E FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës përjashton klubin nga kampionati, gjoba për dy klubet e Superiores

by S.M

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet në lidhje me ngjarjet futbollistike që ndodhën në fundjavë. Bylis dhe Elbasani, dy ekipet e Abissnet Superiores janë dënuar me gjobë. Në ndeshjen ndaj Dinamos, tifozët kanë hedhur sende në fushën e lojës dhe klubi është gjobitur me 50 mijë lekë, ndërkohë Elbasani është gjobitur me 300 mijë lekë, për shkak të fjalëve fyese dhe hedhje sendesh në fushën e lojës. Ajo që bie më tepër në sy është dënimi i Shkumbinit që për shkak të ndërprerjes së ndeshjes është përjashtuar nga kampionati dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Tretë.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1.FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. Zyrtari i FC Dinamo City, Glen Daja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorurkore fyese dhe hedhje sendesh në fushën e lojës duke rrezikuarsigurisë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
4. KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. KF Shkumbini, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprejen e përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/j, 8/1, 13 dhe 16/1 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Këlcyra dhe dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Në bazë të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Në zbatim të Neneve 6/3/i dhe 32 të KDE, si dhe bazuar në nenin 36/3 të rregullores së aktivitetit, për arsye të tërheqjes nga gara për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, KF Shkumbini përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2025–2026 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

6. Zyrtari i KF Shkumbini, Florent Hasbajrami, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (muaj) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
7. Zyrtari i KF Shkumbini, Musa Xhaja, për shkelje të parimeve të fair-play, duke mos respektuar ligjet e lojës dhe vepruar në kundërshtim me integritetin dhe reputacionin e aktivitetit, për shkak të tërheqjes së ekipit nga loja, në bazë të nenit 6/2/a, 8/1, 13 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (muaj) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
8. Lojtari i FC Delvina, Keli Musta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF Oriku, Bruno Telushi, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. Lojtari i Bylis B, Henri Solollari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.