214
Tirana po vijon përgatitjet për Conference League në Ohër. Bardheblutë ka zhvilluar edhe miqësoren e parë diten e djeshme ku u aktivizuan edhe blerjet e reja. Deri më tani ata kanë bërë 5 goditje që tashmë janë zyrtare.
Prej ditësh, klubi bardheblu është në kërkim të një mesfushori pas largimit të Aleksit, siç mësohet drejtuesit kanë gjetur akordin për transferimin e Jonuzit.
Ky i fundit mësohet se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Presidentin Refik Halili për të nënshkruar me Tiranën. Tashmë zyrtarizimi i tij pritet të jetë vetëm çështje orësh.