Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Orges Shehi

  • Partizani, dy lojtarë drejt Belgjikës e Spanjës, Orges Shehi vendos piketat e merkatos

    Partizani, dy lojtarë drejt Belgjikës e Spanjës, Orges Shehi vendos piketat e merkatos

    Kampionë e nënkampionë në dy edicionet e fundit, por fakti që nuk arriten dot te mbronin titullin pritet të shkaktojë një revolucion te të kuqtë. E para do të ketë largime me peshë dhe e dyta sepse tekniku Orges Shehi për herë të parë që kur ka mbërritur do të përfshihet në merkato me kërkesa sipas nevojave të tij.

    Në merkato janë kërkuar katër lojtarë: dy mbrojtës krahu e dy qendre, por gjërat mund të ndryshojnë në varësi të daljeve. Pikërisht kështu sepse Gueye Maguette dhe Arinaldo Rrapaj janë të destinuar ti thonë lamtumirë Partizanit. Shkatërruesi është një hap larg transferimit te Villareal, ndërsa fantazisti sezonin e ardhshëm do të luajë në Belgjikë, edhe pse nuk specifikohet ende klubi i tij i ri.

    Nikulic është jashtë planeve të Shehit dhe është lënë i lirë, ndërsa me të ardhurat, që nuk do të jenë të vogla, nga Maguette dhe Rrapaj, do të ndërhyhet në merkato. Xhuliano Skuka do të rikthehet te Metz pas huazimit, por klubi ka ndërmend të tentojë një tjetër sezon, këtë herë të plotë për qendërsulmuesin, që e mbylli kampionatin në rritje. Në skadence kontrate janë tre lojtarë, qendërmbrojtësi Sota, mbrojtësi i majtë Atanaskoski dhe Zekolli.

  • Rasti i Taipit dhe presioni i lojtarëve, Shehi gjen justifikimin e humbjes: Po të ishte gol ai rast do flisnim ndryshe

    Rasti i Taipit dhe presioni i lojtarëve, Shehi gjen justifikimin e humbjes: Po të ishte gol ai rast do flisnim ndryshe

    Orges Shehi foli për MCN TV pas përfundimit të finales me Egnatian. Të kuqtë humbën dhe duhet të mjaftohen me vendin e dytë të Superiores. Trajneri i Partizanit nuk kishte si të fshihte mërzitjen duke patur edhe pengjet e tij.

    NDESHJA- I mërzitur, po të shënonim do të ishte histori tjetër. Morëm një gol të evitueshëm, patëm raste me Taipin, po të shënonim do ishte ndryshe. Pishmane? Nuk ishte punë zgjedhjesh, presioni është i madh dhe ndikon te lojtarët. Në pjesën edytë ishim ne prezent te zona kundërshtare.

    RASTET- Episodet vendosin dhe kështu ndodhi sot. Rezultati është i tillë.Ndryshon komplet rrjedha nëse finalizohen rastet. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të qajmë ato raste të humbura. Egnatia u përshtat më shumë me terrenin, ishte agresive, luajti me topa të gjatë. Shënoi edhe golin me një top në zonë që na vjen keq si iku. Kundërshtari shfrytëzoi rastin e vetëm që kishte.

    SITUATA-Jemi të mërzitur, por s’kemi ç’bëjmë. Arbitri? Nuk e di nëse goli ishte i rregullt apo jo. Arbitri duhet të lejonte agresivitetin. Për rastin e golit që shënuam nuk e di si e keni inetrpetuar ju”, tha Shehi.

  • “E kisha frikë këtë ndeshje”, Orges Shehi i çliruar pas suksesit me Skënderbun: Egnatia apo Vllaznia? Preferoj…

    “E kisha frikë këtë ndeshje”, Orges Shehi i çliruar pas suksesit me Skënderbun: Egnatia apo Vllaznia? Preferoj…

    Orges Shehi e ka cilësuar të merituar kalimin e skuadrës së Partizanit në finalen e kampionatit. Trajneri i të kuqve, ka theksuar pas sfidës ndaj Skënderbeut se e kënaqte me shumë fakti që skuadra kishte vazhdimësi.

    FITORJA-Kjo ishte fitorja e 6-të, kërkoja nga skuadra të vazhdojë me këtë ritëm e të ketë ekuilibër. Disa elementë ndryshojnë në bazë të kundërshtarit, por vazhdimësia të jep besim se në 6 ndeshje kemi shënuar 10 gola e pësuar 1. Besimi i madh do përqendrim, se ndoshta lirohesh pak dhe humb përqendrimin se dihet që finalet janë me një takim. Por vijmë në këtë finale me performancë të mirë dhe besim.

