Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Orges Shehi

  • Orges Shehi drejt firmës me klubin e njohur, zbulohet e ardhmja e ish-trajnerit të Partizanit

    Orges Shehi drejt firmës me klubin e njohur, zbulohet e ardhmja e ish-trajnerit të Partizanit

    Orges Shehi dhe Liridon Latifi pritet të ribashkohen sërish me njëri-tjetrin. Është Shkëndija e Tetovës që, sipas mediave iliridase, do t’i bëjë pjesë të projektit të saj. Klubi tetovar gjithnjë ka shprehur interesin për emërimin e Shehit dhe tani që ai është pa kontratë pritet të pasojë në stol Jeton Beqirin.

    Sa i përket sulmuesit dardan, prej kohësh ishte enigmë e ardhmja e tij teksa lajmet mungonin që pas largimit nga Tirana. Latifi pritet t’i bashkohet Shkëndijës duke veshur fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm.

    Dy goditje të Shkëndijës që konfirmohet si skuadra pretendente për të rrëzuar Strugën nga froni i kampionit. Shehi dhe Latifi ishin së bashku te Tirana në pjesën e parë të sezonit të shkuar, përpara se trajneri të shkarkohej nga bardheblutë.

  • Rrokadë trajnerësh, Orges Shehi futet në skenë dhe i “rrëmben” stolin e Ballkanit Ilir Dajës

    Rrokadë trajnerësh, Orges Shehi futet në skenë dhe i “rrëmben” stolin e Ballkanit Ilir Dajës

    Ilir Daja duket gjithnjë e më larg Ballkanit. Trajneri i cili shpalli klubin nga Theranda 3 vite radhazi kampion të Kosovës, duket se ka vendosur të ndajë rrugët me ta, për t’u rikthyer në Superiore.

    Në rast se kjo e fundit ndodh, Daja do të merrte drejtimin e Dinamos, pasi është një dëshirë e madhe e presidentit Bardhi. Por, në skenë tashmë është futur edhe Orges Shehi, i cili është pa ekip që pas shkarkimit nga Partizanit.

    Sipas shtypit të shkruar, Shehi mund të merrte vendin e Dajës te Ballkani, duke bërë një “rotacion” në pankina. Në rast largimit të 57-vjeçarit, Daja, Ballkani do të konsideronte Shehin si kandidatin kryesorë për ta ulur në pankinë, pas eksperiencave te Skënderbeu, Kukësi dhe Tirana dhe së fundmi “Demat”.

  • Partizani shkakton “tërmet” para nisjes së kampionatit, shkarkon Orges Shehin

    Partizani shkakton “tërmet” para nisjes së kampionatit, shkarkon Orges Shehin

    Merr fund aventura e Orges Shehit si trajner i Partizanit. Klubi i kuq dhe tekniku durrsak kanë rënë dakord për të ndërprerë mes tyre bashkëpunimin e nisur në 26 dhjetorin e vitit të kaluar.

    Ish-portieri i njohur u shpall nënkampion me “Demat”, skuadër me të cilën ka luajtur edhe gjatë karrierës futbollistike.

    Partizani kaloi raundin e parë në Conference League kundër Marsaxlokk (Maltë), por dështoi në të dytin përballë gjeorgjianëve të Iberia 1999.

    46-vjeçari regjistroi në total 27 ndeshje me 17 herë kampionët e Shqipërisë.

    Njoftimi i Partizanit

    Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

    Partizani dëshiron të falënderojë Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

    Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik“.

  • “Kam një peng nga kjo përballje”, Orges Shehi mesazh të koduar drejtuesve: Nuk jam përgjegjës për merkaton, duhet ndërhyrje urgjente

    “Kam një peng nga kjo përballje”, Orges Shehi mesazh të koduar drejtuesve: Nuk jam përgjegjës për merkaton, duhet ndërhyrje urgjente

    Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli pas eliminimit të Partizanit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “MCN”, tekniku durrsak bëri një analizë të detajuar për të dy sfidat, teksa u ndal edhe te situata e merkatos.

    “Të dy ndeshjet janë të lidhura me njëra-tjetrët. Ndeshja e parë na kryqëzoi, ai është pengu më i madh. U përpoqëm me të gjitha forcat, gjej rastin t’i komplimentoj çunat, mungesat në i vështirësuan edhe më shumë. Në qoftë se do të kishim shfrytëzuar rastet tona, që në Europë nuk janë me bollëk, do të ishte ndryshe. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se të pranojmë rezultatin, edhe pse pishmani më i madh është ndeshja e parë.

