Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Dinamo ka vendosur të shtyjë edhe me një ditë rikthimin në procesin stërvitor, duke i dhënë skuadrës më shumë kohë pushimi dhe rikuperimi. Ky vendim vjen pas një periudhe të ngarkuar, ku ekipi ka kaluar seanca intensive dhe ritëm të lartë pune, çka ka sjellë lodhje të ndjeshme te futbollistët.

Drejtuesit dhe stafi teknik kanë vlerësuar se në këtë fazë të sezonit, më e rëndësishme është freskia fi zike dhe mentale e skuadrës, sesa kthimi i menjëhershëm në fushë. Për këtë arsye, është vendosur që vetëm sot ekipi të rikthehet në stërvitje, me një program të lehtë rifi llimi.

Një nga temat më të nxehta në klub mbetet e ardhmja e Mustapha Koma, i cili po tërheq interes serioz nga jashtë vendit. Sulmuesi i ri raportohet se po ndiqet nga disa klube nga Çekia, por edhe nga ekipe të kampionateve të Europës Lindore, ku skautët kanë vlerësuar potencialin e tij fi zik dhe teknik. Gjatësia, forca në duele dhe mosha e re e bëjnë atë një profi l të kërkuar në tregun e transferimeve. Në klub nuk ka ende një ofertë zyrtare, por situata mbetet e hapur dhe çdo zhvillim në ditët në vijim mund të ndryshojë planet e Dinamos për repartin defensiv.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.