Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Orges Shehi

  • “Këtë nuk duhet ta thuash”, Orges Shehi i kthehet keq moderatorit pas humbjes ndaj Egnatias: Rastet i kishim dhe nuk i shfrytëzuam

    “Këtë nuk duhet ta thuash”, Orges Shehi i kthehet keq moderatorit pas humbjes ndaj Egnatias: Rastet i kishim dhe nuk i shfrytëzuam

    Partizani u mund nga Egnatia me shifrat 2-1, përballje e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Orges Shehi nuk mund të jetë i kënaqur nga rezultati dhe performanca e Partizanit të tij, që u mposht 2-1 nga Egnatia. E megjithatë, tekniku nuk mund të pranojë se skuadra e tij u dominua nga kundërshtari, madje në këtë pikë iu kthye keq moderatorit.

    “Predominim nga Egnatia? Këtë nuk duhet ta thuash sepse nuk na dominoi kundërshtari, komplimente djemve, kemi bërë një pjësë të parë të mirë, edhe pse kemi marrë dy gola që mund t’i evitonim. Gjatë pjesës së dytë kemi luajtur mirë, kemi ushtruar presion. Rastet i kishim edhe pse nuk i shfrytëzuam, për të mos përmendur edhe 2 golat që pësuam që bëmë “vetëvrasje”.

    SKUADRA-Tani deri gjatë kësaj kohe kemi qenë të kryqëzuar, janë disa element që kërkojmë t’i fusim, për herë të parë ishte e gjithë skuadra e plotë, duke marrë edhe indicie nga disa individë të veçantë, duhet të vazhdojmë me këtë grindë dhe dëshirë, sidomos në pjesën e dytë.

    NDESHJA-Tani ne sigurisht që kemi lojtar të rinj, futbolli është lojë gabimesh, të gjithë gabojnë, unë thashë, kemi marrë 2 gola, kur kishim ne kontrrollin dhe ishim më kërkues, kundërshtari na u zhvendoste nga presioni lart me një top të gjatë të portierit dhe sulmonin.Bëmë 3 ndërrime që na dhanë më tepër ritëm, më rrezikshmëri dhe mund ta fitonim ndeshjen”, tha Orges Shehi.

    LEXO MË SHUMË:Egnatia fut në krᶤzë Partizanin, dopieta e Montenegros fundos të kuqtë; Shehi ende nuk po gjen kurën e suksesit

  • Orges Shehi “gropos” financiarisht Tiranën, FSHF i jep ultimatum 30 ditë klubit për të paguar ish-teknikun

    Orges Shehi “gropos” financiarisht Tiranën, FSHF i jep ultimatum 30 ditë klubit për të paguar ish-teknikun

    Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve disa muaj më parë i dha të drejtë Orges Shehi në lidhje me përplasjen mes tij dhe Tiranës. Sipas këtij vendimi, presidenca bardheblu do të duhet ti paguajë rrogat e prapambetura ish-trajnerit. Detyrimi i pagave të muajve korrik, gusht, shtator është ajo me faturën më të rëndë financiare, sepse i bashkangjitet edhe e drejta e shfrytëzimit të imazhit.

    VENDIMI I KOMISIONIT

    Ky vendim ende nuk është respektuar nga klubi bardheblu dhe Orges Shehi, tani trajner i Partizanit, iu drejtuar sërish FSHF-së për të zgjidhur ngërçin. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, në vendimin e fundit, i ka dhënë ultimatum 30 ditë bardhebluve për të respektuar vendimin e prerë, ose për të gjetur një akord me Shehin për të shlyer detyrimet në një periudhë të mëvonshme. Fatura financiare që Tirana duhet të paguajë kundrejt Orges Shehit është 30 milionë lekë. Në rast se presidenca nuk arrin të paguajë në kohë ish-trajnerin, atëherë Tirana mund të sanksionohet deri me heqje pikësh nga kampionati.

    LEXO MË SHUMË: Goditja financiare mund të vijë nga salla e gjyqit, Tirana në hall; paga e Orges Shehit mund të dëmtojë “arkën” e klubit

    Kërkesa e teknikut 46 vjeçar është ajo për mos njohjen e pezullimit, me arsyetimin se nuk bazohet askund. Natyrisht edhe përmbushjen e detyrimeve financiare, ku specifikohet pjesa e prapambetur e pagave (nga korriku) dhe vijueshmëria e kontratës (deri qershor 2024). Që cështja ka shkuar deri në këtë pikë, është tregues se negociatat për marrëveshje kanë dështuar. Shehi ka zgjedhur të ndjekë anën ligjore, larg të bërit zhurmë në media, presidenti Halili ka bërë të kundërtën.