    NDESHJA-Këtë jave e kemi përgatitur me qetësi, e kemi përgatitur si derbi, me qetësi dhe përqendrim. E kam thënë edhe në konferencë që skuadra tregon qëndrueshmëri dhe mentalitet. Kjo ndihmon të qenit pretendent dhe favorit, si të tillë u sollën lojtarët sot. Më vjen mirë që kanë këtë mentalitet, fanella që mbajmë mbi supe na ndihmon të jemi gjithmonë aty ku duhet.

    KUNDËRSHTARI-Faktikisht ka qenë ndeshje me siklet, se kur luan për barazime ndoshta shërben për anën negative. I kërkova skuadrës të jenë në ekuilibër, të mos pësojmë kurrë, të bllokonim aksionet e tyre, sidomos me qendërmbrojtësit. E kemi zgjidhur mirë, duke detyruar që të binin top të gjatë dhe e kishim më kollaj. E kisha frikë vetë këtë ndeshje se kur ke dy rezultate ndoshta të kthehet negative.

    EGNATIA APO VLLAZNIA- Të dyja të forta janë. Finalja është finale, kështu që nuk kam ndonjë preferencë kush del. Por nuk besoj se do të jetë një ndeshje e shtrënguar, do jetë që dy skuadrat duan ta fitojnë, Ta shohim kush do të na bashkohet në finale”, tha Shehi për “MCN” pas ndeshjes.

  • “Nuk firmos për barazim”, Orges Shehi me ide të qarta kundër Skënderbeut: Presim mbështetje të fortë nga tifozët!

    “Nuk firmos për barazim”, Orges Shehi me ide të qarta kundër Skënderbeut: Presim mbështetje të fortë nga tifozët!

    Partizani do të luajë përballë Skënderbeut, gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Sfida që do të zhvillohet më 17 maj në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00. Një ditë para kësaj sfide mjaft të rëndësishme, ka folur para mediave trajneri i “Demave”, Orges Shehi. Ky i fundit ka treguar gjendjen e ekipit si dhe vlerëson Skënderbeun maksimalisht.

    PARTIZANI- Pas 36 javëve jemi munduar që të rifreksonim pak skuadrën me disa minuta më pak në ndeshjen e fundit. Gjatë kësaj periudhe kemi punuar të riaftësojmë me grupin Taipin dhe Carën , të cilët i janë bashkuar skuadrës. Ekipi është i plotë dhe i përqendruar për takimin e nesërm. Na mungon edhe një seancë stërvitore që do të zhvillojmë sot dhe pastaj do të vendosim përfundimisht se kush do ta filloj ndeshjen nga fillimi dhe kush jo.

    SKËNDERBEU-Në këtë pikë ne do ta vlerësojmë Skënderbeun si skuadër që është renditur e katërta, që ka objektivat e veta dhe është një skuadër që ne kërkojmë ta mundim për të shkuar në finale.

    BARAZIMI-Nuk është se na favorizon shumë por duhet ta kemi si pikë orientimi për të mos ulur dozën e përqëndrimit , vlerësimit dhe motivimit. Në futboll gjithçka ndodh dhe nuk duhet ta mendojmë që edhe me barazim kalojmë në finale. Objektivi ynë i vetëm është që të jemi në finalen e 26 Majit.

    ATMOSFERA E TIFOZËVE-Ata janë lojtari ynë i 12-të. E kam thënë edhe herë të tjera, gjej rastin ti falenderoj sepse edhe kur s’kemi qenë aty ku duhet ata kanë qenë gjithmonë në nivelin e tyre, gjithmonë prezent. Kam besim që nesër do të jenë si përherë në mbështetje të skuadrës. Nuk e di se çfarë efekti do të ketë atmosfera e tyre te Skënderbeun, por te ne është e sigurtë që ka efekt shumë të  madh.

  • “Nuk na ka buzëqeshur shorti me Skënderbeun”, Orges Shehi “diplomat” përpara takimit ndaj korçarëve: Është një kundërshtar që të dëmton në çdo moment

    “Nuk na ka buzëqeshur shorti me Skënderbeun”, Orges Shehi “diplomat” përpara takimit ndaj korçarëve: Është një kundërshtar që të dëmton në çdo moment

    Partizani do të përballet me Skënderbeun në 17 maj në orën 20:00 dhe pas shortit ka folur trajneri i të kuqve, Orges Shehi.

