Muaj të vështirë dhe operacion në Kroaci për mbrojtësin, Partizani gjen zgjidhjen në merkato

by KLIKOJE.AL

Mungesa e Marçelino Prekës ka ndikuar drejtpërdrejt në planet e Partizanit në merkato. Mbrojtësi shkodran po përjeton një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimeve, që prej muajsh nuk e kanë lejuar të jetë në dispozicion të plotë të skuadrës.

Situata është bërë edhe më serioze në fundin e muajit maj, kur Preka iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Kroaci. Operacioni ishte i nevojshëm për një dëmtim delikat, i cili ka vijuar ta shqetësojë prej një kohe të gjatë.

Preka ka provuar të rikthehet në fushë edhe në disa ndeshje, por problemet fizike janë shfaqur sërish, duke e detyruar të ndalet. Tashmë objektivi është që lideri i prapavijës së kryeqytetasve të jetë gati për muajin shtator, që për momentin shihet si skenari më optimist për rikthimin e tij.

Pikërisht kjo situatë ka bërë që Partizani të mos rrezikojë dhe të ndërhyjë në merkato. “Demat” kanë forcuar qendrën e mbrojtjes me dy afrime, Omar Pasagiç dhe Alesio Mija, duke kërkuar më shumë alternativa në prapavijë deri në rikthimin e Prekës.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi shkodran Marçelino Preka do të mund të rikthehet sipas planit në shtator apo rikuperimi do të kërkojë edhe më shumë kohë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.