ Siç dhe ju e dini vazhdojmë t’i qëndrojmë planit që kemi bërë në nisjen e këtij projekti ka që në verë. Ditët në vijim kemi pasur akord total prej shumë kohësh me trajnerin. Besoj që shumë shpejt do jetë dhe dita për të bërë zyrtarizimin. Kjo është në aspekt të dytë, sepse më e rëndësishme ndeshja nesër, kjo është ajo që duhet të kemi vëmendje maksimale. Gesi ishte projekt qe kemi filluar të punojmë që në 5 tetor dhe besoj ditët në vazhdim do ta konkretizojmë”.

  • Transferimi te Partizani, Orges Shehi vendos të thotë të vërtetën

    Transferimi te Partizani, Orges Shehi vendos të thotë të vërtetën

    Pas çmimit të fituar si “Trajneri i Vitit”, Orges Shehi ka folur për atë që prej muajsh po përflitet si trajner i Partizanit. Ish-tekniku i Tiranës u shpreh se diçka e tillë nuk është e vërtetë, ndërsa theksoi se nuk është mirë të flitet ndërsa aktualisht Partizani e ka një trajner.

    “Për momentin nuk ka asgjë konkrete, nuk më vjen mirë që emri im etiketohet, qoftë për mua ashtu edhe për trajnerin e atij klubi, por media e tillë është dhe këtë punë ka, ndaj duhet ta respektojmë.”-u shpreh Orges Shehi

  • Orges Shehi shpallet për herë të dytë “Trajneri i Vitit”, mposht Josën dhe Tetovën

    Orges Shehi shpallet për herë të dytë “Trajneri i Vitit”, mposht Josën dhe Tetovën

    Mbrëmja gala “Më të Mirët 2023”, organizuar nga FSHF, po merr jetë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit ku po njihen protagonistët e vitit në futbollin vendas. Gianni De Biassi dhe Eduardo Reja janë ngjitur në skenë për të dhënë çmimin “Trajneri i Vitit 2023”. Orges Shehi është fituesi dhe të dy ishte ish-trajneri i Kombëtares De Biasi që tha emrin.

    Të nominuarit ishin Mirel Josa, aktualisht trajner i Laçit, Edlir Tetova trajner i Egnatias dhe Orges Shehi. Kujtojmë se kjo është hera e dytë për trajnerin Shehin, që mbylli aventurën me Tiranën.

  • E FUNDIT/ Mbyllet çështja Shehi-Tirana, ish-tekniku “fundos” financiarisht klubin, zbulohet vendimi

    E FUNDIT/ Mbyllet çështja Shehi-Tirana, ish-tekniku “fundos” financiarisht klubin, zbulohet vendimi

    Orges Shehi dhe Tirana kanë përfunduar seancën në  Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve. Sipas informacioneve të fundit, 46-vjecari do të përfitojë pagat e tre muajve të prapambetura, konkretisht, korrik,gusht dhe shtator. Përveç pagave të prapambetura,

    Orges Shehi do të marrë pagën e çdo muaji deri në fund të kontratës, që lidhi me Tiranën më 31 maj të vitit 2023. Paga e Orges Shehit është 8 mijë e 500 euro, një shumë e madhe që pritet të rëndojë në bilancin e klubit bardheblu, ajo që bën më tragjike sitautën është fakti se tani Orges Shehi është trajner i lirë dhe mund të firmosë nga momenti në moment me çdo skuadër, madje Partizani është në pritje.  

  • Goditja financiare mund të vijë nga salla e gjyqit, Tirana në hall; paga e Orges Shehit mund të dëmtojë “arkën” e klubit

    Goditja financiare mund të vijë nga salla e gjyqit, Tirana në hall; paga e Orges Shehit mund të dëmtojë “arkën” e klubit

    Rezultatet stonojnë dhe atmosfera në kampin bardheblu është e gjitha e tensionuar. Ahmataj dhe drejtuesit e klubit po mundohen të mos trazojnë më tej ujërat, por nga ana tjetër, me këtë ritëm Tirana nuk mund të shkojë asgjëkundi, sidomos duke patur parasysh si lejoi një rikuperim nga 0-2 në 2-2 në Laç, aspak e zakontë për 26 herë kampionët e vendit. E tani shqetësimi rritet sepse prapa po vijnë Vllaznia e Dinamo, pa harruar Skënderbeun dhe “Final Four” mund të mos jetë kaq i sigurtë.

