Egnatia është në kërkim të lavdisë. E nisën vitin e fundit me fitoren e Kupës së Shqipërisë dhe nuk kanë ndërmend të ndalen. Janë sërish në finale të Kupës, përballë kanë Kukësin dhe duan trofeun e dytë në historinë e tyre.
Verdikti do të vijë të martën në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00. Skuadra e qytetit ka bërë krenar të gjithë rrogozhinasit që po përjetojnë periudhën më të artë të sportit rrogozhinas. Skuadra dhe lojtarët po shkëlqejnë, ndaj tifozët duan të bëjnë pjesën e tyre.
Plot 17 autobusë janë prenotuar nga klubi për tifozët të cilët do të ‘pushtojnë’ kryeqytetin të martën. “Air Albania” bëhet gati për drithërima dhe e gjitha nis më 14 maj për të vazhduar më pas me Final Four, aty ku është sërish Egnatia që kërkon të shkruajë historinë me gërma të arta.