    “Nuk mendoj që na ka buzëqeshur shorti, ishim koshientë që të 4 skuadrat i kanë shanset e barabarta. Nuk është letra ajo që vendos por ajo që skuadrat kanë prodhuar dhe dhënë në fushë. Patjetër që luajmë në një stadium që ne e kemi shkelur më shumë se të tjerët, por nuk është determinante. Mendoj dhe besoj që skuadra do të mbështetet nga tifozët pasi e kanë bërë gjatë gjithë kampionatit, e pres edhe tani në “Final 4″.

    Do të jemi të vëmendshëm për të marrë maksimumin dhe për të kënaqur tifozët në stadium. Unë mendoj se mund të jetë si një ndeshje Kupe, nuk do të mendojmë që kemi dy rezultate në favor, Skënderbeu është një skuadër e re që të dëmton nga momenti në moment. Pas këtyre fitoreve shpresoj të vazhdojmë në vazhdën e tyre”, deklaroi Orges Shehi për mediat.

  • “Futemi në një fazë ku duhet fati”, Orges Shehi do një ndihmë nga lart për titullin: Duhet të kemi kujdes nga Erzeni

    “Futemi në një fazë ku duhet fati”, Orges Shehi do një ndihmë nga lart për titullin: Duhet të kemi kujdes nga Erzeni

    Partizani do të luajë këtë të shtunë përballë Erzenit në shtëpi, ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të, pra të fundit të kampionatit të këtij sezoni. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për “Demat” të cilët kërkojnë fitoren me doemos për të mbajtur vendin e dytë, vend i cili ka avantazhe në Final 4. Pikërisht për këtë ndeshje, por edhe për kontratat e lojtarëve ka folur trajneri, Orges Shehi.

    NDESHJA– Fitorja është fitore dhe sigurisht që ndikon në rritjen e moralit dhe kur është në vazhdën e një vazhdimësie të mirë. Kemi marrë maksimumin dhe vendin e dytë atë që kemi dashur prej kohësh. Nesër na duhet një tjetër sforco për të mbyllur 36 javë kampionati dhe për të nisur ciklin e Final 4. Ne e dinim që kjo javë e fundit e kampionatit do të kishte ngjeshje.

    ROTACIONI-Jemi munduar që të bënim një rotacion të pjesshëm pa e prishur strukturën e skuadrës. Nesër mund të kemi 3 ose 4 prurje të reja, por pa prishur fizionominë e skuadrës, na rikthehet edhe Maguette që ishte i pezulluar me kartona”, u shpreh fillimisht Shehi.

    ERZENI DHE KUKËSI-“Janë dy skuadra që për fatin e tyre të keq kanë zbritur një Kategori më poshtë. Kanë karakteristika të ndryshme. Ndaj Kukësit ishim në transfertë, ndërsa nesër do të luajmë në shtëpi. Por kjo nuk e bën aspak të lehtë, pasi mendoj se Erzeni ka në përbërje lojtarë me më shumë cilësi se Kukësi, ka lojtarë që shumë mirë mund të luajnë në çdo skuadër. Kur përballesh me elementë cilësorë duhet të jesh i kujdesshëm”.

    RIKTHIMET-Por në këtë pjesë të rëndësishme të kampionatit të na rikthehen të gjithë si Cara dhe Taipi që nuk janë bashkuar me grupin”.

    KATËR FITORET RADHAZI-“Në konfigurim apo në atë që shfaq skuadra në fushë, ndikojnë edhe lëvizjet e trajnerëve. Kurse në këtë pjesë të rëndësishme ne na vjen mirë që vijmë me një seri fitoresh. Nesër duhet të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren nesër dhe kjo përkon me fundin e kampionatit. Skuadra nuk është e ngurtë, pasi kur nuk arrin të fitosh, skuadra ngurtësohet. Dhe me fitoren e nesërme shpresojmë mos ta kemi këtë problem. Futemi në një fazë që edhe fati ka pjesën e tij”.

    Sa i rëndësishëm është avantazhi vendit të parë dhe të dytë për barazimin në gjysmëfinale të Final 4?

    “Pozicionimi në pjesën e dytë është një nga objektivat duke patur parasysh dhe formulën, por kjo nuk është se të vendos në gjumë. Nesër duhet të fitojmë. Kjo pyetje i përkon ndeshjes që do të vijë, jo Erzenit”.

