Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Orges Shehi

  • Orges Shehi çon Tiranën në gjyq për mospërmbushje detyrimesh

    Orges Shehi çon Tiranën në gjyq për mospërmbushje detyrimesh

    Ndarja mes paleve nuk ka qene ajo e duhura dhe si rrjedhoje tashme mund te shihen ne gjyq. E kemi fjalen per trajnerin Orges Shehi dhe klubin Tirana, te cilet pak dite me pare shpallen “divorcin” me njeri- tjetrin,por jo ne menyren e duhur.

    Sipas mediave, trajneri i pezulluar i bardhebluve ka dorëzuar në FSHF dhe për Tiranën një shkresë njoftuese. Trajneri i shkarkuar apo i pezulluar, dhe kjo varet nga interpretimi që i bëjnë situatës palët, ka kërkuar zbatimin korrekt të kontratës dhe detyrimeve.

    Një lëvizje kjo që pritej nga trajneri, i cili qëndron i emëruar në krye të bardhebluve, ndonëse është i pezulluar nga puna. Tirana, nga ana e saj, pritet të përmbushë kontratën mes palëve, pasi e ka detyrim ose do ta kalojë në heshtje.

    Tirana dhe Orges Shehi janë në një marrëdhënie dhe nëse njëra palë nuk përmbush kontratën, atëherë shkallët e veprimeve mund të jenë të ndryshme si nga njëra dhe tjetra palë.

    Nga ana e trajnerit mund të ketë një vendim për kalimin e çështjes në gjyq për të prishur kontratën që ka me KF Tiranën për mospërmbushje detyrimesh.

  • Shehit i rikthehet mbrojtësi nga dëmtimi, gati për sfidën ndaj Skënderbeut! Gvozdenovic nuk ndryshon ekipin fitues

    Shehit i rikthehet mbrojtësi nga dëmtimi, gati për sfidën ndaj Skënderbeut! Gvozdenovic nuk ndryshon ekipin fitues

    Tirana pret Skënderbeun në “Selman Stërmasi” për të zhvilluar ndeshjen e javës së 3të të “Abissnet Superiore”. Një duel ku bradheblutë rikthehen në “shtëpi” për të zhvilluar sfidat si pritesë dhe pas një mungesë të gjatë tashmë në “Selman Stërmasi” synojnë 3 pikët.

    Korçarët nga ana tjetër janë skuaadar që kanë siguruar 6 pikë në dy javët e para të Superiores dhe ndaj kryeqyteasve duan një tjetër suprizë për të qenë ata lider në klasifikim.

    Sa i takon formacionit të Tiranës, në balotazh për një fanelë titullari janë Abazaj dhe Kaina, ndërsa Shehit i duhet të vendosë para sfidës se kush do të zbresë në fushë. Gjithashtu në formacion është rikthyer Bruno Lulaj, i cili ka shlyer pezullimin e marrë në sezonin e kaluar. Ndërkohë Ivan Gvozdenovic nuk ka bërë ndryshime në formacion , duke i besuar kështu skuadrës që  e ka nxjerr fituese në dy javët e para të kampionatit.

    Formacionet zyrtare:

    Tirana: Lika, Doka, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Jonuzi, Hila, Lushkja, Abazaj (Kaina), latifi, Hasani. Trajner: Orges Shehi

    Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Randi, Frashëri, Liço, Rabiu, Peçani, Shaqe, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenovic

  • “Shtyrja e kampionatit na dëmtoi”/ Orges Shehi flet për sezonin e ri: Shumë skuadra do të luftojnë për titull

    “Shtyrja e kampionatit na dëmtoi”/ Orges Shehi flet për sezonin e ri: Shumë skuadra do të luftojnë për titull

    Ditën e shtunë, Tirana zhvilloi një miqësore kundër AF Elbasanit, takim që përfundoi me rezultatin 3-3. Orges Shehi, trajneri i skuadrës bardheblu pas ndeshjes komentoi situatën te skuadra e tij

    “Kemi shumë mungesa dhe dëmtime. Hila luajti në sulm, kemi probleme me Abazajn, me Kainën dhe me Përgjonin. Deliu dhe Najdovski vijnë nga dëmtime dhe nuk kanë minutat e plota, ishim me shumë mungesa. Kur mungojnë Abazaj dhe Kaina që janë stabël në fazën e sulmit, më pas do të detyrohesh të improvizosh. Shpresojmë të rikthehen shpejt dhe në fillimin e javës të jemi bashkë për të pritur startin e kampionatit.”

