Skënderbeu ka dhuruar një paraqitje bindëse në Korçë, duke mposhtur 3-0 Panetolikos U-19 në një sfidë miqësore. Ekipi grek udhëtoi drejt Korçës për këtë përballje, ndërsa skuadra e drejtuar nga Ahmataj e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë.
Dy golat e parë u shënuan në fraksionin e parë, ndërsa në pjesën e dytë Skënderbeu gjeti edhe golin e tretë për të vulosur fitoren. Në listën e realizatorëve ishin Velçovski, Lagonidhis dhe Emanuel.
Por përtej rezultatit të miqësores, vëmendjen e tërheq edhe një lëvizje e merkatos së korçarëve.
Matheus Alison është afruar te Skënderbeu nga Kukësi, ndërsa lojtari ende nuk është prezantuar zyrtarisht nga klubi. Braziliani më herët kishte qenë edhe në radarët e Flamurtarit, por tashmë e ardhmja e tij lidhet me skuadrën korçare.
Afrimi i Alison i shtohet lëvizjeve të Skënderbeut në merkato, ndërsa pritet që klubi ta zyrtarizojë dhe prezantojë lojtarin në ditët në vijim.

1 comment
[…] LEXO ME SHUME:Skënderbeu fiton 3-0, por lajmi i merkatos vjen nga një lojtar ende i pa prezantuar […]
Comments are closed