  • Barazim i pranuar i Orges Shehit ndaj Laçit, trajneri i Partizanit flet për gjendjen e Skukës: Ka 3 ditë që është…

    Barazim i pranuar i Orges Shehit ndaj Laçit, trajneri i Partizanit flet për gjendjen e Skukës: Ka 3 ditë që është…

    Laçi dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Laçi” të Kurbinit, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Partizanit, Orges Shehi.

    FJALËT E ORGES SHEHIT

    NDESHJA- Një pikë s’mund të them që është shumë apo pak, por ka vështirësi të luash me 1 lojtar më pak për shumë minuta. Në kushtëzoj shumë ai karton i kuq dhe më pas ndërrimi i Hadrojt. Laçi ka cilësi dhe djem të rinj që luajnë mirë dhe sidomos në fushën e tyre janë të fortë.

    BARAZIMI-Të dalësh barazim është shumë më mirë se të humbësh. Futbolli ka episode që nëse do t’i zgjidhnim më mirë do ishte ndryshe. Por lodhja ka ndikim. Disa fragmente me Hadrojn që shkuam lart, por ai nuk goditi mirë që mund të finalizonte. Edhe kjo është kosto fizike.”

    GJENDJA E SKUKËS- Është një periudhë ndeshjes delikate pasi luajmë me rivalët tanë direkt. Përsa i përket dëmtimeve, mendoj se Skuka nuk ka ndonjë dëmtim por ai vuan nga stomaku. Ka tre ditë që është në këtë gjendje. Edhe në stërvitje ka patur problemin e njëjtë”, u shpreh fillimisht Shehi.Shpresoj t’i zgjidhet kjo situatë shëndetësore. Hadrojn mund ta lëmë ndonjë ditë pushim për t’u rikuperuar pasi po konsumohet. Shpresoj këtë javë të na kthehet Mehmeti.”

    GJENDJA FIZIKE-“Varet se në çfarë situate e bën konstatimin. Dalim me një mangët dhe jemi ne kontrollues në lojë. Ndërsa në pjesën e dytë patjetër që do të konsumohet skuadra. Dihet që ne kemi vështirësi në terrenin ku stërvitemi dhe vijmë në bar natyral 1 herë në javë.”

    MIKULIC– Ai ka nevojë të përshtatet. Çdo lojtar bën gabime. Detyra ime është të inkurajoj lojtarët. Duhet t’i jap mbështetje.” Përfundoi Orges Shehi

    LEXO MË SHUMË: Partizani bën Cungun me dhimbje koke, i merr pikë me 10 lojtarë dhe penallti e pritur nga Qirko (video)

  • Partizani, dy mungesa ndaj Laçit; Shehin e kënaqin rikthimet e afrikanëve me përfaqësueset

    Partizani, dy mungesa ndaj Laçit; Shehin e kënaqin rikthimet e afrikanëve me përfaqësueset

    Partizani po përgatitet me intensitet të lartë për ndeshjen kundër Laçit që do e luajë më datë 30 mars në transfertë, duke filluar nga ora 15:00. Klubi kryeqytetas plotëson radhët me lojtarët e munguar, tre prej të cilëve të impenjuar me kombëtaret. Trajneri i skuadrës kryeqytetase do të ketë pothuaj të plotë grupin e lojtarëve, me vetëm dy mungesa Bytyçin, të dëmtuarin afatgjatë që e ka mbyllur sezonin dhe Mehmetin, tërheqja muskulare e të cilit do ta kthejë në dispozicion vetëm për javën e ardhshme, në ndeshjen në shtëpi kundër Vllaznisë.

    LEXO MË SHUMË:Konsiderohej si fortësë, stadiumin “Arena e Demave” nuk e duan as lojtarët e Partizanit; impianti drejt ndryshimit radikal

    Me grupin do të bashkohet edhe Bintsouka që vjen pas miqësores në të cilën Kongo barazoi 1-1 me Gabonin, edhe pse sulmuesi i Partizanit nuk luajti asnjë minutë. Mbërriti po sot edhe senegalezi Maguette, që ishte në shtëpi për procedurat e rinovimit të pasaportës.

    Në stërvitje pas impenjimeve me përfaqësuesen U21 në ndeshjet kundër Finlandës e Zvicrës për eliminatoret e Euro 2025 janë prezantuar edhe Preka e Buxhelaj, me Shehin tani që mund të zgjedhë qetësisht formacionin për transfertën me Laçin, në javën e 29 të Superiores, tepër e rëndësishme për Partizanin, që kërkon të rimarrë vendin e dytë në dëm të Vllazninë, me të cilën duhet t’i bëjë llogaritë në sfidën direkte të javës së ardhshme.