    LOJTARËT NË SKADENCË KONTRATE-“Unë mendoj se Sota dhe të gjithë janë të kënaqur te Partizani. Nga klubi nuk kam dëgjuar që mund të ketë dyshime për rinovimet, mund të jetë çështje burokratike për të firmosur ndonjë dokument. Këta janë lojtarët që janë pjesë e kontigjentit dhe janë pjesë e rëndësishme jona dhe nuk mendoj që të ketë mosakordin në firmosjen e kontratave të reja”. Përfundoi Orges Shehi.

    LEXO MË SHUMË: Skënderbeun e dënon një ish-futbollist, Partizani siguron “Final 4” pas fitores 1-0 (video)

  • 3 ditët e fundit për të shlyer detyrimet ndaj Orges Shehit, Tirana rrezikon heqjen e pikëve

    3 ditët e fundit për të shlyer detyrimet ndaj Orges Shehit, Tirana rrezikon heqjen e pikëve

    Në momentin më të vështirë të sezonit pas eleminimit nga Kupa e ankandi për shitjen e aksioneve më pas të pezulluar përkohësisht në pritje të rivlerësimit të aksioneve, Tirana rrezikon të humbasë vendin për në Final-Four. Goditja mund të vijë nga jashtë fushe, për shkak se klubi bardheblu nuk ka paguar 30 milionë lekët për ish-trajnerin e tyre, Orges Shehi.

    Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve u shpreh qartë në favor të teknikut 46-vjeçar dhe duke parë mungesën e veprimit e klubit Tirana, në datën 5 prill Komisioni i Etikës dhe Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit urdhëroi klubin kryeqytetas të shlyejë detyrimin brenda 30 ditësh. Afati skadon më 4 maj dhe deri më tani asnjë pagesë nuk është bërë në llogari të Shehit.

    Sigurisht që ka edhe 3 ditë kohë që Tirana të likujdojë detyrimin, dhe nëse dështon ta bëjë, atëherë rregullorja parashikon zbritjen e pikëve në renditjen aktuale të kampionatit. Bëhet fjalë për 3 deri në 6 pikë, në një kohë kur bardheblutë janë 1 pikë pas Dinamos e Skënderbeut dhe kalendarin e kanë të vështirë me transfertën e Laçit dhe Egnatias, dhe mes tyre klasiken ndaj Vllaznisë. Gjërat mund të komplikohen keq nga një zbritje e mundshme pikësh.

  • “Babai i tij është në gjendje kri#tike për jetën”, Orges Shehi me dedikim special pas fitores ndaj Tiranës, flet për të ardhmen e Maguette

    “Babai i tij është në gjendje kri#tike për jetën”, Orges Shehi me dedikim special pas fitores ndaj Tiranës, flet për të ardhmen e Maguette

    Kartona, nerv e 90 minuta intensitet. Derbi mes Tiranës dhe Partizanit përfundon me rezultatin 2-1, duke lënë të pakënaqur bardheblutë që munden në frymën e fundit. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit Orges Shehi u shpreh i kënaqur dhe se këtë sukses ia dedikon presidentit të klubit, Gaz Demi për shkak se babai i tij nuk po kalon një situatë të mirë shëndetësore.

    “Është një fitore e rëndësishme. Fitore përballë një rivali historik. Për mua më të rëndësishëm janë ata që janë në stol se sa ata që e nisin nga fillimi. Kur ndërrimet bëhen shpejt për çështje dëmtimesh, çekuilibrohesh. Mendoj që kemi fituar një ndeshje të dominuar. Fitorja është për të gjithë tifozët, por në veçanti për presidentin tonë.

    Babai i tij është në një gjendje kritike, kështu që këtë fitore ia dedikoj atij. Ka qenë periudhë që asnjëherë nuk kemi qenë të plotë. Vetëm në Rrogozhinë. Kur ke kontigjent të plotë, nuk ke dyshime dhe kërkon të implementosh atë që ti kërkon. Jam i kënaqur me atë që skuadra po jep. Po e kuptojnë që është fazë e rëndësishme dhe po tregojnë karakter dhe uri për fitore. Maget është lojtari jonë pothuajse më i rëndësishëm. Kur ke performanca të tilla ofertat janë të pranishme. Por ne nuk prishim çdo gjë për të transferuar lojtarët. Mbetet për t’u parë”.

