Shehi ua tregon rrugën rivalëve, flet pas fitores së madhe ndaj Ballkanit: Të vijojmë të marrim maksimumin

by KLIKOJE.AL

Prishtina ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Ballkanit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1 në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës. Bardhëkaltërit arritën të arkëtonin pikët e plota edhe pse nga minuta e 76-të luajtën me një futbollist më pak, duke treguar karakter dhe mentalitet fitues në një përballje të vështirë.

Pas këtij triumfi, Prishtina renditet në vendin e dytë me 23 pikë, aq sa ka edhe Malisheva, por kryeqytetasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri Orges Shehi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke vlerësuar angazhimin kolektiv dhe mentalitetin e lojtarëve, sidomos pas mbetjes me një futbollist më pak në fushë.

“Futbolli është lojë kolektive dhe dua t’i falënderoj lojtarët për këtë. Ishim me një lojtar më pak dhe morëm një fitore të rëndësishme. Bravo e madhe djemve Derbi me Dritën dhe mungesat? Halili është mungesë për ne, ndërsa për dy futbollistët e tjerë mbetet të shohim. Çdo ndeshje e ka specifikën e vet. Vazhdimësia e rezultateve të mira?m Jam i kënaqur me vazhdimësinë dhe mentalitetin e ekipit. Kampionati është i gjatë dhe do të tentojmë të marrim maksimumin”. U shpreh Orges Shehi.

LEXO ME SHUME:Egnatia nuk i ndahet Teutës, “shuplakë” Vllaznisë në Rrogozhinë! Rikthehen telashet për shkodranët (video)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.