    Ndër të tjera, Shehi u ndal edhe te shtyrja e kampionatit me një javë duke theksuar se një vendim i tillë e penalizoi Tiranën e tij ndërsa shtoi se e pret me shumë kënaqësi javën e parë kundër Dinamos.
    “Shtyrja e kampionatit na dëmtoi sepse ishim të karikuar pas Europës. Nëse do të ketë një tjetër shtyrje, duhet ta dijmë përpara dhe jo në momentin e fundit që të marrim masa sepse shtyrjet në fund prishin punë.

    Do të jetë një kampionat i luftuar edhe pse është një formulë ndryshe, më vjen mirë që e fillojmë me derbi kundër Dinamos. Ka traditë dhe histori, tashmë Dinamo ka një qasje tjetër për vazhdimësinë.”

  • “Jam i lumtur për kualifikimin”/ Orges Shehi ngre në piedestal skuadrën, sfidon Besiktas: Duhet të kemi anën psikologjike

    “Jam i lumtur për kualifikimin”/ Orges Shehi ngre në piedestal skuadrën, sfidon Besiktas: Duhet të kemi anën psikologjike

    Tirana fitoi 1-2 në Gjeorgji përballë Dinamo Batumit (Lushkja, Deliu), triumf që solli kualifikimin në raundin e dytë të Conference League. Aty ku bardheblutë do të sfidojnë turqit e Besikatasit.

    Trajneri Orges Shehi, në prononcimin pas ndeshjes theksoi rëndësinë e kalimit të raundit të parë. Ndërkohë që zbuloi edhe kërkesën ndaj ekipit përpara duelit me Dinamon.

    “Jemi të lumtur që kaluam turin. Po mendojmë të ndërtojmë një skuadër të mirë edhe për vazhdimësinë. e e dinim që kur u hodh shorti që do të kishim përballë një nga ‘gjigantët’ e futbollit turk. U kërkova lojtarëve që duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë tur. Që të shijojmë pastaj përballjen me këtë kundërshtar.

    Dihet forca që ka Besiktasi, por më vjen mirë që kaluam turin, sepse është një motiv ana psikologjike për lojtarët, është një bonus. Ana psikologjike është shumë e rëndësishme”, deklaroi Shehi.

  • “S’kemi frikë të luajmë”/ Shehi paralajmëron Dinamo Batumin: Skuadra reagoi, nuk e ndjen veten inferiore

    “S’kemi frikë të luajmë”/ Shehi paralajmëron Dinamo Batumin: Skuadra reagoi, nuk e ndjen veten inferiore

    Trajneri Orges Shehi është i bindur se paçka problemeve bardheblutë nuk do të zhgënjejnë. Në një intervistë pas ndeshjes, Shehi analizoi gjithçka, duke u shprehur se kualifikimi është i mundshëm.

    “Ne ishim të ndërgjegjshëm që kualifikimi nuk vendosej në Tiranë, por në Batumi. Pas një ndeshjeje të parë kemi edhe takimin e dytë. Kemi një panoramë të qartë edhe për lëvizjet e kundërshtarit dhe elementin e ri që ka afruar në skuadër. Do ta shohim ndeshjen edhe një herë, do ta analizojmë dhe shanset janë 50 me 50. Skuadra reagoi dhe nuk e ndiente veten inferiore. E theksoj, ne na duhet kohë.”

  • Tirana drejt provës europiane, Orges Shehi e nis me “xixa” konferencën: E respektojmë Dinamo Batumin, Tirana futet në fushë për maksimumin

    Tirana drejt provës europiane, Orges Shehi e nis me “xixa” konferencën: E respektojmë Dinamo Batumin, Tirana futet në fushë për maksimumin

    Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli para mediave në konferencën për shtyp përpara sfidës me Dinamo Batumin, nesër në orën 20:00 në Air Albania.