  • “Këtë agresivitet doja”/ Orges Shehi merr frymë pas fitores ndaj Dinamos: Derbi ndaj Tiranës? S’ka rëndësi…

    “Këtë agresivitet doja”/ Orges Shehi merr frymë pas fitores ndaj Dinamos: Derbi ndaj Tiranës? S’ka rëndësi…

    Partizani rikthehet te fitorja pas katër javësh, me skuadrën e Orges Shehit që triumfoi 2-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos në sfidën e vlefshme për javën 32-të të Kategorisë Superiore.

    Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, që në këtë pjesë të sezonit luajnë për të siguruar “Final 4”, me Dinamon që jo vetëm doli pa pikë nga “Arena e Demave”, por edhe zbriti nga vendi katërt.

    Në përfundim të ndeshjes trajneri Orges Shehi dha prononcimin e tij.

    FJALËT E ORGES SHEHIT

    “Këtë agresivitet, përqëndrim e vlerësim duhet të na shoqëroj në ndeshjet e fundit. Kjo ka çeduar deri tani. Një fitore që vjen në momentin e duhur. Derbi me Tiranën? Donim të fitonim sot pasi vinim me rezultate jopozitive. Derbi nuk ka rëndësi pozicioni, është derbi.

    Ne kërkonim të dilnim superior në mesin e fushës, donim që Maguette të ishte i lirë. Me inferioritetin numerik të kundërshtarit dolëm 4-2-3-1. Sulmuesit dolën sipër, Keko arriti të shënonte. Kur ishim superior po nxitonim pak, po qarkullonim topin shumë shpejt duke shpenzuar shumë energji”, tha Shehi për MCN.

  • “Nuk më tremb asgjë nga Dinamo”, Orges Shehi kërkon të shkelmojë krizën e rezultateve: Duhet të jemi agresivë përpara portës

    “Nuk më tremb asgjë nga Dinamo”, Orges Shehi kërkon të shkelmojë krizën e rezultateve: Duhet të jemi agresivë përpara portës

    Orges Shehi, trajneri i Partizanit foli në prag të ndeshjes me Dinamon, në një derbi shumë vendimtar për javët e mbetura. Të kuqtë nuk fitojnë prej 4 javësh dhe me 48 pikë duhet të ruhen nga nëndetësja që ka dy pikë më pak e me një fitore i parakalon, duke hapur skenarë të rrezikshëm për kampionët në fuqi.

    NDESHJA– Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, është e rëndësishme si të tjerat ato që kanë kaluar dhe ato që vijnë. Do ta presim me uri për të bërë më të mirën dhe me përqëndrim sepse shohim dita ditës që episodet vendosin ndeshjet. Mendoj që jemi në pozicion që kemi 3 pikë vendin e dytë dhe 2 pikë ata që janë poshtë nesh, bëjmë maksimumin për të marrë fitoren, iu kam thënë djemve që mos i biem pishmanit dhe të luajnë pa presion, kur presioni e kalon dozën atëherë të frenon.

    DËMTIMET-Situata është e njëjtë me javën e kaluar, nuk është rikuperuar Hadroj, ai sakrifikoi javën e shkuar dhe nuk do të kërkojmë të bëjmë dëm të madh, ka një shqetësim që do kohën e vet për rikuperim.

    DINAMO-Nuk më tremb asgjë nga kundërshtarët, ekipi duhet të kalojë ngërçin psikologjik, shpresoj të hyjnë në fushë me autoritetin që i karakterizon. Smë tremb asgjë kur çunat e mi japin 100% në fushën e lojës. Në futboll situatat janë dinamike çdo gjë e lidh me skuadrën nëse bëjmë më të mirën në “Final Four” ne do të jemi atë që do të ngremë titullin kampion.

    SULMI-Në sulm kemi 4 lojtarë për një pozicion në varësi të situatave mund ti fusim edhe të gjithë njeherë. Duam të jemi agresivë përpara portës sepse episodet vendosin ndeshjet. Të dyja stadiumet janë të kryeqytetit, nesër do të fitojë ajo skuadër e përqëndruar dhe luftarake, nuk ka lidhje stadiumi ku luhet”, deklaroi Orges Shehi.

    LEXO MË SHUMË: “Këtë nuk duhet ta thuash”, Orges Shehi i kthehet keq moderatorit pas humbjes ndaj Egnatias: Rastet i kishim dhe nuk i shfrytëzuam