Ilir Daja nuk e fal mesfushorin! Tekniku e dërgon te ekipi B, mungon ndaj Tiranës

by S.M

Dinamo po përgatitet për takimin e ditës së shtunë ndaj Tiranës, një ndeshje e rëndësishme për blutë që duan të ruajnë vendin e katërt, pozicion që të çon në Kupat e Europës. Situata në kampin dinamovit  tensionuar disi. Mësohet se Bakary Goudiaby është përjashtuar nga stërvitja e skuadrës së parë dhe po stërvitet me skuadrën B si dënim nga trajneri Ilir Daja për kartonin e kuq në ndeshjen me Bylisin. Senegalezi mori dy kartonë të verdhë brenda dy minutave, teksa Dinamo ishte në kërkim të golit të barazimit.

Bakary Goudiaby nuk do të luajë kundër Tiranës ndeshjen e radhës për shkak të kartonit, por Daja e ka përjashtuar edhe nga stërvitja e ekipit të parë. Prej dy ditësh ai stërvitet me skuadrën B, të drejtuar nga Reinaldo Kalari, që luan në Kategorinë e Tretë.

LEXO ME SHUME:Edlir Tetova thyen heshtjen në konferencë, Egnatia pret vendimin: largim në horizont? (POSTIMI)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.