Miliona euro në horizont në rast kualifikimi, Dinamo kërkon mrekullinë në Elbasan

by KLIKOJE.AL

Dinamo nuk luan vetëm për vazhdimin e aventurës europiane. Përballja e 13 gushtit ndaj Audas në “Elbasan Arena” ka një rëndësi të madhe edhe në aspektin financiar, pasi në lojë janë plot 375 mijë euro të tjera nga UEFA.

Deri në këtë fazë të kompeticionit, skuadra e Ilir Dajës ka siguruar saktësisht 1 milion e 75 mijë euro në arkën e klubit nga UEFA. Një tjetër fitore ndaj Audas do ta çonte këtë shifër në 1 milion e 450 mijë euro.

Dinamo duhet të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë për të vazhduar rrugëtimin dhe për të siguruar një tjetër shpërblim financiar.

“Blutë” janë në sezonin e dytë radhazi që synojnë fazën “play off” të Ligës së Konferencës dhe tashmë janë vetëm një hap larg këtij objektivi. Nëse arrijnë ta kalojnë Audas, përballë tyre do të jetë humbësi i çiftit Pafos-Salcburg.

Megjithatë, objektivi maksimal mbetet edhe më i madh. Kalimi në fazën e grupeve do të ishte një arritje e rëndësishme sportive dhe financiare, pasi në këtë rast Dinamo do të mund të grumbullonte rreth 3.17 milionë euro nga UEFA gjatë gjithë aventurës së saj në kualifikuese.

Kështu, sfida e 13 gushtit në “Elbasan Arena” është shumë më tepër se një ndeshje për vazhdimësinë europiane: është një përballje që mund t’i sjellë Dinamos edhe një tjetër injeksion të rëndësishëm financiar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.