    Dinamo Batumi
    Kundërshtari ka disi avantazh më shumë se ne pasi ka ndeshje në këmbë, luajti Superkupën para disa ditësh. Shpresoj të jemi në ritëm. Kur ka shumë ndryshime do të ishte më mirë të kishim më shumë kohë. Ne do të futemi në fushë me idenë që jemi të barabartë. Përshtypje për kundërshtarët kemi pasi kemi  parë ndeshjet e fundit të tyre. Një opinion e kemi, meriton respekt por nuk i them ku janë pikat e dobta apo të forta.

    Doka, Hoxhallari dhe përshtatja e lojtarëve të rinj

    “Doka dhe Hoxhallari? Hoxhallari ka qenë pikë kyçe e jona. Kam dy vite e gjysmë këtu dhe ai ka rëndësinë e vet në skuadër, jam me idenë që “flamujt” e skuadrës të mbeten gjatë aty. Është më e lehtë për të sepse njeh ambientin. Ashtu edhe Doka, klubi meriton komplimente që përmbush kërkesat e tyre. Janë lojtarë që tifozeria i do. Të dy janë më të gatshëm se lojtarët që sapo vijnë, sepse këta rikthehen. Kam lojtarë me eksperiencë.Përshtatja? Sezonin e shkuar mbetëm me vetëm një lojtar për pozicion, tani e kemi ndryshuar. Për mua më mirë ai që e nis nga stoli, sepse ka mundësi të ndryshojë ndeshjen. Kemi konkurrencë, por klima është e mirë në ekip dhe nuk ka qejfmbetje”, deklaroi trajneri.

    Tirana e dënuar të kualifikohet?
    Nuk na ka dënuar njeri, dënimet janë për ata që bëjnë faj. Ne do të dalim në fushë të japim maksimumin, të dalim nga kjo betejë të marrim atë që japim. Çdo rezultat që jep fusha e lojës ne do ta respektojmë.

  • “Duhet të futemi në fushë me besim në aftësitë tona”/ Orges Shehi flet për shortin e Conf.League: Kemi shanset tona, nuk duhet të mendojmë…

    “Duhet të futemi në fushë me besim në aftësitë tona”/ Orges Shehi flet për shortin e Conf.League: Kemi shanset tona, nuk duhet të mendojmë…

    Tirana vazhdon përgatitjet në Ohër të Maqedonisë së Veriut përpara debutimit në Conference League. Orges Shehi ka në dispozicion një skuadër shumë të ndryshuar në krahasim me sezonin e kaluar, por me kualitete shumë të rëndësishme. Gentian Selmani, Erhun Obanor, Gledi Mici, Albi Doka e Kaina Nunes e kanë bërë teknikun bardheblu optimist për sezonin e ri. “Jam i gëzuar se kemi afruar lojtarë me eksperiencë, lojtarë të cilët dinë se si fitohen trofetë”, nis rrëfimin e tij për RTSH Sport numri një i pankinës bardheblu.

    Dinamo Batumi është kundështari që i kanë nxjerrë goglat e hedhur në Nynon përballë Tiranës, e nëse 26 herë kampionët kalojnë, në raundin e dytë i pret Besiktas. Ndoshta mendja shkon menjëherë te gjiganti turk, por Shehi përqendrohet fillimit te formacioni gjeorgjian, një skuadër që punon me lojtarë të nivelit të lartë, si Kvaraskhelia, përpara se të tranferohej te Napoli. “Nuk duhet të mendojmë për Beshiktashin pasi në fillim kemi Dinamon e Batumit. Mendoj se duhet të futemi në fushë me besim në aftësitë tona dhe nuk duhet të futemi si të dorëzuar. Kemi shanset tona dhe do të bëjmë të pamundurën për të kaluar turin”, pohoi Shehi.

    Tani Tirana është e përqendruar te dy emra në merkato, Hoxhallari e Batha, kjo për faktin se Shehi, për RTSH Sport ka zbuluar se ka kërkuar specifikisht një lojtar në rolin e mesfushorit. “Me largimin e Aleksit po shikojmë me mjaft kujdes merkaton për të përforcuar atë pozicion të fushës. Sigurisht do të ishte optimal fakti që të nisim kampionatin me role të dubluara”, tregon tekniku durrsak.

