Ndeshje e fortë në Pukë, Vllaznia e thyen Tërbunin vetëm në pjesën e dytë

by KLIKOJE.AL

Vllaznia e ka mbyllur me fitore miqësoren ndaj Tërbunit, por kuqeblutë nuk e patën aspak të lehtë në Pukë. Skuadra e Edi Martinit triumfoi 2-0, ndërsa të dy golat erdhën në pjesën e dytë. Në fraksionin e parë, Vllaznia pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, por Perez nuk arriti të shndërronte në gol një penallti. Pukjanët, të drejtuar nga Çutra, zhvilluan një ndeshje të mirë dhe shfaqën një lojë të bukur, duke i vënë jo pak në vështirësi kuqeblutë.

Pas pushimit, Vllaznia arriti të reagojë dhe të gjejë rrugën e rrjetës. Kubazi zhbllokoi rezultatin, ndërsa Murataj shënoi edhe golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0. Një sukses që i shërben ekipit shkodran në fazën përgatitore, por edhe një test pozitiv për Tërbunin, që pavarësisht diferencës në kategori, tregoi se mund të përballet denjësisht me një kundërshtar të nivelit më të lartë.

Tërbuni militon në Kategorinë e Dytë, që për nga rëndësia është niveli i tretë i futbollit shqiptar, ndërsa këtë sezon është pjesë e Grupit A, ku do të ketë rival edhe Vllazninë B.

LEXO ME SHUME:Skënderbeu fiton 3-0, por lajmi i merkatos vjen nga një lojtar ende i pa prezantuar

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.