    Nuk jam përgjegjës për merkaton, kemi nevojë për ndërhyrje, na duhen lojtarë. Maget me shumë mundësi mund të lëvizë, largimi i Muratajt, na sjell nevojë për lojtarë të rinj. Na duhen edhe 2 lojtarë krahësh. Gjithë vitin luhet për të ardhur këtu, kur ke kështu problematikash, eliminohesh në turin e dytë. Gjithsesi nuk duhet t’i ngarkojmë psikologjikisht ccunat, sikur u bë hataja. Duhet të konfigurohemi për kampionatin dhe të vazhdojmë punën.

    Kemi luajtur 4 ndeshje në Europë dhe kemi pësuar 4 gola të lehtë, që për mua janë pengje. Individët edhe gabojnë, por gabuam në parim, në vendosje. Pësuam dy gola të evitueshëm në Gjeorgji.” Përfundoi Shehi

  • “U kam thënë lojtarëve që ndeshja është e hapur”, Orges Shehi sfidon Iberian: Nesër luajmë me dy mungesa

    “U kam thënë lojtarëve që ndeshja është e hapur”, Orges Shehi sfidon Iberian: Nesër luajmë me dy mungesa

    Trajneri i Partizanit, Orges Shehi deklaroi për mediet në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Iberia 1999, e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të UEFA Conference League se në një komepticion që ka dy takime, ndeshja e dytë është ajo që vendos fatet.

    Më tej, tekniku i “të kuqve” theksoi se do të japin maksimumin që ta përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë, teksa shtoi se shpreson që mungesat e Rrapajt dhe Muratajt të mos ndikojnë.

    Ndeshja e kthimit: “Patjetër që në ndeshjen e dytë, duke ditur rezultatin e ndeshjes së parë, skuadra kërkon të japë maksimumin, e di se çfarë duhet të bëjë nesër për të arritur objektivin. Kam parë seriozitet dhe përkushtim të çunave për të arritur maksimumin”.

    Objektivi: “Në një kompeticion që ka dy takime, asgjë nuk vendoset në ndeshjen e parë dhe duket ditur se çfarë duhet të bëjmë e gjithë skuadra është e përqendruar. Që në ditën e parë që kemi bërë stërvitje u kemi thënë lojtarëve që ndeshja është e hapur, objektivi ynë është që të kalojmë raundin, por duhet të jemi të qetë dhe e këmbë në tokë. U kemi kërkuar të jenë të qetë, agresivë, kërkues dhe të vendosur dhe duhet të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin.”

    Ndeshja e parë: “Takimi i shkuar ka dy tablo, që në çdo pjesë pësojmë nga një gol. Në pjesën e parë e pësuam pasi nuk ishim shumë të vëmendshëm, disa situata duhet t’i kishim interpretuar më mirë. Ndërsa në pjesën e dytë luajtëm me 10 vetë, situata ishte ndryshe”.

    Loja agresive: “Ne nuk duhet të dalim nga vetja edhe pse kundërshtari ishte agresiv në limitet e ‘fair-play’. Nuk duhet të dalim nga vetja, duke ditur që kemi një ndeshje për të kthyer rezultatin”.

    Gjendja e ekipit: “Mobilizimi është maksimal dhe shanset nuk dua të them që janë të vogla, ndonëse goli i fushës kundërshtare nuk është më. Ne duhet të futemi në fushë me qëllimin që ta fitojmë ndeshjen”.

    Mungesat: “Mungesat e Rrapajt prej kartonëve dhe Murataj na peshojnë shumë. Murataj unë e di që ka dëmtim dhe nuk di gjë për largim. Ne do shpresojmë dhe do japim maksimumin dhe këto mungesa nuk do të jenë dertiminante”.

    Partizani-Iberia 1999 do të ndeshen këtë të enjte duke nisur nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”, me skuadrën e Shehi që do të kërkojë përmbysjen e ndeshjes së parë, e cila u mbyll me fitoren 2-0 të gjeorgjianëve.