    NDESHJET E SUPERIORES

    Pas pauzës së Kombëtareve, rikthehet kampionati “Abissnet Superiore” me sfidat e javës së 29-të, që do të luhen të premten dhe të shtunën. Takimi i parë i kësaj jave do të jetë Egnatia-Kukësi. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Egnatia Arena” duke nisur nga ora 15:00.

    Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy takime të tjera në orën 19:00. Në “Loro Boriçi” Vllaznia do të përballet me Erzenin, ndërsa në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja, Tirana – Teuta.

    Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Takimi i parë i ditës së shtunën do të jetë Laçi – Partizani, që do të luhet në ora 15:00 në stadiumin e Laçit. Ndërsa takimi i fundit, Dinamo City – Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” në ora 18:00.

    https://www.youtube.com/watch?v=K4zf3PI_Lps

  • “Eleminimi nga Kupa djeg”/ Orges Shehi sheh përpara pas ndeshjes ndaj Kukësit: Ndaj Teutës për të përmirësuar gabimet

    “Eleminimi nga Kupa djeg”/ Orges Shehi sheh përpara pas ndeshjes ndaj Kukësit: Ndaj Teutës për të përmirësuar gabimet

    Partizani përballet të shtunën në mbrëmje në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit me Teutën, në një sfidë që për trajnerin Orges Shehi është mjaft e vështirë. Sipas Shehit, eliminimi nga Kupa ende djeg, por të kuqtë shohin përpara.

    “Vështirësia sa vjen e kalon në një shkallë më të madhe, koha e rikuperimit është më e paktë. Ne do të shkojmë nesër (të shtunën) me idenë që është e rëndësishme për ne dhe të marrim maksimumi nga ndeshja. Futbolli ka momente të këqija dhe të mira, eliminimi nga Kupa na djeg por duhet të vazhdojmë përpara.

    E shkuara të shërben për të përmirësuar gabimet, duhet të mendojmë vetëm për të tashmen dhe jo të shkuarën dhe ardhmen. Kërkojmë gjithmonë të përmirësohemi. Nesër është Skuka në pjesën e grumbullimit është edhe Keko. Na mungojnë Mensah, Bytyçi, Mehmeti dhe Preka për arsye kartonësh, patjetër edhe Rrapaj, ndërsa pjesa tjetër është, Manaxhimi është i mirë kur skuadra stërvitet rregullisht, por kemi pasur edhe shumë dëmtime, është e vështirë kur të mungojnë lojtarë dhe të vendos në vështirësi,” tha Shehi.

  • Boshatiset infermieria e Partizanit, Orges Shehit i rikthehen dy lojtarë për sfidën ndaj Erzenit (EMRAT)

    Boshatiset infermieria e Partizanit, Orges Shehit i rikthehen dy lojtarë për sfidën ndaj Erzenit (EMRAT)

    Një lajm i mrekullueshëm vjen nga inferimieria teksa dy sulmuesit Xhulio Skuka dhe Albers Keko kanë lënë pas shqetësimet e tyre. I pari u dëmtua në derbi dhe që prej asaj dite ka qenë jashtë fushave të blerta, ndërsa Keko vuante nga një problem në këmbë që nuk e linte të vishte atlete. Mirëpo, këtyre angarive u vjen fundi pasi të dy do të marrin pjesë normalisht në seancat stërvitore duke filluar që sot për të qenë 100% të gatshëm ndaj shijakasve.

    I gatshëm do të jetë edhe Arinaldo Rrapaj i cili shleu 2 ndeshje pezullim dhe gjysma tjetër do të konvertohet në gjobë që do të paguhet nga klubi.

  • “Lojtarëve i përmenda derbin”, Shehi tregon “sekretin” e motivimit dhe fitoren ndaj Kukësit: Duhet të jenë krenarë për…

    “Lojtarëve i përmenda derbin”, Shehi tregon “sekretin” e motivimit dhe fitoren ndaj Kukësit: Duhet të jenë krenarë për…

    Orges Shehi mendon se skuadra e tij vazhdon të bëjë hapa para dhe ka dhenë sinjale reagimi pas humbjes së pak ditëve më parë. Trajneri i Partizanit ka theksuar se i ka kërkuar lojtarëve të shohin situatat më me pozitivitet teksa ekipi bëhet gati për pjesën e rëndësishme të kampionatit që i afrohet në “Final Four”.

    “Skuadrës i kam thënë që sot duhej skuadër krenare, ka arritur gjithçka mirë, duhet të jenë krenarë për trofetë e derbit që kanë fituar. Duhet të shohin çdo gjë me pozitivitet, normale që në futboll ka ditë të mira e të këqija. Ishte fitore e rëndësishme edhe pse luanim ndaj një kundërshtari të vendit të fundit, por kemi thënë që diferencat janë të vogla sidomos në agresivitetin dhe presionin që aplikojnë skuadrat në kampionatin tonë. Kjo fazë është e rëndësishme për “Final Four”. Nuk qajmë çfarë ka ikur, por të jemi pozitiv e mendojmë për të nesërmen që vjen shumë shpejt”, tha Shehi për “MCN” pas ndeshjes.