    Kur mbeten edhe dy javë deri në mbylljen e gjysmës së kampionatit, shifrat e Ahmatajt nuk janë fare optimiste. Në 10 javë, janë vetëm 3 fitore e po aq humbje, me katër barazimet, që i bëjnë llogaritë të sikletshme. 13 pikë në 30 të mundshme, ndërkohë që Egnatia është distancuar tani në +10 pikë nga Tirana.

    Goditjet në fushë, në fakt, mund të mos jenë të vetmet që rrezikojnë sezonin bardheblu. Çështja Shehi është në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve dhe mes të enjtes e të premtes do të marrë një drejtim përfundimtar. Një faturë financiare e rëndë për tu paguar, sepse paga e ish-teknikut ishte 8500 euro dhe për më tepër bardheblutë kanë në listpagesë tani edhe Ahmatajn.

    Në këtë pikë, shpëtimi mund të jetë janari, ku pjesët e çmuara të Tiranës, që kanë treg jashtë kufijve, mund të bëhen të sakrifikuar, duke filluar nga Hasani.

  • Partizani pret Orges Shehin, një skuadër shqiptare mund t’i prish tratativën klubit të kuq

    Partizani pret Orges Shehin, një skuadër shqiptare mund t’i prish tratativën klubit të kuq

    Orges Shehi, i cili prej kohësh është pushim, pas largimit nga Tirana, mund të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. Klubi tetovar e kishte objektiv 46-vjeçarin në verë, para se të firmoste me Ardian Nuhiun që u largua sot nga drejtimi.

    Kujtojmë se asokohe kur përflitej Shehi, Tirana ia doli të fitonte konkurrencën dhe rinovoi. Durrsaku zgjodhi të vazhdonte në krye të bardhebluve, ndërsa situata ka ndryshuar tashmë.

    Largimi i tij nga kryeqytetasit, bëri që Partizani të futej në bisedime. Kujtojmë se Shehi pret përgjigje nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, për të qenë i lirë nga Tirana fillimisht. Më pas mbetet për t’u parë kush do jetë destinacioni i radhës.

  • Një kroat-gjerman i prish punë Orges Shehit për stolin e Partizanit, zbulohet profili që pëlqehet nga drejtuesit

    Një kroat-gjerman i prish punë Orges Shehit për stolin e Partizanit, zbulohet profili që pëlqehet nga drejtuesit

    Stoli i Partizanit që prej largimit të Zoran Zekic është i lirë. Përkohësisht drejtimin e demave e ka në dorë drejtori sportiv i të kuqve, Arbër Abilaliaj.  Kryeqytetasit janë skuadra e momentit në Superiore, teksa kanë siguruar 6 fitore rresht në kampionat, rezultate këto që mbajnë Partizanin në vendin e parë në klasifikim.

    Por gjithsesi drejtuesit vazhdojnë punën për gjetjen e një timonieri. Sipas shtypit të shkruar në skenë ka dalë emri i një 44-vjeçari. Bëhet fjalë për Tomislav Stipic, i cili mbylli aventurën e tij te Riga.

    Në fakt trajneri gjerman u tentua edhe në merkaton e verës, para se Gaz Demi të vendoste për Zoran Zekic. Në atë periudhë diçka e tillë nuk u arrit dhe tashmë emri i 44-vjeçarit endet sërish në tavolinën e kreut të demave. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, teksa një kandidat potencial që përflitet për të marrë drejtimin e Partizanit ëhtë edhe Orges Shehi.