  • “Disa episode duhet te ishin trajtuar ndryshe nga arbitri”, Orges Shehi nuk i del inati, mesazhi për tifozët: E di që do të kemi mbështetjen e tyre

    “Disa episode duhet te ishin trajtuar ndryshe nga arbitri”, Orges Shehi nuk i del inati, mesazhi për tifozët: E di që do të kemi mbështetjen e tyre

    Partizani është mposhtur në mënyrë surprizuese në sfidën e parë kundër Iberias. Ndeshja e vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League, është mbyllur me rezultatin 2-0 në favor të gjeorgjianëve.

    Pas ndeshjes foli trajneri Orges Shehi. Ky i fundit nuk i kurseu kritikat për gjykimin, ndërsa kujtojmë se Partizani luajti me 1 lojtar më pak në pjesën e dytë për shkak se Rrapaj doli me të kuq. Po ashtu dhe goli i dytë nga Iberia lë hije dyshimi për pozicion jashtëloje.

    O.Shehi: “Jemi ndëshkuar nga një 11 metërsh pas një topi të humbur nga ana jonë dhe në tranzicion kundërshtari na kapi një moment që mund ta shmangnim. Nga minuta e 50 mbetëm nē inferioritet numerik pas kartonit tē kuq të Rrapaj dhe patjetër që menduam të ndryshonin mënyrën se si do të vendosemi për tu rinisur. Kur je me një lojtar më pak do të kërkosh të kapësh kundërshtarin në kundërsulm. Kishim shanset tona dhe nuk i shfrytëzuam. Shpresojmë që në ndeshjen e kthimit shanset që do të kemi ti shfrytëzojmë edhe pse e dimë që do të jetë krejt tjetër ndeshje.

    Mendoj që disa episode mund të ishin trajtuar ndryshe nga gjyqtari sepse kishte disa momente siç na ndëshkonte ne me kartonë gjyqtari mund të ndëshkonte edhe kundërshtarin. Mund të kishte edhe lojtarë të Iberias që mund të ndëshkoheshin me dy kartonë të verdhë.
    Në ndeshjen e kthimit e dimë që do të kemi mbështetjen e madhe të tifozëve tanë dhe do të jetë një atmosferë shumë ndryshe nga kjo në Tbilisi”.

  • IBERIA 1999-PARTIZANI/ Telashe për skuadrën e Shehit, ylli i ekipit ndëshkohet me karton të kuq me rifillimin e pjesës së dytë (video)

    IBERIA 1999-PARTIZANI/ Telashe për skuadrën e Shehit, ylli i ekipit ndëshkohet me karton të kuq me rifillimin e pjesës së dytë (video)

    Partizani luan sot ndaj Iberias në Gjeorgji ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Të kuqtë duan kalimin në fazën tjetër ndaj sifda e parë ndaj gjeorgjianëve në transfertë merr shumë rëndësi.

    Mungesa e Muratajt të dëmtuar në mesfushë është zgjidhur me aktivizimin e Mehmetit nga minuta e parë, ndërsa balotazhi në sulm mes Bintsuka dhe Keko ka përfunduar në favor të të parit për këtë duel të rëndësishëm.

    47′ Partizani me 10 lojtarë, Rrapaj merr kartonin e dytë të verdhë.

  • “Kemi ardhur në Gjeorgji me një synim të qartë”, Orges Shehi sfidon Iberian: Formacioni? Mund të ketë ndonjë ndryshim…

    “Kemi ardhur në Gjeorgji me një synim të qartë”, Orges Shehi sfidon Iberian: Formacioni? Mund të ketë ndonjë ndryshim…

    Partizani ka si objektiv të shkojë sa më larg në Europë. Objektivi i madh i nënkampionëve të Shqipërisë janë grupet e Conference League. Dhe për t’u afruar më arritjen e madhe duhet kaluar pengesa Iberia 1999.

    Pasi kaluan maltezët e Marsaxlokkut në turin e parë, “Demat” e Orges Shehit i pret kundërshtari gjeorgjian në raundin e dytë. Dueli i parë do të zhvillohet në transfertë, te enjten (18:00), takim që vjen live në SuperSport 2.

    Trajneri Orges Shehi preku tema të ndryshme në konferencën e zakonshme për shtypin, ku ndër të tjera tha:

    Na presin dy ndeshje të tjera në raundin e dytë të këtij kompeticioni. Nuk mendoj që në letër kjo ndeshje ka favoritë. Ne kemi ardhur këtu me synimin e qartë që në ndeshjen e parë, pavarësisht se kemi edhe takimin e kthimit, të kalojmë në raundin tjetër.