  • Rikthimi në Korçë si kundërshtar, statistikat e Orges Shehit kundër Skënderbeut

    Rikthimi në Korçë si kundërshtar, statistikat e Orges Shehit kundër Skënderbeut

    Orges Shehi kthehet si kundërshtar në Korçë pas rreth dy vitesh, që nga prilli i vitit 2022, kur drejtonte Tiranën dhe fitonte me shifrat e thella 0-4. Në atë sfidë realizon Xhixha, Totre, Nikqi dhe Seferi.

    Gjithsej, trajneri durrsak numëron 10 sfida ndaj korçarëve, ku ka arritur të regjistrojë një bilanc shumë pozitiv. Ai numëron vetëm një humbje ndaj Skënderbeut, në një nga dy ndeshjet e luajtura përballë tyre si trajner i Kukësit.

    Në total tekniku durrsak i Partizanit numëron 6 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje ndaj Skënderbeut, që vitin e kaluar militonte në Kategorinë e Parë dhe kjo është edhe arsyeja përse kthimi në Korçë ka vonuar kaq gjatë.

  • “Rrinin si figura”, humbja ndaj Dinamos tërbon Orges Shehin: Na shënuan lehtë, kemi ngërç psikologjik

    “Rrinin si figura”, humbja ndaj Dinamos tërbon Orges Shehin: Na shënuan lehtë, kemi ngërç psikologjik

    Partizani u mposht në derbi ndaj Dinamos duke u përmbysur nga 0-1 në 2-1. Të kuqtë vijojnë formën e dobët ku kanë marrë vetëm 1 fitore në 12 ndeshjet e fundit. Pas ndeshjes trajneri Orges Shehi dha prononcimin e tij për MCN TV.

    “Janë të lidhur të dyja, rezultatet na kanë futur në presion dhe kjo ka ngërç. Më vjen keq që humbëm, në sulm s’bëmë asgjë, por në mbrojtje të pësosh ashtu golash të vjen keq. Kundërshtari na shënon lehtë, të gjithë rrinë si figura. Dinamo na vuri vetëm në pjesën e parë në vështirësi nga e majta jonë. Trysnia na bën të futemi në errësirë dhe për të dalë duhet personalitet. Nuk dua të përmend mungesat, pasi nuk gjej justifikim. I pari i punës e merr përgjegjësinë vetë, por mendoj që në futboll nëse nuk fiton dyluftime, nëse s’je agresiv, nëse nuk vlerëson situatat shkon në këtë pozitë ku jemi.

    Ngërç fizik apo psikologjik? Psikologjik, këtu duhet gjithmonë të fitosh dhe ka ngërç psikologjik. Të pësoh gola të tillë s’ka të bëjë fare ana fizike”, tha Shehi.

  • Orges Shehi nuk del në konferencë pas barazimit, zv.trajneri shpjegon arsyen: Ka nevojë për t’u qetësuar

    Orges Shehi nuk del në konferencë pas barazimit, zv.trajneri shpjegon arsyen: Ka nevojë për t’u qetësuar

    Partizani arriti të merrte një pikë në minutën e fundit në superduelin ndaj Egnatias. Të kuqtë iu falën golit të Skukës për të dalë pa humbje nga shtëpia e tyre. Pas ndeshjes zv-trajneri Sebino Plaku tha fjalën e tij në prononcimin për MCN TV.

    “Shehi është i ngarkuar dhe kishte nevojë për një ndalesë. Po të duash shkojmë e shohim nëse është qetësuar, por nuk jam i sigurtë nëse do ta gjeni aty.

    Ndeshja? Pjesa e parë ishte më afër asaj që kishim përgatitur. Në të dytëm u mposhtën nga emocionet dhe lojtarët nuk e përballuan disavantazhin. Arritëm të ringrihemi dhe kjo është për të përgëzuar lojtarët që ishin të ngarkuar. Arritëm ekuilibrin me 2-3 ndërhyrje duke u rikthyer në lojë. Ndërruam sistem dhe mund të shfrytëzonim më mirë 2 sulmuesët në lojë.

    Ikja e Maguette prishi ekuilibrin? Na ndryshoi gjithë manovrën pasi ndryshuam sistem dhe lojtarë. Taipi është ofensiv dhe u desh të vinte pas. Shpërdorimi i rasteve është diçka që nuk e sqarojmë dot. E vuajmë për faktin që lojtarët të veprojnë më shpejtë në zonat e finalizimit”, tha Plaku.