    Të dy profilet mund t’i shërbejnë kërkesës së teknikut, sepse edhe nëse vjen Hoxhallari, atëherë Najdovski mund të spostohet në atë repart. Tirana do të qendrojë në Ohër deri në 5 korrik, kur do të kthehet në kryeqytet.

  • Orges Shehi u konfirmua në krye të stolit, Tirana e nis merkaton te Vllaznia, piketohet futbollisti që…

    Orges Shehi u konfirmua në krye të stolit, Tirana e nis merkaton te Vllaznia, piketohet futbollisti që…

    Sulmuesi brazilian, Kaina Nunes, ka pak shanse të qëndrojë në Shkodër edhe në sezonin 2023-2024. Autori i 4 golave në kampionat, më tepër është preferuar si zëvendësues, sesa si titullar në sezonin e fundit.

    Kjo e ka zhgënjyer jo pak futbollistin, i cili paçka se nuk ka bërë polemika, ua ka shprehur drejtuesve se nuk mund të qëndrojë në Shkodër pa pasur garanci aktivizim. Mirëpo, për 26- vjeçarin nuk kanë munguar ofertat këtë periudhë.

    Tirana është një opsion serioz për të ardhmen e shtatlartit brazilian, teksa mësohet se menaxheri i sulmuesit ka folur me drejtuesit bardheblu së fundmi.

    Më parë ai ka luajtur me Besën në Kategorinë e Parë, ndërsa në Superiore vetëm me Vllazninë dhe Kastriotin.

  • E FUNDIT/ Orges Shehi i jep fund me Tiranën, zbulohet trajneri i ri i bardhebluve

    E FUNDIT/ Orges Shehi i jep fund me Tiranën, zbulohet trajneri i ri i bardhebluve

    Julian Ahmataj në vend të Orges Shehit. Tirana i ka planifikuar që të gjitha lëvizjet e radhës pas largimit të trajnerit aktual. Tekniku durrsak do të bashkohet me Shkëndijën në Maqedoninë e Veriut për të nisur një aventurë të re jashtë kufijve, tashmë duket se e ka marrë vendimin për t’u bashkuar me skuadrën tetovare.

    Shkëndija e tentoi Shehin edhe gjatë muajve të dimrit ndërsa palët kanë gjetur gjihën e përbashkët për të nisur një bashkëpunim që vetë Shehi e ka kërkuar me ngulm.

    Në krahun tjetër, 26 herë kampionët e vendit do të bëjnë një zgjdhje brenda shtëpisë së tyre dhe sipas të gjitha gjasave, do të jetë Julian Ahmataj trajneri i ri për sezonin e ardhshëm. Ahmataj e drejtoi skuadrën e Tiranës për 5 javë edhe në vitin 2019 por u largua duke u zëvendësuar nga Egbo që më pas triumfoi edhe me titullin kampion.

  • “E deklaroj këtu që do e mund…”/ Shpëtim Duro, trajneri kampion sfidon Orges Shehin në kampionatin maqedonas

    “E deklaroj këtu që do e mund…”/ Shpëtim Duro, trajneri kampion sfidon Orges Shehin në kampionatin maqedonas

    Shpëtim Duro ka mbyllur këtë edicion me një titull kampion historik të fituar në Maqedoninë e Veriut, ku për herë të parë ngriti trofeun me skuadrën e Strugës. Tekniku kryeqytetas u ndal te Orges Shehi, me teknikun e Tiranës që mund të drejtojë Shkëndijën e Tetovës dhe me njëherë i bën sfidën e parë.

    “Orges Shehi është trajner i ri. Me të kam patur një lidhje të veçantë, pasi na ka lidhur puna. E kam patur portier te Besa, te Partizani. Te Besa fituam trofe, te Skënderbeu fituam trofe. Kemi pasur lidhje trajner-futbollist. Unë e mirëpres në kampionatin e Maqedonisë. E deklaroj këtu që do ta mund.”