    Iberia? Sigurisht e njohim këtë skuadër, pasi Partizani është përballur edhe 2 vite më parë. Por edhe vetë personalisht jam përballur vitin e kaluar me Dinamo Batumin kur drejtoja Tiranën. Besoj se kemi mjaftueshëm njohuri për futbollin gjeorgjian.

    E dimë që futbolli këtu ka bërë përparime, për më tepër që ashtu si Shqipëria edhe Gjeorgjia ishin pjesë e Europianit 2024. Kemi njohuri, pavarësisht se çdo skuadër ka objektivat e veta.

    Formacioni? Në dy përballjet që kemi zhvilluar ndaj Marsaxlokk kemi aplikuar skema të ndryshme. Patjetër që përballë çdo kundërshtari do të kemi strategjinë tonë, gjithmonë në raport me ekipin që luajmë.

    Sot kemi edhe seancën e fundit stërvitore. Mund të ketë ndonjë ndryshim nga ndeshja e fundit në emra. Gjithsesi mos prisni prej meje që t’ju zbuloj këtu në konferencë me kë do luaj dhe si do të luajmë nesër.

  • VIDEO/ “Jemi gati për Kupat e Europës”, Orges Shehi flet pas përfundimit të fazës përgatitore

    VIDEO/ “Jemi gati për Kupat e Europës”, Orges Shehi flet pas përfundimit të fazës përgatitore

    Me fitoren me përmbysje në miqësoren e djeshme kundër Shkëndijës, Partizani ka mbyllur zyrtarisht fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit. Pas përfundimit të takimit, për faqen zyrtare të Partizanit, trajneri Orges Shehi foli për kanalin zyrtar të Partizanit.

    “Sot ishte ndeshja e fundit e fazës, kështu që kthehemi në Tiranë, jam i kënaqur me atë cfarë skuadra ka marrë dhe ka dhënë, sepse në fazë përgatitore dihet që, lojtarët të marrin ngarkesën dhe formën e duhur dhe besoj se jemi gati për ndeshjen e parë që do të e luajmë në Tiranë”.


    Si duket gjendja e skuadrës dhe si vajti faza përgatitore në përgjithësi?

    “Faza përgatitore shkoi mirë, asnjë nga lojtarët nuk është dëmtuar, kushtet ishin shumë të mira. Jemi këtu prej 16-17 ditësh, kështu që në kushtet optimale, skuadra ka bërë maksikumin për t’u përgatitur për kupat e Europës.”

  • Partizani humbet “peshat e rënda”, tre të larguar e një nuk pranon të rinovojë; sulmi pritet të pësojë ndryshime

    Partizani humbet “peshat e rënda”, tre të larguar e një nuk pranon të rinovojë; sulmi pritet të pësojë ndryshime

    Partizani do të pësojë ndryshime gjatë kësaj vere. Klubi i kuq ka një nga organikat më cilësore dhe më të zgjeruara, por as kjo nuk mjafton.

    Pas humbjes së finales në klubin e kuq kanë zhvilluar fillimisht një mbledhje, ku janë konfirmuar të gjithë drejtuesit dhe më pas ka nisur plani për Partizanin e sezonit të ri. Atanaskoski, Zekolli dhe Skuka janë të larguar, teksa në ditët në vijim pritet që listës t’i shtohet edhe kroati Mikuliç.

    Valentino Murataj pritet të rinovojë kontratën, ndërsa e pasigurt mbetet e ardhmja e Eljon Sotës. Klubi i ka ofruar rinovimin e kontratës liderit të mbrojtjes, por negociatat kanë ngecur. Kërkesa financiare e lojtarit është konsideruar e lartë nga drejtuesit e klubit dhe aktualisht situata ka ngecur.

    Maja e sulmit është pozicioni më i populluar te Partizani dhe pritet të përfshihet nga ndryshimet. Të vetmit të paprekshëm janë Mba dhe Bintsuka, teksa të tjerët pritet të largohen. I pari në listën e largimeve është Alfred Mensah, i cili në dy vite te “demat” s’ka arritur të mbajë rol kryesor. Një tjetër largim i mundshëm është edhe Albers Keko.